Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vendimi i Bordit të Transparencës rrit çmimin e naftës në 258 lekë

Bordi i Transparencës me një vendim të fundit të ditës së sotme ka vendosur që çmimi i naftës të jetë 258 lekë për litër. 

Ky vendim regjistron kështu nivelin më të lartë të çmimit të naftës, nisur nga marsi kur çmimi u rrit dhe tregtohej me rreth 260 lekë. 

Bordi i Transparencës u ngrit me vendim të qeverisë me qëllim kontrollin e tregut si pasojë e rritjes së çmimeve në mars të cilat u pasuan me protesta masive të qytetarëve.

Çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve”, deklaroi kryeministri Edi Rama pas ngritjes së bordit.

Por vendimet e Bordit për çmimin e naftës kanë vijuar të shënojnë rritje. Një monitorim i Qëndresës tregoi se ka shumë paqartësi dhe konfuzion në lidhje me “nevojën”, rolin dhe efektin e krijimit të këtyre strukturave.

Në momente krize nuk është e nevojshme të ngrihen struktura të reja duke komplikuar edhe më tepër situatën, por me rëndësi është t’u sigurohet fuqi funksionale autoriteteve përkatëse dhe aktuale”, vlerëson raporti.

Deri në 5 maj 2022, Bordi i Administrimit të Hidrokarbureve i ka hequr licencën vetëm një subjekti për 3 muaj ndërsa Bordi i Transparencës së Çmimeve të produkteve të Shportës nuk ka vendim për masa administrative.

Krahasuar me muajin shkurt sot nafta është 40% më e shtrenjtë. Rritja e çmimit të naftës është reflektuar edhe në rritjen e çmimeve të tranportit interurban, duke rënduar kësisoj konsumatorët. 

“Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon”

Nafta ka pësuar rritje në bursë e si pasojë çmimi është rritur edhe në vende të tjera të botës. 

Por Shqipëria vijon të ketë çmimin më të lartë në rajon. Nafta ka pësuar rritje edhe në Kosovë ku një litër tregohet me vlerë 1 euro e 84 cent, që është afërsisht 221 lekë. 

çmimi i naftes ne Kosove ne 08.06.2022

Në Bosnjë dhe Hercegovinë një litër naftë tregtohet afërsisht 3.21 km, që është afërsisht 197 lekë.

Çmimi i naftes ne Bosnje dhe Hercegovine ne 08.06.2022

Në Serbi çmimi i naftës është rreth 193 RSD që është afërsisht 197 lekë.

Çmimi i naftëas në Serbi në datë 08.06.2022

Në Malin e Zi çmimi i naftës është 1.65 euro, pra afërsisht 198 lekë. 

Edhe Maqedonia e Veriut ka një çmim më të ulët se Shqipëria. Një litër nafte në Maqedoninë e Veriut tregtohet me më afërisht 102 denar pra rreth 199 lekë.

“Bordet e krijuara nuk janë efektive, nafta vetëm rritet”

Ekspertët e ekoniomisë jane kritik ndaj bordeve të krijuara. 

Igli Tola, pedagog në Fakultetin Ekonimik në Tiranë shprehet se këto borde emrin e kanë “bord transparence por në thelb ka një mungesë transparence, duke e nisur nga e para, a ka realisht një mënyrë llogaritje dhe pse kjo formulë nuk është bërë publike”.

Tola thotë se ekspertët e ekonomisë prej kohësh e kanë ngritur si shqetësim mungesën e transparencës nga këto borde. 

Igli Tola, pedagog Fakulteti i Ekonomisë Universiteti i Tiranës

Shohim që luhatshmëria në tregjet ndërkombëtare nuk reflekton me ndryshimet që ka në çmimin lokal si të shumicës dhe atë të pakicës”, thotë Tola.

Problem tjetër që ai rendit sa i takon këtyre bordeve është mënyra e formimit dhe baza ligjore. 

Pjesëmarrja e operatorëve të shitjes më shumicë në këto borde e zbeh besueshmërinë e këtyre institucioneve”, shton ai. 

Ndërkohë për bazën ligjore, Tola shprehet se këto borde janë “mbi institucionale kur normalisht janë intisuticionet si Hetimi Tatimor, Hetimi Doganor, Autoriteti i Konkurrencës, Enti Rregullator”.

Këisisoj ai ngre një sërë pikëpyetjesh mbi efikasitetin e ktyre strukturave duke shtuar se “çmimet janë vetëm në rritje dia ditës duke mos shënuar trent rënës, ndërkohë që çmimi në tregjet ndërkobmëtare ka pasur luhatshmëri edhe pozitive edhe negative”.

Në tregjet ndërkombëtare ditën e sotme një fuçi naftë tregtohet për 122 dollarë, duke shkuar tek niveli i marsit. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *