Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Komisioneri konstaton diskriminim etnik në sektorin e rrugëve dhe ndriçimit publik në Bashkinë Tiranë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka konsideruar si diskriminim për shkak të etnisë heqjen nga puna të punonjësit A.R pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në Bashkinë Tiranë.

Sipas një vendimi Komisioneri vlerëson se punonjësi “është ekspozuar ndaj një trajtimi të padrejtë, të pabarabartë dhe të pafavorshëm nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, trajtim i cili ka ardhur si pasojë e përkatësisë së tij në minoritetin egjiptian”.

Vendimi i Komisionerit Kundër Diskriminimit

Pak muaj më herët, punonjësi është hequr nga puna për shkak të braktisjes së vendit të punës pa shkak të arsyeshëm dhe mos realizimit të detyrave të ngarkuara sipas përgjigjes ndaj Komisionerit të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Sipas punonjësit, ai nuk është venë në dijeni për masat disiplinore nga ana e punëdhënësit. Pretendime këto të mohuara nga drejtoria përkatëse e Bashkisë Tiranë.

Përgjigje e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndricimit Publik, Bashkia Tiranë

Përgjigje e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndricimit Publik, Bashkia Tiranë

Sipas përfaqësuesve të organizatës “Drejtësi Sociale” që ka depozituar ankesën pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit procedura e ndjekur është e njëanshme.

“Gjithë procesi, gjithë procedura që është ndjekur është ndjekur në mënyrë të njëanshme, nuk ka pasur as mundësi që të mbrohet dhe as të japi versionin e vet të ngjarjes”,-shprehet juristi Gentian Sejrani.

Sipas tij, masa e dytë disiplinore e ndërmarrë nga institucioni publik ka qenë ajo që ka sjellë heqjen përfundimtare nga puna.

Gentian Sejrani, jurist

Tek e dyta ka qenë në periudhë pushimi, pra pasi kishte mbaruar punën, ka qenë bashkë me përgjegjësin dhe dy punëtorë të tjerë, duke lozur domino në vendin e punës dhe sipas tyre kjo ishte shkelje e kontratës së punës”.

Vendim ky i ndërmarrë vetëm për punonjësin A.R dhe jo kolegët e tij.

“Mirëpo masat janë marrë vetëm për këtë, personat e tjerë janë të gjithë në punë. Vetëm ky është larguar nga puna”, -përfundon Sejrani.

Bashkia mund të kundërshtojë vendimin brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative. Nëse bashkia Tiranë nuk e dërgon për kundërshtim në gjykatë vendimin e Komisionerit, do të kërkohet dëmshpërblim për punonjësin.

“Ne do të kërkojmë dëmshpërblim monetar dhe rikthim në punë. Gjithashtu nëse nuk ankimohet si vendim, do ti kërkojmë edhe Komisionerit që të dalë me një vendim tjetër që të kërkohet rikthimi në punë për shkak të trajtimit diskriminues nga ana e institucionit përgjegjës”,-përmbyll Gentian Sejrani.

Rast diskriminimi është konstatuar edhe gjatë vitit 2021 në Bashkinë Tiranë, ku policia Bashkiake ndaloi një të moshuar në zonën e njohur si ish-stacioni i trenit në Tiranë, duke iu sekuestruar biçikleta dhe materialet që po transportonte, me pretendimin se ato ishin marrë nga kontejnerët e mbetjeve. Diskriminim ky i cili i kushtoi Bashkisë Tiranë 2.5 milionë lek.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *