Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ministria e Arsimit bën një hap pas, mesatarja ulet në 6.5 pas rënies së numrit të studentëve

Vitin e ardhshëm akademik, 2022-2023 do të ulet sërish mesatarja e pranimit në Universitete për disa degë të programit Bachelor. Kështu njoftoi të enjten ministrja e Arsimit Evis Kushi. 

Numri i regjistrimeve ka qenë shumë i ulët pikërisht për shkak të këtij kufizimi të mesatares”, tha ministrja. 

Sipas skemës së re të të pranimit në Universitete, një maturant mund të aplikojë në studime për tu bërë përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian, gjeograf me një mesatare 6.5.

Megjithatë ata studentë që duan të vazhdojnë ciklin, “Master” për mësuesi duhet ende që në gjimnaz të kenë mesataren 7.5, pavarësisht rezultateve në Bachelor.

Kushi shprehet se vendimi “siguron trajtim të barabartë për të gjithë nxënësit”. Sipas ministres kjo diferencë mes nxënësve është bërë “për të ruajtur nivelin e cilësisë”.

Ministrja sqaroi se për të zbatuar këtë kusht, duhet që maturantët që në nisje të ciklit të studimeve, të pajisen me një numër të posaçëm matrikullimi.

Kjo do të thotë që, në start, ata që duan të bëhen mësues duhet ta kenë të ndarë mendjen mirë sepse ai kodi i detyron pastaj të shkojnë në mësuesi dhe ata do të pranohen me mesatare 7.5, siç janë pranuar deri më tani”, u shpreh Kushi.

“Vendimi i ri i MASR – zbutje e pasojave të një nisme të gabuar”

Ky vendim është një kthim mbrapa në kohë kur qeveria e rriti kriterin e notës mesatare në vitin 2020. 

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare e cilëson vendimin si një kthim mbrapa “pikërisht aty ku gaboi”. 

Mendoi se me rritjen e mesatares do riste cilësinë dhe sot kemi një bilanc me mijëra maturantë të penalizuar, dhjetra degë të mbyllura dhe qindra specialistë që i mungojnë vendit”, tha Xhemollari për Citizens Channel.

Për Xhemollarin “universiteti duhet te jetë i lirë në hyrje dhe i vështire në dalje”, duke mos pasur barriera në pranimin e studentëve, por duke investuar në edukimin e tyre.

Anxhela Nasto, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin e konsideron të gabuar vendimin e ministrisë duke e vendosur theksin tek tarifat e larta të studimit. 

Pengesë pse studentët nuk rregjistrohen në fakultet por janë arsyet ekonomike si tarifat e papërballueshme të studimit”, tha Nasto. 

Anxhela Nasto, aktiviste LPU

Ajo mendon se rritja e numrit të regjistrimeve nuk përmirësohet me uljen apo ngritjen e mesatares, por sipas Nastos kjo do të arrihej “sikur të kishte ndihma për studentët dhe ulje në libra, mensa apo kancelari, arsim publik falas dhe cilësor”.

Me një VKM të 2020, qeveria ndryshoi kriterin e notës mesatare të pranimit në universitete.

Vendimi i Keshillit te Ministrave 2020

Në pikën dy të kësaj VKM-je thuhet se në programet e ciklit Bachelor që lidhen me mësuesinë nota mesatare do të ishte minimalisht 8.

Kjo u argumentuia nga qeveria si një nismë për të rritur cilësinë e mësuesve që dalin nga universiteti. Nisma u pasua nga ulja e numrit të regjistrimeve në këto fusha studimi.

Një raport i Qëndresës Qytetare i 2020 argumentonte se kjo VKM do të shtynte studentët drejt vendeve të tjera të Rajonit dhe Europës. Kjo pasi këto vende nuk e aplikojnë kriten e notës mesatare.

Kriteri i mesatares mund të kthehet në kriter abuzimi, pasi nxënësit që e kanë siguruar lehtësisht notën mesatare në shkolla ku ajo merret lehtë për arsye të ndryshme, të jenë fitues fiktivë të së drejtës për të hyrë në universitete”, thotë raporti i Qëndresës Qytetare. Kjo VKM preku degët e mësuesisë më së shumti.

Për vitet akademike nga 2016-2019 mesatarja ishte 6, ndërsa për vitin akademik 2019-2020 kjo mesatare u rrit në 6.5 

Për vitin akademik 2020-2021 për kjo mestare u bë minimalisht me notë mesatare 7.5 dhe për vitin akademik 2021 – 2022 e vijim u miratua të shkonte në notën 8.

Në tri vite akademike rresht kjo politikë ka ndryshuar duke u rritur tre herë, duke krijuar konfuzion, paqartësi dhe presion tek maturantët”, theksohet në raportin e QQ.

Në 2022 qeveria ndryshon sërish këtë kriter, duke e ulur notët mesatare në nivelet e vitit 2020.

Në raportin e 2020 Qëndresa Qytetare thekson se programet e studimit të ciklit bachelor në degët e mësuesisë janë programe që nuk diplomojnë mësues, “pasi ky titull fitohet pas përfundimit të ciklit të dytë master”. 

Kjo politikë shtetërorë nuk ka ndihmuar në rritjen e cilësisë së mësuesve”, thuhet në raport.

“Tkurrja e sistemit arsimor”

Në vitin akademik 2021-2022  numri i studentëve të regjistruar u tkurr. Gjithsej 2,747 nxënës dhe studentë më pak u regjistruan në shkolla dhe universitete. 

Sipas të dhënave të INSTAT, janë regjistruar 577.869 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,0 %. Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin zyrtar 584.616 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,6 %, krahasuar me vitin shkollor 2019-20. 

Burimi: INSTAT

Gjatë vitit akademik 2021-2022 Universiteti i Tiranës priti 5,133 studentë.

Ndërkohë në vitin e ardhshëm akademik 2022-2023 ka një tkurrje të kuotave të pranimit. 

Në gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës më i prekuri ishte ai i Gjuhëve të Huaja dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë dhe degët e mësuesisë.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të pres 135 studentë më pak vitin e ardhshëm.  Ndërkohë dega e Histortisë ka 70 pranimë më pak, ndjekur nga Gazetaria, Arkeologjia dhe Gjeografia.  Në fakultetin e Shkencave Sociale ka pësuar ulje të kutave dega e Filozofisë, me 10 vënde më pak.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *