Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kuçovë: “Një vendim gjykate që i jep të drejtë banorëve, por nuk ndalon punën e gurores”

Gjykata e Vlorës ka dalë në përfundimin që vendimi i marrë nga Bashkia Kuçovë në muajin mars të vitit 2021, për mbylljen dhe gjobitjen e firmës “Terrastone Berat Sh.P.K” me arsyetimin e shkaktimit të ndotjes akustike në zona të banuara, ka qenë i drejtë dhe i bazuar në ligj.

“Terratone – Berat Shpk”, që ka si objekt “Nxjerrjën, përpunimin, tregtimin e gurit dhe materialeve të tjera të ndërtimit”, iu drejtua Gjykatës së Vlorës duke paditur Bashkinë Kuçove, me arsyetimin se një vendim i tillë është i pabazuar në ligj.

Gjykojmë që është një vendim i drejtë i gjykatës, për arsye se të gjitha provat dhe faktet që kemi paraqitur kanë dëshmuar qartë që kemi qenë në të drejtën tonë ligjore”, – u shpreh për Citizens Channel Erion Plaku, jurist pranë Bashkisë Kuçovë.

Megjithatë, pavarësisht se gjykata ka dalë në përfundim se vendimi i Bashkisë Kuçovë ka qenë i drejtë, firma vijon me aktivitetin e përpunimit të materialeve ndërtimore, derisa gjykata të marrë një vendim të formës së prerë.

Vendimi i marrë nga Bashkia Kuçovë nuk mund të ekzekutohet. Derisa ky vendim i Shkallës së Parë të përfundojë në shkallë të dytë, ne nuk mund të marrim asnjë veprim”, – shpjegon më tej Plaku.

Citizens Channel nuk mori asnjë përgjigje nga përfaqësues të firmës “Terrastone Sh.P.K” rreth çështjes në fjalë deri në publikimin e këtij materiali.

Banorët mbeten sërish në pritje të drejtësisë

Në muajin mars të vitit 2021, Bashkia Kuçovë kreu disa matje në zonë gjatë kohës që gurorja vijonte aktivitetin dhe rezultoi që ndotja i kalonte disa herë normat e lejuara të zhurmës në zonat e banuara.

Norma e lejuar në zonat urbane është 55 decibel (dB) ndërsa matjet treguan se mesatarja e zhurmave ishte 84 dB, me pikun që shkon deri në 108 dB.

Si mund të lejosh ngjitur guroren me shtëpitë e banimit? Unë këtu jam në ballkon, ku të shkoj? Ku të mbytem? Zhurma nuk njeh kufij!”, – thotë Sajmira Koxhaj, e cila ia ka adresuar shqetësimet të gjitha institucioneve, përfshirë dhe Ministrinë  e Mjedisit.

Sajmira Koxhaj, banore e lagjes Post-Bllok, Kuçovë 

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, në një komunikim të sajin me Koxhaj, pasi ajo i ka dërguar një video nga shtëpia e saj në një ditë të zakonshme pune, është shprehur se ajo është në dijeni të çështjes.

Ju keni shumë të drejtë! Kjo është një çmenduri! E kam ndjekur dhe e di që bashkia ka fituar në gjyq të drejtën për ta mbyllur këtë biznes dhe po presim zbardhjen e vendimit”, – u shpreh Kumbaro në komunikimin që ajo kishte me Sajmira Koxhaj.

Komunikimi i banorëve me Ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro

Dua t’i kujtoj ministres se Mjedisit, kjo çmenduri vazhdon akoma zonja ministre dhe kjo vazhdon nën drejtimin e mafies që e ka emrin shtet”, – shprehet për Citizens Channel Sajmira Koxhaj e zhgënjyer nga vendimi i marrë.

Në momentin që ato sharra për neve të gjitha letrat janë të shumëzuara me zero. Banorët presin një vendim që të fiken sharrat e gurit. Të hiqen sharrat e gurit që këtu”.

Po ashtu, banorët ngrenë shqetësimin e bllokimit të kanaleve kulluese nga inertetet e hedhura nga firma private.

“Kanali është mbushur me mbetje nga gurorja edhe niveli i ujërave nuk lëviz. Ujërat e zeza, edhe nga shiu, rrinë të gjitha në vend sa mezi kullojnë”, – thotë Koxhaj.

Pasojat e të jetuarit “ngjitur me guroren”

Esat Koxhaj po ashtu shprehet tejet i revoltuar me situatën e cila vijon e njëjtë prej vitit 2020.

Po kjo ka të bëjë me shëndetin tonë direkte. Kjo është krim mjedisor. Neve kshu do vuajmë gjithmonë?”, – ngre pyetjen ai, i cili rrëfen se kanë trokitur në çdo institucion dhe ata e kanë lejuar guroren të vijojë aktivitetin.

Esat Koxhaj, banor i lagjes Post-Bllok, Kuçovë

Si ka mundësi të ishin këta të rregullt kur neve po ankoheshim, letrat tona ishin mbi tavolinë. Te Agjencia Kombëtare e Mjedisit kemi shkuar katër herë, janë katër palë letra. Te Agjencia Rajonale e Mjedisit në Berat po. Bashkia Kuçove po e po”, – pohon Esat Koxhaj, i cili fajëson institucionet.

Të gjitha institucionet këtu kanë neglizhuar ose janë korruptuar”.

Edhe tani në drekë isha shtrirë te shtëpia dhe nuk më zë gjumi nga zhurmat. Po të vish, kam dy makina aty te garazhi, vetëm tym i bardhë ngrenë. Ne nuk e shohim tymin, por ne e kemi marrë me frymëmarrje sa… po vëmë nëpër spitale”, – thotë Roko Kallmi, një banor i lagjes Post-Bllok, Kuçovë.

Roko Kallmi, banor

Kjo gurore ne na ka sjellë shumë shqetësime, sidomos në jetën e përditshme, sidomos te fëmijët, nuk mësojnë dot nga zhurma, nuk flenë gjumë në orare të caktuara”, – shprehet Fatmir Plaku, një tjetër banor.

Fatmir Plaku, banor

Sajmira Koxhaj, shtëpia e së cilës është vetëm një mur larg nga gurorja, shprehet se zhurmat e përditshme e kanë rënduar tej mase.

Neve që në momentin që ndizen sharrat, trupi jonë tjetërsohet, sepse detyrimisht ti ke në kokën tënde një presion të zhurmës shumë të lartë që është e patolerueshem për veshin e njeriut”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *