Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Urdhri i Inxhinierëve shkon në Kuvend, argumentet pro dhe kundër

Deputetja Luljeta Bozo ka propozuar në Kuvend një projektligj për “Urdhrin e Inxhinierëve”, duke risjellë në vëmendje debatin e inxhinierëve dhe arkitektëve që janë kundër miratimit të një urdhri për profesionin e tyre. 

Iniciativa për “Urdhrin Profesional të Inxhinierëve dhe Arkitektëve” ka nisur në 2019 kohë kur ishte parashikuar një ligj i përbashkët për të dy profesionet.

Drafti u shoqërua me debate nga palët e interesit dhe u la pezull. Në shkurt të 2022 u rikthye në vëmendje debati për urdhrin, pasi pati një tentativë për ta kaluar në Kuvend si projektligj. Shoqata e Arkitektëve mori nismën për të dërguar draftin në Kuvend.

Nisma u prit me shqetësim nga profesioinistët e fushës dhe u la sërish pezull. Ministria u tërhoq nga kalimi i projektligjit. Pak muaj më vonë, deputetja Luljeta Bozo ka marrë iniciativën për ta dërguar sërish iniciativën në Kuvend, por me dy projektligje të ndara tashmë, duke nisur me Urdhrin e Inxhinierëve. 

Letra e Universitetit Metropolitan të Tiranës

“Inxhinierët kundër projektligjit”

Urdhri i Inxhinierëve është kundërshtuar menjëherë nga një grup profesionistësh, të cilët kanë dërguar një letër në Kuvend. Në reagim, inxhinierët shprehen se projektligji është antikushtetues dhe bie ndesh me parimet themelore të Kushtetutës.

Peticion firmosur nga nje grup inxhinieresh drejtuar Kuvendit

Sipas tyre kjo nismë përbën edhe një lapsus, pasi për inxhinierët ekziston një ligj që prej vitit 2009, ligji “Per profesionet e rregulluara”. Sipas ligjit profesioni i arkitektit dhe inxhinierit është i rregulluar me ligj. 

Inxhinierët kanë renditur në letrën e tyre disa pika kryesore se pse janë kundër këtij projektligji.

Duhet të jetë tërësisht e pavarur nga Institucionet Shtetërore dhe aq më pak e pavarur politikisht”, thuhet në reagim.

Ata nënvizojnë se Kuvendi i Shqipërisë, “duhet të prezantojnë vullnetin e të gjithë komunitetit dhe jo të mbështesin iniciativa spontane të një grupi të caktuar për interesa që nuk përfaqësojnë të gjithë komunitetin përkatës”.

Inxhinierët në letrën e tyre thonë shtojnë se: “ projektligji është një iniciativë e cila ka të prezantuar vetëm emrin e Deputetes Luljeta Bozo në cilësinë e deputetes dhe Kryetares së Shoqatës së Gjeoteknikëvë Shqiptarë bazuar në një marëveshje të bërë midis 11 shoqatave”. Sipas tyre kjo nuk tregon përfshirjen e tërë komunitetit aktiv të inxhinierëve që veprojnë në treg.

Ledian Bregasi, arkitekt, i tha Citizens Channel se: “urdhërat profesional janë struktura arkaike, të lindura në kohëra të largëta dhe në vende me kulturë projektimi shumë të ndryshme nga e jona. Sot ato janë kthyer në struktura obsolete në ato vende të  perëndimit që akoma i kanë”.

Ledian Bregasi, arkitekt dhe dekan i universitetit “Polis”

Ai mendon se urdhri është i panevojshëm dhe se do të kthehet në një aparat burokratik në deformimin e tregut.

“Ku të rinjtë në vend që të nxiten të krijojnë inovacion e sipërmarrje, do të detyrohen të kërkojnë ndere për të marr provime e kredite çdo vit”, thotë Bregasi.

Imeld Sokoli, urbanist në lidhje me urdhrin shprehet se: “kjo nismë është tentativë për kapjen dhe monopolizimin e tregut të inxhiniereve dhe arkitekteve”.

Imledi Sokoli, urbanist

Sipas urbanistit profesioni i inxhinerit dhe arkitetit duhet të zhvillohet në kushtet e kokurencës së lirë dhe “cilësinë e këtyre profesionisteve e vendos konkureca e lirë në tregun e këtyre profesioneve dhe nuk ka pse lind nevoja që këto profesione të rregullohen me ligj të posatshëm”.

Ai shton se kjo mënyrë e kalimit të projektligjit “është bërë e zakonshme në Shqipëri dhe këto vendime merren pa u bazuar në parimin e infromimit apo të vendimmajes së përbashkët”

Arkitekti Sotir Dhamo, sqaron se projektligji i cili u shpall në faqen e tranparencës së ministrisë së linjës “u kundërshtua fuqimisht me argumenta nga i gjithë komuniteti profesional në bazë, në institucione akademike”.

Sotir Dhamo, arkitekt

Dhamo shprehet se kundështia e fort nuk legjitimoi dot çuarjen më tej të ligjit në Parlament, prandaj “u mor iniciativa personale nga deputetja Bozo e cila është tërësisht në konflikt interesi dhe po provohet të percillet më tej ky projekt pa u konsultuar publikisht”.

Ai thekson se profesioni është i rregulluar nga legjislacioni në fuqi dhe shton se “sa herë shoqatës që ka marrë iniciativën për projekt ligjin e urdhërit i është kërkuar nga komuniteti të shpallë anëtarët e saj, nuk e ka bërë këtë pasi nuk ka anëtarësi dhe numrat e tyre janë të papërfillshëm në raport me masën që kundërshton”.

“Argumentet pro projektligjit”

Projektligji i propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo “kërkon të rregullojë me ligj profesionin e inxhinierit duke krijuar një organ i cili do të kontrollojë profesionin“. 

projektligj thuhet se urdhri rregullon mënyrën me anë të së cilës ushtrimi i profesionit mbron sigurinë dhe interesat e publikut. 

Luljeta Bozo tha për Citizens Channel se problemi i Urdhrit të Inxhinierit (UPI) ka që 5 vite me parë. 

Luljeta Bozo, pedagoge dhe inxhiniere

Problemi i urdhrit të inxhinierit është një problem që ka nisur këtu e 5 vite më përpara dhe është një inciativë, ku kam qenë dhe unë pjesë se kam qenë kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë, janë 18 shoqata që operojnë në fushën e inxhinierisë. Nga mbledhjet që ne kemi bërë doli si domosdoshmëri që duhet hartuar Urdhri i Inxhinerit, bazuar në ligjin aktual për profesionet e rregulluara”, deklaron Bozo.

Deputetja sqaron se bazuar në ligjin e 2009 për profesionet e rregulluara, janë hartuar edhe urdhrat e tjerë, si i mjekut, infermierit, psikologut etj, duke shtuar se “këtë duam të bëjmë edhe me profesionin e inxhinierit”.

Sipas Bozos, ideja e hartimit të urdhrit erdhi si kërkesë nga shoqatat e inxhinierëve “pasi në këtë pikë ne stononim me Evropën”.

Ajo reshton argumentet pro urdhrit dhe pse është i rëndësishëm ky urdhër në Shqipëri.

  1. Në gjithë vendet e Evropës këto profesione rregullohen me anë të urdhrave profesional. “Përderisa Shqipëria aspiron të hyj në Evropë, legjislacioni duhet të jetë i përshtatur me atë të vendeve të BE”, sqaron Bozo. 
  2. Tregu jashtë kontrollit ku ligjin e bën konkurrenca e pandershme.

Gjatë viteve të tranzicionit, në treg kanë dalë profesionist që jane me të vërtetë profesionist por edhe ata që nuk janë profesionist. Përshëmbull në fushën e ndërtimit morën të drejtën për të projektuar ata që e kanë bërë shkollën dhe që e kanë treguar veten që janë të aftë të projektojnë, por edhe njerëz të tjerë të cilët i kanë marrë licencat duke mos qenë profesionist të fushës”, argumenton ajo.

3. Kontrollimi i aftësive të profesionistëve

Kontrollohen me dy kushte, kushti i parë që të ketë mbaruar arsimin e lartë sipas ligjit, 3+2. Pasi të jetë regjistruar në Urdhrin e Inxhinierit, do të kaloj në provën nëse është i aftë apo jo. Dhënia e diplomës nuk do të thotë që ti je në gjendje të ushtrosh profeisonin”.

4. Licencat aktuale kanë një problem, sqaron Bozo “sepse është një komision në të cilin nuk janë të gjithë profesionist dhe nuk e bëjnë kontrollin e kësaj pune“. Urdhri do të rregullojë profesionin e inxhinierit duke bërë një kontroll, pasi nuk mund ta ushtrosh profesionin sapo ke dal nga banka e universitetit. 

5. Provimi shtetëror. Pas regjistrimit te urdhri i ushtrohesh një provimi shtetëror. Provimi ka dy pjesë kryesore, pjesën teknike/profesionale dhe atë etike.

6. Urdhri është konsultuar me Italinë dhe Holandën, të cilët kanë dhënë dhe ekspertizën e tyre ne hartimin e draftit

7. Urdhri do të krijojë projekte informimi falas për inxhinierët, ku do të infromohen në lidhje me të rejat në fushën e tyre. 

Gëzim Beqaj, inxhinier i cili e ka ndjekur procesin e hartimit të draftit argumenton se pse është i rëndësishëm ky urdhër.

Gëzim Beqaj, inxhinier

Beqaj ashtu si Bozo përmend faktor ndërkobmëtar, ku shprehet se të gjitha vendet e BE-së kanë urdhër.

Beqaj argumenton se urdhri është i nevojshëm për disa arsye: 

  1. Detyrim ligjor, sepse që në 2009 është një ligj kuadër mbi profesionet e rregulluara. Ligji përcakton ekzaktësisht detyrimin për çdo profesionist që të marrë pjesë në një urdhër. 
  2. 11 shoqata inxhinerike së bashku me grupet e diskutimit e kemi parë si një vakum që ka munguar ligji në Shqipëri. “Urdhri do duhej të ishte bërë që në 2009, qeveria nuk e ka bërë”, thotë Beqaj.
  3. Licencat krijojnë monopole, nuk garantojnë një shërbim të sigurt
  4. është i nevojshëm një përditësim i dijeve. Ruajtja dhe edukimi i vazdhueshëm profesional, është pjesë e urdhrit
  5. Ent rregullator për disiplinën e profesionit. “Licencimi nuk e rregullon dot, nuk ka një ndëhskim të inxhinierëve, urdhri e bën këtë”. Në rastin e konstatimit të mosrespektimit të disiplinës dhe etikës profesionale, urdhri bën analizë. 
  6. Urdhri nuk është arkaik, sepse e kemi marrë modelin nga Holanda dhe Italia.
  7. Krijimi i regjistrit i lejon atyre që duan të marrin shërbim të verifikojnë se ku po e marrin shërbimin, për të njohur që inxhineri është profesionist. Urhdri parashikon që inxhinieri ta mbuloj firmën e tij me sigurime, në rast dëmtimesh dhe personi që merr shërbimin merr dëmshpërblim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *