Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

BERZH: Ulet parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2022

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në një raport të fundit të publikuar, ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2022. BERZH ka bërë një rishikim të rritjes ekonomike, si pasojë e zhvillimeve të fundit në Europë, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Raporti analizon ndikimet që do të ketë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. 

BERZH sqaron se ekonomitë e vendeve të rajonit u zgjeruan me 6,6% në 2021 pas një rënie me 2.6% që patën në 2020, si pasojë e Covid-19. Pas heqjes së kufizimeve të Covid-19, ekonomitë u kthyen në nivelet para pandemisë, thotë raporti. Por, BERZH, thekson se kjo rritje pritet të ndagalësohet në 2022 si pasojë e luftës në Ukrainë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur një ndikim të thellë në ekonomitë në rajonet e BERZH-it si dhe globalisht. Në vitin 2023, rritja në rajonet e BERZH pritet të rritet deri në 5 për qind”, thotë raporti.

BERZH nënvizon se ekonomia botërore është përballur me “goditjen më të madhe të furnizimit që nga fillimi i viteve 1970”, pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.

Rusia dhe Ukraina furnizojnë një pjesë disproporcionale të lartë të mallrave – nga energjia te metalet, ushqimet dhe plehra. Çmimet e mallrave ushqimore, nafta, gazi dhe metalet u rritën ndjeshëm pasi tregjet parashikonin një reduktim të madh të eksporteve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia”, thekson raporti.

Për Shqipërinë, BERZH parashikon që ekonomia e saj në 2022 të zgjerohet me 3.3%, duke e ulur kështu rritjen me 0.4%, krahasuar me parashikimin që kishte bërë në muajin nëntor. Sippas raportit, në 2021 PBB-ja e Shqipërisë do të ritet me 3,5%.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT për PBB e Shqipërisë për vitin 2021, ka pasur një rritje prej 8,54%. 

Raporti i BERZH thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë prekur negativisht nga çmimet e larta të naftës, gazit, por thekson se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë më të ekspozuara se të tjerat ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike pasi importojnë një sasi dukshëm më të lartë të energjisë sesa eksportojnë”.

Dobësitë e brendshme në sektorët e energjisë në të gjithë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor rrisin cënueshmërinë ndaj krizës globale të energjisë”, thotë raporti.  Ai vlerëson se Ballkani Perëndimor mund të ndikohet indirekt, duke pasur parasysh lidhjet ekonomike që ka me eurozonën.

 “Indeksi i çmimeve arrin pikun në shkurt”

Që pas 24 shkurtit, Shqipëria dhe vendet e rajoni janë prekur nga rritja e çmimeve. Shqipëria renditet jo vetëm vendi më i shtrenjtë në rajon për çmimin e naftës, por mbart edhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, sipas Eurostat. 

Në Shqipëri, gjatë muajit Mars, çmimi i naftës pësoi rritje deri në 280 lekë, që u cilësua abuzive sipas qytetarëve dhe analistëve. Kjo situatë solli që mijëra qytetarë të protestonin në të gjithë Shqipërinë. 

Por për të mos ekspozuar qytetarët ndaj kësaj krize dhe rritje të çmimeve, qeveritë morën masa duke miratuar paketa të ndihmës sociale.

Shqipëria krahasuar me vendet e rajoni ka çmimet më të shtrenjta, ndërkohë që qeveria shqiptare ka marrë masa të pamjaftueshme për të ndihmuar qytetarët.

Sipas të dhënave të INSTAT, muaji shkurt i 2022 është muaji ku indeksi i çmimeve të “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” ka arritur pikun më të lartë.

Burimi, INSTAT

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, në shkurt është 3,9%, ndërsa një vit më parë ishte 1.1%.  Krahasuar me muajin Janar të 2022, në muajin shkurt ky indeks është 1,3%

Në krahasim më kategoritë e tjera të konsumit, kategoria e “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” është më e prekura me +2,45 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,55 pikë përqindje.

Krahasuar me një vit më parë, në shkurt 2021 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në transport dhe “ushqime dhe pije joalkoolike”.

Ndërsa krahasuar me muajin Janar 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 3,2 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 1,8 %.

Qeveritë e vendeve të rajoni kanë aplikuar disa masa si ndalimi i eksportit të mallrave, dhënia e paketave ekonomike për shtresat në nevojë, pension shtesë për pensionistët, si dhe kanë ulur TVSH-në për produktet bazë, ndërsa Shqipëria ka vlerën më të lartë të TVSH-së me 20%.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *