Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tregtarët me çadra plazhi me vete, rikonstruksioni i markatës në Durrës nuk plotëson kushtet

“100 herë më mirë markata e vjetër, ishte më e favorshme për ne”, – thotë Azemi për Citizens Channel, një nga shitësit e Tregut Agrobujqësor në Durrës.

Edhe pse kanë vetëm dy muaj që janë vendosur në ambientin e rikonstruktuar, tregtarët shprehen të pakënaqur me kushtet ku punojnë.

Më 22 mars, në ditën e parë të punës në tregun e rimodeluar, tregtarët u ankuan për mungesë të banakëve dhe ngushtësi nga tezga në tezgë, ndërsa sot ankesat janë shtuar.

“Që kur filloi vapa, kam hapur çadrën e plazhit. Më prishet malli, me tension jam. Që nga pesë korriku vjet kanë pasur kohë dhe kur erdhi fundi po siç kemi qenë”,  – tha një tjëtër tregtare.

Me pesë korrik të 2021, 250 tregtarët u zhvendosën përkohësisht te Fusha e Rërës, në lagjen nr. 18, ku punuan në kushte bazike deri në rikonstruksionin e ambientit final.

“Është një investim i kërkuar shpesh dhe nga qytetarët që operojnë aty. Kemi marrë masat për të caktuar një vend alternativ për ato subjekte, që duan të vazhdojnë të tregtojnë. Në kushtet ku jetojmë sot, është shumë i domosdoshëm ky investim, për të dhënë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve të Durrësit, por dhe për të pasur më shumë kujdes me kushtet e higjienës, ku tregtohen produktet ushqimore”, – u shpreh kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako në një deklaratë për mediat.

Sipas planit, është ndryshuar komplet struktura e mbulesës dhe janë përdorur panele sanduiç.

“Më përpara vendosnim kartona lart në tavan, tani nuk mundemi, është e mbuluar me plastikë të hollë. Rrimé nga e keqja”, – vijon Azemi.

Nga një foto e vendosur në hyrje të markatës duket qartë që tregtarët janë detyruar të sigurojnë edhe mjete bazike për të mirëmbajtur ambientin.

Citizens Channel kontaktoi Bashkinë Durrës, e cila pohoi se tregu i sapopërfunduar është i hapur nga të gjitha anët, përveç pjesës së sipërme, ndërsa për detajet inxhinjerike do t’i përgjigjen kërkesës për informacion.

Projekti ka kushtuar  60 milionë lekë të reja me TVSH, ndërkohë që tregu ishte përcaktuar për t’iu nënshtruar rikonstruksionit që në vitin 2019 .

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *