Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Peticion për uljen e moshës së pensionit social

Tre organizata të shoqërisë civile kanë ndërmarrë një nismë ligjore për të ulur moshën e përfitimit të pensionit social. Qendra Treja, Lëvizja Rome dhe Egjiptiane dhe qendra për Drejtësi Sociale po mbledhin firma në disa qytete të Shqipërisë për t’i dorëzuar Kuvendit një peticion.

Pensioni social është një ndihmë ekonomike që u jepet qytetarëve që kanë më pak se 15 vite punë të siguruara dhe që nuk përfitojnë nga pensioni i pleqërisë, për të cilin duhen 30 vite kontribute. 

Një i moshuar duke firomosur peticionin, foto: LRER

Për të përfituar pensionin social një shtetas duhet të ketë mbushur moshën 70-vjeçare. 

Diferenca e moshës për përfitimin e pensionit social dhe përfitimit të pensionit të pleqërisë rezulton 5 vite për gratë dhe 7.6 për burrat. Nisma synon nxitjen e ndryshimeve ligjore për përmirësimin e mirëqënies dhe jetëgjatësisë së grave në moshën 60-69 vjeç dhe burrave 65-69 vjeç.

Pensioni social u dha për herë të parë në 2015 dhe që atëhere nuk është ulur mosha për përfitimin e tij. 

Ola Tare, qendra Treja

Ola Tare, aktiviste e qendrës Treja sqaron se ideja e nismës është për t’i ardhur në ndihmë moshës së tretë, “të cilët na pamundësi për të siguruar pensionin e pleqërisë, për shkak të mungesës së viteve të punës të siguruara, do t’ju duhet që të presin moshën 70 vjeç për të përfituar pensionin social.

Qytetarët e konsiderojnë të rëndësishme uljen e moshës së pensionit social, pasi sipas tyre i vjen në ndihmë këtyre grupmoshave, të cilat nuk janë të afta për punë. 

Ulja e moshës të pensionit është më mirë dhe na ndihmoni më shumë për pleqtë tanë. Pensioni i ndihmon të paktën të marrin ilaçet”, shprehet për Citizens Channel Idajet Qerimi, një qytetar që i është bashkuar firmosjes së këtij peticioni.

Idajet Qerimi, qytetar

Tare shpejgon se nisma fillimisht erdhi si problem i ngritur nga komuniteti rom dhe egjiptian, por me firmosjen e peticionit gjeti shtrirje përtej këtyre dy komuniteteve.

Ne u nisëm fillimisht duke u bazuar vetëm tek identifikimet apo rastet që kemi takuar në punën tonë të përditshme me komunitetin rom dhe egjiptian, por vum re gjatë zbatimit të nismës se gjithçka kishte një impakt shumë më të gjerë se kaq dhe shtrihej përtej këtyre dy pakicave”, tha Tare për Citizens Channel.

Sipas qytetarëve, ky pension sado i vogël, i ndihmon ata të heqin një pjesë të shpenzimeve të domosdoshme. 

Është shumë e rëndësishme sepse mbulon shpenzimet e veta, ilaçet gjërat, është më mirë të dali në moshë më të vogël se sa 65 apo 70 vjeç”, u shpreh Mimoza Driza një tjetër qytetare që iu bashkua firmosjes së peticionit. 

Mimoza Driza duke firmosur peticionin

Sipas një sondimi paraprak të kryer nga organizatat, pjesa dërrmuese e qytetarëve  mendon së duhet ulur mosha e pensionit social.

Gjatë zbatimit të projektit ne kemi zhvilluar edhe një studim, kemi mbledhur diku tek, të dhëna nga 315 persona nga në Korçë, Shkodër dhe Elbasan, dhe nga kjo rezulton që të paktën, 90% e personave kanë rënë dakord për uljen e moshës të përfitimit të pensionit social”, tha Tare. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *