Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protesta për rritjen e çmimeve, qytetarët ngrenë “murin e vjedhjes”

Qytetarët protestuan sërish të martën përballë Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të shportës dhe të naftës. Protestuesit e konsiderojnë të pamjaftueshme paketën e ndihmës sociale të qeverisë ndërsa shprehen të pakënaqur se çmimi i naftës u rrit sërish.

Aktivistë ngritën “murin e vjedhjes” ku qytetarët ngjitën faturat e rritura të produkteve të përditshme, duke i vënë ato përballë koncensioneve dhe shpenzimeve “luksoze” të qeveritarëve dhe pushtetit lokal.

Aktivistja Edlira Çepani shpjegoi për Citizens Channel idenë e këtij muri.

Edlira Çepani, aktiviste

Aty ku duket se çmimet janë rritur realisht dhe nuk janë psikologjike, aty ku duket sesa shumë paguhen taksa dhe tatime qytetarët mbi çmimet e shportës, së gazit, të karburantit edhe të të gjitha atyre shpenzimeve të cilat janë të ngarkuara me një barrë të jashtëzakonshme fiskale, tek e cila është pjesa ku qytetarët paguajnë dhe pjesa tjetër e këtij instalacioni, e këtij muri të vjedhjes le të themi, është mënyra sesi e gjithë kjo barrë që paguhet nga qytetarët shpenzohet dhe shpërdorohet nga qeveritarët”, u shpreh Çepani.

Ajo sqaroi se në mur janë rrjeshtuar vetëm disa nga koncesionet që janë më të shumta.

Foto nga muri simbolik me fatuat e kripura që paguajnë qytetarët

Janë 20 milionë euro një kilometër rrugë, janë koncesione që janë konisderuar abusive me miliona euro, janë shkeljet që janë gjendur nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit, janë abuzimet me shpenzimet e luksit, qoftë nga zyrtarë të qeverive lokale, qoftë nga zyrtarë të qeverive qendrore”, i tha Citizens Channel Edlira Çepani.

“Pse protesojnë qytetarët?”

Protestuesit shprehen se ajo që i ka shtyrë të dalin në protestë është situata ekonomike, e cila me rritjen e çmimeve është bërë e papërballueshme.

Qeveria miratoi një fond prej 3.3 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve.  Liliana Dermani, 70 vjeç pensioniste tregon se pensioni që merr  është i pamjaftueshëm për të përballuar rritjen e çmimeve.

Ku shkojnë këto lekët e tona? Ne kemi punu, 70 vjeçe unë, të dal të punoj, e di që ne punojmë hala, 70 vjeçe, se nipat nuk kanë ti kërkojnë nënës e babës po na kërkojnë neve. Na është bë 500 lekëshi si 5 mijë lekësh”, tha për Citizens Channel Liliana Dermani.

Liliana Dermani, qytetare

Zhuljeta Ramadani u shpreh se arsyeja që ka dalë të protesojnë për të nëntën ditë janë çmimet e papërballueshme. 

Në rradhë të parë për çmimet, kanë arritur qiellin, për pensionet, jemi në gjendje kritike. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë nëpër shpiat, pensionistat flasim, ka arritur shishja e vajit të ullirit 5 mijë lekë, ka arritur veza 300 lekë, kanë arritur çmimet shumë keq”, i tha Ramadani Citizens Channel.

Zhuljeta Ramadani, qytetare

Shpëtim Lala gjithashtu shprehet se nuk i përballon dot çmimet me 150 mijë lekë pension që merr. 

Nuk po ja dalim dot me këto çmime që janë ngrejt, këto dy – tre muaj, me thënë të drejtën, se para dy – tre muajve një vezë ishte 120  lekë, unë tashti 240 lekë e mora. Vaji shumë, mielli, sheqeri, zarzavatet, cdo gjë, dritat, uji, nafta. Nuk po ja dalim dot, sja dalim dot. Dritë, ujë, telefon, autobuz, ku, ku t’ja qisim me 150 mijë lekë në muaj, ose me 200 mijë lekë sa mar unë”, tha Lala.

Shpëtim Lala, qytetar

Gjatë muajit të fundit vendet e rajonit kanë pësuar një rritje të çmimeve të shportës dhe të karburanteve. Shqipëria renditet jo vetëm vendi më i shtrenjtë në rajon për çmimin e naftës, por mbart edhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, sipas Eurostat. 

Qeveritë e vendeve të rajonit kanë marrë masa për ta përballuar situatën duke ndaluar eksportin e mallrave ose duke ulur TVSH-në për produktet jetike.

Shqipëria është vendi me TVSH-në më të lartë në rajon për produktet e shportës. Qeveria shqiptare taton 20% për produkte ushqimore si bukë, gjalpë, djathë, drithëra, erëza, miell, fruta,, mish, qumësht, makarona etj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *