Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

AMA paralajmëron “Piranjat” për shkelje të etikës në rastin e Librazhdit

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) ka dalë në përfundimin se programi “Piranjat” ka shkelur ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodin e Transmetimit, pasi ka filmuar, pa miratim, çiftin e moshuar në Librazhd brenda mjediseve të shtëpisë.

Emisioni ka marrë një paralajmërim nga AMA dhe në rast përsëritjeje, institucioni do të sanksionohet sipas parashikimeve ligjore.

Pas videos e cila qarkulloi me ditë të tëra në media, ku dy të moshuarit shfaqen duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së tyre brenda dhomës së gjumit, drejtuesit e emisioni investigativ deklaruan se gazetarët e emisionit “Piranja” do të bënin të njëjtën gjë.

U vumë një kamera dhe pamë si ndjeheshin ata kur i xhiron pa lejen e tyre”, – thanë drejtuesit e emisionit “Piranja” para se të transmetohej një kronikë disa minutëshe përndjekjeje ndaj të moshuarve brenda shtëpisë së tyre nga gazetarja.

Këshilli i Ankesave vlerësoi gjithashtu, se shkelja e hapësirës private të familjes në fjalë nga ana e gazetares nuk i shërben investigimit dhe nuk i shërben interesit publik”, – thuhet në kthim-përgjigjen e dërguar nga AMA.

Cilat janë disa nga shkeljet ligjore të raportimit?

Ligji nr. 97/2017 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, sanksionon në nenin 4, pika 2/ç/d/dh se operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, duhet të:

Respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private

Mos lejojnë transmetime që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve

Mos lejojnë transmetime që nxisin ose justifikojnë dhunën

AMA pohon se ka shkelje të nenit 33, pika 1/1/ç/d/dh. Sipas këtij neni të ligjit nr.97/2017 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, gazetarët duhet:

Të mos cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut

Të respektojnë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojnë programe që mund të nxisin vepra penale

Të mos cenojnë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program të transmetuar

Gjithashtu, intervistimi dhe filmimi pa miratim i çiftit të moshuar në Librazhd është në shkelje të Kodit të Transmetimit për Median Audiovizive.

Në seksionin 1/pika 1 dhe 6 theksohet se operatorët e shërbimit mediatik duhet të garantojnë dhe respektojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut, parimin e mosdiskriminimit, mbrojtjen e të dhënave personale, normat morale dhe etike të shoqërisë.

Seksioni 3 i Kodit të Transmetimit informon se: “Shpërndarja e informacionit tek publiku, duke përfshirë edhe fotografitë për jetën private pa pëlqimin e tyre, është e pranueshme vetëm nëse një interes i ligjshëm publik tejkalon të drejtën e tyre për privatësi”.

Një raportim i tillë bie ndesh edhe me Kodin Etik për Gazetarët, ku në artikullin 9 “Ndërhyrja në jetën private”, thuhet se: “Çdo informacion i pasaktë apo i rremë që dëmton, qëllimisht ose joqëllimisht, imazhin dhe reputacionin e një personi tjetër përbën cenim të dinjitetit njerëzor”.

Kodi i Etikës sqaron se gazetarët duhet të përdorin metoda të ndershme për të mbledhur informacion.

Gazetarët mund të përdorin rrengje, kamera të fshehta, mikrofonë dhe pajisje të tjera të posaçme, ose fshehin identitetin e tyre profesional, vetëm në ato rrethana ku:

Nuk ka mjete të tjera për të siguruar informacionin që kërkohet 

Informacioni përbën shqetësim urgjent dhe serioz për publikun

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *