Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Të parët për çmimet, të fundit për masat”; Kriza në Shqipëri përballë vendeve të rajonit

Gjatë muajit të fundit vendet e rajonit kanë pësuar një rritje të çmimeve të shportës dhe të karburanteve. Shqipëria renditet jo vetëm vendi më i shtrenjtë në rajon për çmimin e naftës, por mbart edhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, sipas Eurostat. 

Gjatë muajit Mars, çmimi i naftës pësoi rritje deri në 280 lekë, që u cilësua abuzive sipas qytetarëve dhe analistëve. Kjo situatë solli që mijëra qytetarë të protestonin në të gjithë Shqipërinë. 

Fillimisht qeveria u distancua nga ndërhyrjet në çmime, duke ashpërsuar retorikën ndaj protestuesve dhe ngritur alarme botërore mbi situatën në Ukrainë. Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj e cilësoi situatën si kalimtare.

Pas rezistencës së qytetarëve, qeveria e pranoi rritjen e çmimeve dhe doli me një paketë rezistence, që aktivistët dhe protestuesit e cilësuan si të pamjaftueshme për zgjidhjen reale të krizës.

“Çmimet e ushqimeve dhe naftës në vendet e rajonit”

Citizens Channel kontaktoi me qytetarë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi për të mësuar nivelin e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve të shportës si vaji, mielli, kripa, sheqeri etj.

Një qese kripë në Maqedoni kushton 0.58 euro. Një kg miell kushton 0.73 euro. Një litër qumesh kushton 0.81 euro, ndërsa shishe prej 1.5 litër uji kushton 0.34 euro. Në datën 22 Mars litri i naftës në Maqedoni ishte 1.31 euro.

Ndërkohë në Serbi një kg miell kushton 0,70 euro. Një kilogram sheqer kushton 0,76 euro. Ndërsa një litër vaj kushton 1.58 euro.

Në Malin e Zi një litër qumësh kushon nga 0,75 euro deri në 1,15 euro. Një litër vaj kushton afërsisht 1,85 euro deri në 2 euro.  Një kg miell kushton 89 cent, ndërsa 10 kokrra vezë kushtojnë 1,80 euro. Një shishe uji 1.5 litra kushon 0,55 cent.  Një shishe uji 6 litra kushton 1,21 euro. 

Në Kosovë një pako makarona kushton rreth 0.89 cent.  1 litër qumësht kushton 1,15 euro. Një litër vaj luledielli në Kosovë kushton rreth 2,45 euro. 5 kg sheqer kushton 4,49 euro.

Në Shqipëri çmimet e shportës janë si në vijim: 1 kg sheqer 99 lekë, 1kg oriz 169 lekë, 1 litër vaj luledielli 370 lekë, 1 kg miell 110 lekë, një pako makarona afërsisht 90 lekë, 1 shishe uji 1.5 litër nga 45-127 lekë.

“Masat e qeverive të rajonit për të përballuar krizën”

Rritja e çmimeve të shportës ka prekur Europën dhe vendet e rajonit. Për të përballuar krizën dhe për të parandaluar ekspozimin e qytetarëve ndaj krizës, qeveritë kanë ndërmarrë masa. 

Maqedonia e Veriut aplikoi paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve. Në fokus të kësaj paketë ishte ulja e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi gjithashtu ligjin për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë në 0%.

Masat parashikojnë që të mbajnë nën kontroll edhe çmimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes. Një tjetër masë e ndërmarrë për të parandaluar rritjen e çmimeve dhe lehtësimin e krizës është ndalimi i eksportit deri më 15 prill për disa mallra të caktuara ushqimore si gruri, misri, mielli, farat e lulediellit, vaji. Gjithashtu ka ndarë 1 mijë denarë(16 euro) për pensionistët si ndihmë shtesë.

Edhe Greqia ka miratuar një paketë për ndihmë sociale. Qeveria e Greqisë ka miratuar një paketë sociale 1.1 miliard euro për 3.2 milionë qytetarë. Sipas qeverisë gerke, masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e shtetit për 2022.

Kosova ndau 50 milion euro subvencione në bujqësi. Nafta pësoi rritje në Kosovë, por në 15 mars një litër naftë kushtonte 1,50 euro ndërkohë që gjatë rritjes shkoi deri në 2 euro. Kosova ka aplikuar një TVSH prej 8% për ushqimet jetike.

Qeveria e Kosovës vendosin të reduktojë edhe shpenzimet e transportit për punonjësit e adminitratës shtetërore, funksionarët, studentët etj. Gjithashtu Kosova e ka hequr TVSH për transportin publik, ndërkohë që Shqipëria e ka 20%, Maqedonia e Veriut 5%, Greqia 13%. Kroacia ka hequr akcizën e naftës.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një paketë ndihmëse, e cila është pritur kritika të shumta dhe është cilësuar e pamjaftueshme.  Qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë masë për uljen e TVSH-së prej 20%.  

“Shqipëria me TVSH-në më të lartë në rajon”

Shqipëria është vendi me TVSH-në më të lartë në rajon për produktet e shportës. Qeveria shqiptare taton 20% për produkte ushqimore si bukë, gjalpë, djathë, drithëra, erëza, miell, fruta,, mish, qumësht, makarona etj. 

Sipas të dhënave të Bashkimit Europian dhe PwC të përpunuara nga OpenData, norma mesatare e TVSH-së që aplikohet në vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor është 9%, ndërsa në Shqipëri 20%.

Norma e TVSH për produktet ushqimore në vendet e rajonit është: Bosnja ka TVSh më të lartë pas Shqipëriës 17%, ndërkohë Serbia 10%, Kosova 8%, Mali i Zi 7%, Maqedonia e Veriut 5%, Kroacia 5%.

Ndërkohë norma e TVSH-së në produkte të energjisë(elektricitet, gaz natyror) në Shqipëri është 20%, në Maqedoninë e Veriut 5%, në Kosovë 8%, në Greqi 6%.

Ndërsa norma e TVSH në transport publik, Shqipëria 20%, Kroacia 25%, Greqia 13%, Serbia 10%, Maqedonia e Veriut 5%, Kosova e përjashton. Maqedonia ka ndërmarr ulje të TVSH-së për produktet bazë nga 5 në 0 për qind.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *