Foto ilustrim: Xhemali Moku

Autoriteti i Konkurrencës (AK) nuk arriti të arkëtojë as në vitin 2021 asnjë gjobë, duke e bërë kështu të tretin vit radhazi. 

Referuar të dhënavë të buxhetit të institucionit, të ardhurat ishin me një vlerë prej 16.6 milionë lekësh. Kjo vlerë mbuloi më pak se një të katërtën e shpenzimeve që pati ky institucion për të njejtën periudhë kohore.

vendimet e AK-së gjatë 2021, vihet re se gjobat lidhen kryesisht me tregjet e materialeve paramjekësore dhe bujqësore. Vlera totale e gjobave ndaj gjashtë ndërmarrjeve që veprojnë në këto tregje ishte 7.5 milionë lekë.

Gjobat janë ankimuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë nga kompanitë. Dy nga paditë janë pranuar ndërsa katër të tjera janë rrëzuar nga gjykata. Më pas Autoriteti i Konkurrencës i ka ankimuar ato në Gjykatën e Administrative të Apelit. Pavarësisht se çështjet janë fituar në gjykatë, gjobat nuk janë paguar. 

Hera e fundit kur Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar gjoba ka qenë në 2018. Këtu mund të përmenden gjobat e vendosura ndaj kompanive telefonike, Telekom Albania në 2007, Vodafone Albania, SGS Automative Albania etj.

Përpos gjobave të paarkëtuara nga 2021, Autoriteti i Konkurrencës ka gjoba të mbartura prej vitesh.

Çështjet e gjata gjyqësore dhe ankimimet nga ana e biznesve është një ndër arsyet e vonesave për ekzekutimin e vendimeve.

Autoriteti ka pasur raste kur edhe pas proceseve të zgjatura në gjykatë e ka fituar çështjen. 

Në vitin 2019, kompania EKMA Albania humbi çështjen në gjykatë. Kompania u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me një vlerë prej 43 milionë lekësh dhe u ankua në gjykatë, pro kjo e fundit i dha të drejtë AK-së. Por pavarësisht vendimit të gjykatës dhe fitimit të çështjes në të gjitha shkallët, gjoba nuk është paguar nga kompania.

“Gjobat e fshehta dhe hetimi jo transparent”

Përpos rasteve të kompanive që janë gjobitur dhe rasteve të fituara në gjykatë nga Autoriteti i Konkurrencës ka raste ku hetimet e institucionit kanë qenë jo transparente. I tillë është rasti i rritjes së çmimit të bukës. Çmimi i bukës ka pësuar rritje që nga shtatori i vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti ku u shënua dhe rritja më e lartë e çmimeve. 

Rrtja e çmimit sipas përfaqësuesve të prodhuesve të bukës, erdhi si pasojë e shtrenjtimit të miellit në bursën ndërkombëtare.

Megjithatë, rritja e çmimit të bukës, si pasojë e çmimit të miellit ka qenë edhe më herët në historikun e Autoritetit të Konkurrencës, shpesh si pasojë e marrëveshjeve të fshehta mes kompanive të grurit. Autoriteti ka vendosur gjoba ndaj dy ndërmarrjeve në 2009 për shkak të kufizimit të konkurrencës në tregun shitjes së milleit dhe prodhimit të bukës. Më pas çështja nuk është ndjekur dhe sipas Qendrës “Konsumatori Shqiptar” vendimet e AK-së janë kontradiktore. Qendra i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës nisjen e hetimeve. 

“Marrëveshjet e fshehta” për çmimin e bukës erdhën me hetim jo transparent e gjoba të fshehta

“Rritja e çmimeve dhe reagimi i Autoritetit të Konkurrencës”

Rritja e çmimeve gjatë vitit 2022 e ndikuar edhe nga zhvillimet ndërkombëtare, ka shtuar kërkesat ndaj Autoritetit të Konkurrencës për hetime dhe reagime. 

I tillë ishte rasti për rritjen e çmimit të naftës në mars, ku Qendra Konsumatori Shqiptar i dërgoi një ankesë AK-së, duke shprehur shqetësimin për rritjen abuzive.

Autoriteti i Konkurrencës reagoi pas rritjes së çmimit të anftës dhe gazit duke u shprehur se, ka vendosur tregun nën monitorim dhe se kishte nisur hetimin që nga 25 shkurti për tregun e naftës dhe të gazit.

Por Autoriteti i Konkurrencës theksoi se ky institucion “nuk ka hapësirë ligjore, as burimet njerëzore dhe as ekspertizën përkatëse për të qenë edhe autoritet për rregullimin e çmimeve”.

Autoriteti iu drejtua qytetarëve se për shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve duhet t’i adresohen institucioneve të tjera publike. Duke shtuar se “vendimet e Autoritetit të Konkurrencës, të cilat duhet të jenë të bazuara në ligj e prova i japin efektet e tyre të shtrira në kohë”.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu