Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata anulon gjobën prej 1.2 milionë lekësh ndaj Laureta Nikollit; “5 Maji fiton betejën e parë ligjore”

“Sot sapo fitova betejën e parë ligjore, gjoba ime u anullua dhe me këtë u tregua që ka njerëz të drejtë që respektojnë ligjin“, tha Laureta Nikolli.

Sot, rreth orës 12.00 Gjykata Administrative në Tiranë anuloi gjobën prej një milion e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë lekë ndaj Laureta Nikollit për ndërtim pa leje në zonën e “5 Majit”.

“Isha në ankth. E prisja, jo 100%, por sigurisht frika ekzistonte. Çfarë flasim ne është gjë tjetër, kur merret vendimi nga gjykatësi është gjë tjetër tha Nikolli për Citizens Channel.

Në sallë nuk pati përfaqësues nga ana e Bashkisë Tiranë, ndërsa nga Inspektorati i Mbrojtes së Territorit (IMT) përfaqësues ishte Erjon Papa, i cili në seancën e ndërmjetësimit ishte si dëgjues.

“Sot ndizet shpresa dhe per banoret e “5 Majit” , Laprakes , Paskuqanit , Kodres se Priftit, Shkozes , Kombinatit, Babrroit , ku po mundohen t’i debojne cdo dite me dhune apo me gjoba te majme“, u shpreh avokatja Adriana Kalaja.

Pala akuzuese ka mundësi apelimi ndaj vendimit të anulimit të gjobës deri në 15 ditë, por Laureta shpreson të mbyllet me kaq.

Nikolli thekson se fatmirësisht procesi është mbuluar në kosto vullnetarisht nga avokatja e saj duke mos u detyruar të përballet me kosto të tjera financiare në këtë situatë të vështirë që ndodhet, pas shembjes së shtëpisë.

“Pritet që shumë shpejt të dal VKM me 150 emrat e tjerë të fazës së dytë për prishjen e banesës. Që nga 22 shkurti ska pas më shembje“, thekson ajo.

Laureta Nikolli ne Gjykaten Administrative Tirane

Nikolli thotë për Citizens se në pallatet e përfunduara të Bashkisë në zonën e 5 Majit jeton aktualisht vetëm një familje dhe vjiojnë të jenë ende të boshatisura.

Shtëpia e Lauretës u shemb në orët e para të mëngjesit më 22 shkurt, ku Nikolli dhe disa gra të tjera krijuan një kordon duke krijuar rezistencë ndaj policisë. Pesë banorë u shoqëruan në komisariat, pasi tentuan të mbronin banesat e tyre. Gjin Nikolli, Laureta Nikolli, Agim Marku, Andi Marku dhe Mirash Marku dhe u dërguan në rajonin numër 4.

Laureta Nikolli ishte një nga tre banoret që mori pjesë edhe në takimin me Kryeministrin Rama dhe nënkryetarin e Bashkisë Arbjan Mazniku në datën 10 shkurt. Nikolli realizoi një video gjatë takimit, ku denoncoi se kërkesat e banorëve nuk u dëgjuan.

Laureta Nikolli është e vetmja banore e lagjes “5 Maji” e cila është gjobitur, edhe pse në zonën e 5 majit janë identifikuar edhe 12 godina të tjera të cilat janë pa leje.

Banorët e 5 Majit në protestë para Bashkisë Tiranë

Sot u mbajt protesta e rradhës e banorëve të 5 Majit përpara Bashkisë Tiranë, ndërsa banorë të ndryshëm konfirmojnë se protesta do vijojë të jetë e përjavshme, ashtu siç ka qenë përpara se të bëhej një me protestën e uljes së çmimeve gjatë javëve të fundit.

Përballë godinës së Bashkisë Tiranë, banorët kërkuan që të gjendet një zgjidhje për situatën e tyre. Ata u shprehën për mediat se duan një marrëveshje korrekte, të dakordësuar nga të dyja palët. Protestës së tyre i janë bashkuar edhe abnorët e Laprakës dhe Paskuqanit që preken nga projekti i Unazës së re.

Ndue Marku banor i 5 Majit që i është shëmbur shtëpia tha për mediat:

“Ne kemi ardhur për të pyetur ose për të marrë sqarim se ka 3 muaj që kemi bërë kërkesë për takim me bashkinë. Ne kemi çuar me emra njerëzit që kanë firmosur. Pse nuk na kthejnë përgjigje kur na takojnë, përse nuk na zgjidhin problemin? Me cfarë të drejte arreston banorët që sillen në mënyrë monstruoze. Pasi shemben shtëpitë thonë eja firmos për bonos qiraje një grup ekspertësh, të na sqarojnë. Nëse na nxorën nga shtrëpia le të na strehojnë sic e parashikon ligji”.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur disa shtëpi në zonën e 5 Majit, në kuadër të projektit Riverside që është projektuar për tu ndërtuar në zonë. Banorët nuk kanë pranuar të firmosin kontratat me bashkinë për të përfituar bonusin e qirasë dhe prej muajsh protesojnë për të gjetur një zgjidhje për strehimin e tyre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *