Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“1 Qershori” pa Kopsht Zoologjik; si u shty tetë herë premtimi për hapjen e kopshtit

“Sot është 1 Qershori, festa e fëmijëve, por e kanë pushim vetëm fëmijët, se të rriturit janë në punë. Kjo do të thotë se për të gjithë të rriturit, pra edhe fëmijët e çdo moshe, nga 1 deri në 100 vjeç, ne do ta hapim ditën e shtunë”, – u shpreh sot kryebashkiaku Veliaj, gjatë inspektimit të radhës në kopshtin zoologjik.

Premtimi për ta hapur Kopshtin Zoologjik të shtunën është hera e tetë që Kryebashkiaku jep një datë për inaugurimin e këtij projekti. Fillimisht Veliaj e përmend këtë projekt në vitin 2015, kur kandidonte për tu bërë për herë të parë kryebashkiak i Tiranës.

Premtimi për prezantimin e masterplanit për këtë projekt erdhi dy vjet më vonë, në qershor 2017, si pjesë e fushatës “Tirana 2 vjet zgjuar”, përpara zgjedhjeve qendrore.

  1. 2018 Veliaj tregoi se si do ta ndërtonin parkun e ri Zoologjik vitin e ardhshëm.
  2. gusht të vitit 2020 Kopshti zoologjik u rikthye sërish në vëmendje nga Veliaj, teksa lajmëroi nisjen e punimeve.
  3. 25 dhjetor të vitit 2020, kryebashkiaku Veliaj premtoi se brenda verës së 2021 do të përfundojë Kopshti Zoologjik.
  4. 18 prill 2021, ai ripërsëriti premtimin ndërsa tha se do të hapet më 1 Qershor, si dhuratë për fëmijët.
  5. 5 shtator 2021 një tjetër vizitë do të kryhej në kantierin e Kopshtit Zoologjik, ku pas kalimit të afatit sikurse u premtua për hapjen e kopshtit më 1 qershor, kësaj radhe u shty deri në fund të vitit 2021.
  6. Më 23 dhjetor 2021 në një tjetër inspektim të punimeve që po kryheshin në kopsht, Veliaj u shpreh se “Pritëm 30 vjet, 3 muaj nuk janë asgjë kështu që në qoftë se duhet mos ta bëjmë me ngut. Marrim gjithë kohën e duhur”. 
  7. 24 prill 2022 Veliaj premtoi sërish përfundimin e punimeve në 1 Qershor 2022.
  8. Paralajmërimi për dhuratën e 1 Qershorit për fëmijët u krye sërish më 23 maj të 2022.

Foto Galeri: 8 Premtimet për hapjen e Kopshtit Zoologjik

“Bashkimi dhe ndarja e Kopshtit Zoologjik me Botanikun”

Më 17 korrik 2019 Këshilli i Ministrave vendosi t’i kalojë në pronësi bashkisë Tiranë Kopshtin Botanik. Territor i cili ishte pronë shtetërore, nën administrimin e Universitetit të Tiranës, i përdorur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) në kuadër të veprimtarisë akademike.

Ky vendim u kundërshtua nga FSHN, që e konsideroi aktin, cenim të autonomisë dhe lirisë akademike.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Universiteti i Tiranës ngritën padi ndaj Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Tiranë si palë mbështetëse, ndërsa pati edhe protesta nga studentët e universiteti.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, nëse Kopshti Botanik do t’i kalohej bashkisë, do të bëhej i mundur plani për ta lidhur atë me Kopshtin Zoologjik përmes një tuneli.

Më 29 tetor 2019, padia e Universitetit të Tiranës u pranua dhe u kalua për gjykim. Ndërsa më 7 maj 2021 Gjykata Administrative vendosi në favor të Universitetit të Tiranës, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që kalonte Kopshtin Botanik në pronësi të bashkisë Tiranë.

Vonesa në përgjigjet ndaj kërkesave për informacion 

Për Kopshtin Zoologjik përpos kontratës fillestare me një vlerë prej rreth 6.1 milionë euro, e lidhur më datë 18.06.2020. Në 11 tetor 2021, kësaj kontrate iu shtuan edhe  vlerë prej 1.1 milionë eurosh, duke e çuar vlerën totale në rreh 7.2 milionë euro.

Burimi: Agjencia e Prokurimit Publik

Burimi: Agjencia e Prokurimit Publik

Citizens Channel adresoi pranë Bashkisë Tiranë një kërkesë për informacion ku shtroi një sërë pyetjesh lidhur me projektin, koston, hapësirën territorial të Kopshtit Zoologjik dhe numrin e kafshëve të reja të shtuara në këtë hapësire të re.

Pavarësisht kalimit të afatit zyrtar të përgjigjes, bashkia ende nuk është përgjigjur, duke e kaluar kërkesën për ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *