Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Muaji mars shënoi rritjen më të shpejtë të çmimeve në dy dekadat e fundit

Muaji mars ka shënuar rritjen më të shpejtë të çmimeve të konsumit që nga viti 2002. Të dhënat e INSTAT tregojnë se indeksi i çmimeve u rrit me 5.7%, krahasuar me një vit më parë.

Ky është një nivel i lartë për vendin tonë, por thjesht kjo shifër nuk e tregon të gjithë panoramën e asaj që po ndodh me çmimet në ekonominë tonë”, u shpreh për Citizens Channel, ekonomisti Klajdi Bregu.

Inflacioni në muajin Shkurt ishte 3,9%, duke pësuar kështu një rritje prej 1,8% vetëm për një muaj. Bregu shprehet se kjo është një rritje “shumë e madhe për të ndodhur brenda një muaji dhe tregon një trajektore problematike për rritjen e çmimeve”.

Burimi: Ekon.al

Krahasuar me një vit më parë, çmimet për kategorinë “Transporti” janë rritur me 19.9%, ndërsa për “Ushqime dhe pije joalkoolike” 9.3%.

Sipas INSTAT, mallrat që janë rritur më shumë janë ato jetësore si, buka, vaji, zarzavatet, sheqeri etj. Shqipëria ka dhe çmimet me të larta krahasuar me vendet e rajonit, të cilat gjithashtu kanë marrë masa për të mos ekspozuar qytetaret ndaj krizës. 

Vendet e rajonit kanë aplikuar një TVSH të reduktuar për produktet jetike, ndërkohë që Shqipëria ka më të lartën në rajon, 20%.

Burimi: INSTAT

Inflacioni i lartë është një problem, por problem akoma më i madh është se një pjesë e madhe e kësaj rritjeje vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve”, tha Bregu duke shtuar se e sheh akoma më problematik faktin që rritja më e madhe ka ndodhur në tre muajt e fundit. “Vetëm nga muaji shkurt në mars kategoria e ushimeve ka pësuar një rritje prej 3,9 përqind e cila në terma vjetorë është 58 përqind”, shton Bregu. Sipas tij, kateogrisë së ushqimeve i duhet kushtuar më shumë vëmendje. 

Klajdi Bregu, ekonomist

Rritja e çmimeve të ushqimeve prek shumë shtresat më të varfëra të shoqërisë të cilat shpenzojnë më shumë se 50 përqind buxhetit të tyre në këtë kategori”, thotë Bregu duke shtuar se shtresat e varfëra kanë një inflacion edhe më të lartë se ai që raportohet nga INSTAT-”kjo kategori në llogaritjet e INSTAT ka një peshë prej 35 përqind”. 

Burimi: INSTAT

Si faktor ndikues në rritjen e çmimeve, ai rendit trendin global dhe ndikimin e luftës në Ukrainë. “Por një nga faktorët që do të ketë ndikim më afatgjatë ka të bëjë me mungesën e investimeve kapitale në bujqësi gjatë 10-vjeçarit të fundit”, përfundon Bregu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *