Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Mbi 2000 firma në peticionin për bonusin studentor

Aktivistët e Lëvizjes për Universitetin kanë nisur një peticion, ku i kërkojnë qeverisë një bonus prej 10,000 lekësh për studentët.

Nisur nga situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi si pasojë e rritjes së çmimeve, studentët shprehen se jetesa e tyre studentore është vështirësuar edhe më shumë.  

Në vetëm katër ditë 2,000 studentë kanë firmosur peticionin, duke kërkuar të ndiqet  shembulli i vendeve të rajonit, të cilat e kanë akorduar atë. 

Duke marrë edhe si shembull pensionistët në qeverinë tonë dhe qeverinë e Kosovës që i dha 100 euro çdo studenti, ne mendojmë që edhe qeveria jonë mundet më i dhënë 100 mijë lekë të vjetra çdo studenti në mënyrë që të përballojë çmimet e larta dhe krizën ekonomike që ka kapur vendin”, u shpreh për Citizens Channel Anxhela Nasto, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin.

Anxhela Nasto, aktivsite e Lëvizjes për Universitetin

Bruna Sollaku, studente dhe aktiviste e Lëvizjes thekson se kostot e jetesës janë bërë të papërballueshme. 

Bruna Sollaku, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin

Ushqimet janë shumë ta larta, studentët nuk e përballojnë dot, qiratë janë të larta, një studenti i duhet që edhe të punojë edhe të studiojë, ku është e vështirë që t’i bëjë paralelisht të dyja”, tha Sollaku për Citizens Channel

Ajo shton se ata e ndërmorren këtë peticion nisur nga kushtet ku ndodhen studentët.

“Është një peticion ku kërkojmë që çdo studenti t’i rimbursohet në fund të muajit, për aq kohë sa jemi në krizë, një shumë prej 10 mijë lekësh të reja”, shton Sollaku.

Edhe studentët e tjerë që ju bashkuan nismës se tyre shprehen se jetesa e tyre është vështirësuar me rritjen e çmimeve.

Era Merko studente e Shkencave Sociale e vendos theksin tek shpenzimet që lidhen me shkollën.

Studente duke firsmosur peticionin, foto: Citizens Channel

Me rritjen e çmimeve është vështirësuar akoma më shumë, një studentë mund të shpenzojë shumë lekë në ditë. Në rast se është një muaj që unë kam shumë detyra kursi, dhe është praktikisht ajo përiudha që ne i dorëzojmë detyrat, mund të jenë mbi 60 ose 70 mijë lekë në muaj”, tha Merko për Citizens Channel.

Ajo shton se bonusi është shumë i nevojshëm për të sepse i lehtëson në pagesën e disa nevojave bazike. 

Ndaj dhe ky bonus që ne po e kërkojmë me anë të këtij peticioni është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohë krizë, pasi mund të na e lehtësojë barrën sado pak”, përmbyll Merko.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *