Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Rikujtesë”, ekspozita që sjell në vëmendje problemet sociale të komunitetit rom

Ekspozita “Rikujtesë” hapi dyert për publikun në javën e ndërgjegjësimit për të drejtat e komunitetit rom, në  qendrën sociale “Shtëpia Publike”. E organizuar nga aktivistë dhe anëtarë të komunitetit, ekspozita ka si qëllim të rikthejë në vëmendje probleme të mbartura prej vitesh. 

Aktivistja Jeta Pera, shpejgoi disa prej veprave për Citizens Channel.

Jeta Pera, aktiviste

“Ekspozita ‘Rikujtesë’ sjell në vëmendje, të institucioneve sidomos, pasi sot kemi audiencë, përfaqësues nga institucionet që janë përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve që ne adresojmë, dhe dëshirojmë që të rikthejmë vëmendjen e tyre për çështjet për të cilat ne kemi advokuar prej kohësh, dhe që vazhdojmë të punojmë edhe si aktivistë dhe organizata të ndryshme rome”, u shpreh Pera për Citizens Channel.

Një nga instalacionet në ekzpozitë titullohet “Mesjetë në kohë moderne”. Ky instalacion adreson problemin e energjisë elektrike, me të cilat përballet komuniteti rom. Jeta Pera sqaron për Citizens Channel kuptimin e instalacionit:

Nëse do të tregojmë instalacionet që ne kemi vendosur këtu, kemi vendosur këtë instalacionin që e kemi titulluar “Mesjetë në kohë moderne”, pasi e dimë shumë mirë që shumë familje të varfra në Shqipëri jo vetëm rome, vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike”.

Instalacione të tjera adresojnë problemin e strehimit dhe diskriminimit.  Ndërkohë që fotot risjellin në vëmendje momente të vështira të komunitetit.  Strehimi social dhe gjetja e një banese në treg të lirë mbetet një nga problemet e pazgjidhura për komunitetin. Një nga instalacionet në ekspozitë sjell në vëmendje pikërisht këtë problem. 

Një instalacion tjetër lidhet me strehimin, këtu kemi rikthyer edhe një herë shembjen e banesave të familjeve rome në Selitë, por përveç se ata kërkojnë akoma një zgjidhje të qëndrueshme, sepse trajtimi me bonus qiraje nuk është zgjidhja për ta, nga ana tjetër sjellim sfidat që kanë këto familje kur dalin në treg të lirë për të gjetur një banesë më qera”, i tha Pera Citizens Channel.

Së bashku me ekspozitën, u organizua edhe një diskutim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësus nga institucionet shtetërore, me qellim përballë përgjegjësisë për zgjidhjen e problemeve.

Ola Tare, aktiviste e Qendrës T’reja i tha Citizens Channel se “aktiviteti ka në fokus nxjerrjen në pah të problemeve dhe vështirësive, me të cilat minoriteti rom haset në përditshmërinë e tij”.

Ola Tare, aktiviste Qendra Treja

Në fakt menduam që ky takim, ky aktivitet të përbëhej nga dy komponentë kryesor, së pari përveç diskutimit të hapur me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile me përfaqësues të institucioneve  qoftë të pushtetit qëndror dhe atij lokal, të behej një ndërthurje duke përdorur artin, si një mundësi për të ngritur zërin dhe për të nxjerr në pah sifdat me të cilat kjo pakicë përballet”, tha Tare.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *