Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Hidrocentralet thajnë ujin për vaditje”, KLSH: Të rishikohen kushtet e lejeve

Ndërtimi i hidrocentraleve po than ujin e lumenjve, duke i lënë tokat bujqësore pa vaditje dhe duke ndikuar në biodiversitet.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për dy HEC-et “Madhesh” dhe “Traja 1”, ka konstatuar shkelje në zbatimin e procedurave ligjore dhe ka rekomanduar që të rishikohen kushtet e lejes për kompanitë.

HEC Madhesh është një nga hidrocentralet e kundërshtuara nga komuniteti, që gjithashtu po e ndjek çështjen në rrugë ligjore. Ndalimi i ujit për vaditje si pasojë e ndërtimit të HEC-it është i paralajmëruar. 

“Uji që do të lihet për vaditje nuk ka, sepse nuk ka kërkesa për vaditje në ketë zonë“, shkruhet në dokumentin jo teknik për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) të këtij hidrocentrali.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH)  konstaton se raportin e tij për rastin e lumit Lunresë në Mat se, banorët janë lënë pa ujë për vaditije. Gjithashtu vlerëson se institucionet kanë shkelur ligjin duke mos rishikuar kushtet e lejeve. 

Në miratimin e lejes për përdorimin e ujit përcaktohet që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike.

Në auditimin e kryer nga KLSH është parë se dy HEC-et, Madhesh dhe Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, “por vetëm prurje ekologjike”. 

Nga verifikimi i projektit rezultoi se, llogaritjet energjetike të Hec-it janë llogaritur të plota me Prurjen, duke mos lejuar hapësirë nga burimi për vaditje”, thuhet në dokument. 

KLSH ka konstatuar se në deklarimet e institucioneve përgjegjëse thuhet se nuk ka pasur kërkesa për vaditje. Por  bazuar në shkresat dërguar Njësisë Administrative Ulëz, ka pasur kërkesa për vaditje. 

Thënë kështu, edhe nëse nuk ka patur kërkesa për vaditje përpara se të jepej leja e përdorimit të ujit, siç pretendohet nga Baseni Ujor Mat, kërkesat e kryera në vijimësi nga banorët e zonës janë të mjaftueshme për të rishikuar kushtet e lejes” thuhet në auditimin e KLSH.

Raporti gjithashtu nënvizon se veprimet bien në kundërshtim me ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

Në lidhje me dëgjesat publike me banorët dhe transparencën, raporti konstaton se “dëgjesa publike duhet të ishin përditësuar dhe publikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi”. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim forcimin e kontrolleve të brendshme, për të garantuar një proces sa më transparent, në çdo rast të marrë masa që të verifikojë kryerjen e dëgjesave publike, sipas kuadrit ligjor në fuqi”, rekomandon KLSH.

“Ndikimi i HEC-eve tek banorët”

Banorët e Madheshit e kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, duke ndërmarrë edhe nisma ligjore.

Komuniteti i Madheshit në Mat ka ngritur dy padi pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Në shkurt banorët zhvilluan një takim për të folur mbi ndikimet që mund të ketë  biodiversitet dhe në jetën e banorëve ndërtimi i HEC-eve.

Komuniteti proteston kundër ndërttimit të hidrocentralit në Madhesh, Mat

Punimet në terren nga firma private “A.R.M Sh.p.k” nuk kanë filluar ende, pasi leja tre-vjeçare për përdorim të burimeve ujore nga subjekti privat ka skaduar në vitin 2020. Firma private nuk ka mundur të nisë me punimet pasi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) nuk ka e miratuar ende lejen e ndërtimit për këtë HEC.

Si pasojë e mos pajisjes me leje ndërtimi brenda afatit kohor prej dy vitesh për fillimin e punimeve, “A.R.M sh.p.k” i është nënshtruar nga e para procedurës se Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Ekspertët e biologjisë ujore argumentojnë se nëse ky projekt hidrik përfundohet, ndikimi do të jetë i madh në biodiversitet. Ndërkoë banorët ngrenë shqetësimin e vaditjes dhe bagëtive.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *