Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimeve të shportës dhe naftës

Çmimi i naftës arriti sërish shifrën 258 lekë, pas vendimit të Bordit të Transparencës, duke u kthyer kështu pas në mars ku qytetarët mbushën rrugët për të protestuar dhe nafta tregtohej me 260 lekë.

Tre muaj më vonë, aktivistë të Organizatës Politike nisur nga situata aktuale ku ndodhet vendi kanë thirrur një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve.

Shumica dërrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të grabitur e të nëpërkëmbur”, thuhet në njoftimin e OP-së për protestën.

Protesta është thirrur në datën 15 qershor në orën 18:00 dhe do të nis nga Sheshi Skëndërbej për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë.

“Pse po protestohet?”

Aktivisti i Organizatës Politike, Klodi Leka i tha Citizens Channe se arsyet për të dalë në protestë “kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të shumta dhe emergjente për qytetarët e zakonshëm”.

Çmimet, që nga ai i naftës e deri tek buka, produktet e shportës, kostot e qerave, transportit dhe mjeteve shkollore, janë rritur në nivele të papërballueshme”, u shpreh Leka duke shtuar se inflacioni është më i larti në njëzet vitet e fundit.

Në muajin qershor inflacioni vijoi të rritej duke kapur shifrën 6,7%.  Kategoria më e prekur nga rritja e çmimeve është “Ushqimet dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti”. 

Klodi Leka, aktivist i Organizatës Politike

Leka shprehet se arsyet për të dalë në protestë të mërkurën janë me qindra, nisur nga mospasja e një perspektive të qëndrueshme për të rinjtë, “autoritarizmi i pushtetit, martesa e shtetit me oligarkinë në dëm të arkës dhe pronës publike, lodhja nga një establishment i korruptuar tridhjetë vjeçar”.

Kristiana Kola gjithashtu aktiviste e Organiztës Politike shprehet se pas protestave masive u arrit ulja e çmimit të naftës dhe çmimeve të shportës por tani “çdo ditë e më shumë çmimet e produkteve bazike po rriten dhe qeveria jo vetëm hesht po e ka parashikuar këtë gjë me argumentin se ndodhemi në një krizë globale.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare i cili gjithashtu ka marrë pjesë aktivisht në protestat e marsit, shprehet se “protestat duhet të vijojnë si e vetmja formë presioni keqqeverisjes dhe abuzimit me çmimet”.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare

Mbështes çdo lloj iniciaitve për të protestuar dhe ngritur shqetësimet që kanë qytetarët. Në këtë situatë ka nevojë për nje koalicion  qytetar për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike”, tha Xhemollari.

“Populli është në krizë, po qeveria çfarë po bën?”

Për Lekën, në situata të ngjashme -kur ka kriza të këtyre përmasave- “lipsen veprime të forta dhe të pazakonta nga autoritetet qendrore”.

Por ai mendon se qeveria deri më tani nuk ka marrë asnjë masë të majftueshme për përballimin e krizës. 

Në mars kur qytetarët dolën në protestë, qeveria ofroi një “paketë rezistence” e cila nuk i ka zgjidhur problemet e qytetarëve, duke i detyruar të dalin sërish në shesh. 

Kjo paketë u konsiderua e pamjaftueshme nga aktivistët dhe ekspertët. 

Foto nga protestat e marsit kunder rritjes se cmimeve/ Foto: Citizens Channel

Qeveria nuk mund ta shpërfillë jetën e vështirësuar të qindra mijëra qytetarëve dhe t’i falë 80 milion euro oligarkëve të angazhuar në ndërtimin e veprave publike”, thotë Leka dhe shton se edhe në krizën ekonomike ashtu si në pandemi dhe gjatë tërmetit “bankat dhe oligarkët, korporatat dhe  ministrat, për habi i kanë shtuar fitimet e tyre, kurse popullata është varfëruar”. 

Aktivisti shprehet se qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama i ka shpërfillur interesat e shumicës “për hir të majmjes së mëtejshme të pakicës”, dhe këtë e ka bërë edhe në kohë krizash.

Ne do të dalim në rrugë për t’i thënë qeverisë se nuk jemi dakord me gjendjen dhe masat e marra dhe siç e kemi theksuar në posterin e protestës, pilafi nuk mban më ujë”, përmbyll Leka.

“Kërkesat për përballimin e krizës”

Organizata Politike ka dhë disa kërkesa konkrete për qeverinë të cilat lidhen me situatën ekonomike.

Kristiana Kola, aktiviste e OP-së i tha Citizens Channel se “përpos uljes së çmimeve aktivistët kërkojnë prej shumë kohësh miratimin e Kartës Sociale që do të ndihmonte në lehtësimin e jetës së qytetarëve”.

Kristiana Kola, aktivsite Organizata Politike

Kërkesat e tyre janë:

1-Miratimi i minimumit jetik me 18000 leke për person

2-Rritja e pagës minimale 43000

3-Taksim vërtet progresiv, ku ata që kanë më shume, paguajnë më shumë

4-Indeksim të pagave dhe pensioneve

5-Transport publik me çmime te përballueshme dhe shendetësi publike falas. 

Kola shprehet se këto janë masa që çdo qeveri duhet të ndëmrarrë në kohë krize për të lehtësuar vështirësite ekonomike të qytetarëve në nevojë.

Synimi ynë është të organizohemi dhe ta bëjmë qeverinë të dëgjojë kërkesat tona”, tha Kola për Citizens Channel.

“Nafta në qiell, vendi pa rafineri”

Nafta ka kapur shifrën 260 lekë për litër që është çmimi më i shtrenjtë në rajon. 

Në dhjetor të  vitit të kaluar u shemb një nga rafineritë më të rëndësishmë në vend, Rafineria e Ballshit, përballë së cilës qeveria shqiptare mbylli sytë, duke e lënë një aset të tillë të shitej për skrap.

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar Sokol Dautaj shprehet se situata e tanishme i ka rrënjët dy vite më parë dhe është e paralajmëruar.

Sokol Dautaj, Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar

Sot realisht po flitet me gjuhën e naftëtarëve. Nafta me subvencion tek fermerët, nafta me subvencion tek peshkimi dhe tek transporti. Dihet që gjaku i industrisë është nafta, dhe këto janë pasojat e shkëtërrimit të rafinerisë se Ballshit”, tha për Citizens Channel Dautaj.

Ai kujton se çmimi i naftës nga 180 që e nxirrte privati “se ne e nxirrnim më pak, sot ka shkuar 260 lekë”. 

Këto janë pasojat e mosmbështetjes së naftëtarëve që  u lanë në mëshirë të fatit dhe u lanë vetëm”, thotë Dautaj duke shtuar se ekzistenca e një rafinerie publike të menaxhuar nga shteti “është jetike jo vetëm e nevojshme”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *