Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Durrës: “Streha për kafshët e harruar mes mbetjeve”

E vetmja strehë për qentë e braktisur në Durrës është e vendosur në Shkozet, përballë një fushe me mbeturina.

“Ky problem ka nisur që në maj të 2020, përpara dy vitesh dhe që prej atëherë bashkia nuk po bën asgjë për ti zhvendosur”, thotë për Citizens Channel Jenny Hasanaj Muller, një shtetase gjermane që jeton në Durrës, ku drejton qendrën “JETA Tier und Mensch” (JETA Kafshët dhe njerëzit).

Jenny Hasanaj Muller, drejtoresha e qendrës “Jeta Tier und Mensch”.

Sipas Muller mbeturinat janë rrezik sëmundje për banorët dhe kafshët por edhe kufizojnë edhe qenushët që të luajnë në hapësirë.

Politika e organizatës “JETA Tier und Mensch” synon sterilizimin dhe kastrimin e katër këmbshave, duke minimizuar përhapjen e kafshëve të braktisura në rrugë. Kjo qendër ka strehuar deri në 90 qen aktualisht.

“Në strehë mund të qëndrojnë vetëm kafshët që pasi janë sterilizuar kanë problematika me shëndetin, si për shembull thyerje, ose që janë të paafta të kërkojnë ushqimin vetë, psh. kur janë bebe ne nuk mund t’i braktisim në rrugë”, shpjegon aktivistja Zamira Kuçi.

Zamira Kuçi, aktiviste

Në strehë vijnë vullnetarë nga vende të ndryshme të botës për të ofruar ndihmën e tyre. Rezo Varga është nga Kolumbia dhe ka tetë ditë qe po ndihmon në pastrimin e ambienteve të strehëzës.

“Ne sjellim dashuri, ushqim, mundohemi të pastrojmë vendin sepse ka shumë plehra. Nuk është mirë për qentë që ata të hanë plastikë”, shton Varga.

Rezo Varg

Drejtoresha e qendrës Jenny Hasanaj Muller thekson se vështirësitë ekonomike për të paguar faturat janë të mëdha.

“Për 90 qen kemi një shpenzim mujor diku te 400 mijë lekë të vjetra si organizatë, hasim pagjumësi për të paguar këto fatura”, tregon ajo.

Një nga frikërat më të mëdha të Muller pranë afrimit të sezonit turistik është helmimi apo vrasja e qenve.

“Edhe pse bashkia nuk ka të drejtë të vras asnjë lloj kafshe por prapë se prapë kemi frikë se institucionet e turizmit, hoteleritë apo restorantet para sezonit turistik mund të bëjnë helmime”, shton ajo.

Në lidhje me adoptimet Muller thekson se në Shqipëri janë të rralla dhe nqs ndodhin janë të pasigurta, pasi edukimi i personit nuk është në përputhje me nevojat e kafshës. Sipas saj në shumë raste pasi qenushët rriten dhe nuk janë më tërheqës për adoptuesin, ata lëshohen prap në rrugë.

Ne na kanë hedhur shumë herë qenush përpara strehës apo edhe në dyert tona si vullnetarë që i lejnë sepse e dinë që ne nuk mund ti braktisim dot”, përfundon aktivistja Zamira Kuçi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *