Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata e Strasburgut dënon sërish shtetin shqiptar për shkelje të të drejtave të njeriut

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli sërish fajtor shtetin shqiptar për shkelje të të drejtave të njeriut. Shteti shqiptar ka shkelur konkretisht nenin tre të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kundrejt katër anëtarëve të një familjeje të komunitetit rom dhe kushëririt të tyre në një fshat pranë Fierit.

Sipas nenit 3 të KEDNJ, thuhet se “askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues”.

Në vitin 2014,  Gjykata e Fierit shpalli fajtor Panajot Alushin bashkë me pjesëtarë të familjes së tij me 4 muaj burg me kusht, për shkak të pengimit të punonjësve të policisë për të arrestuar një qytetar.

Ky vendim u pranua dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë, por nuk u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese.

“Për 9 vite dyerve të gjykatave”

Ngjarja zë vend në dhjetor të vitit 2013, teksa familja e Panajot Alushit që po konsumonte darkën dëgjoi trokitjen e fortë në portën e shtëpisë.

Godisnin portën dhe vjen nusja ime thotë, kush janë këta me maska te porta. Sa hapi portën babi im tha kush jeni ju, ata goditën, nuk u prezantuan fare. E gjakosën babin tim. Dola edhe unë më goditën edhe mua. Mbas meje doli mami im, edhe mamin tim edhe vëllain tim e goditën”,-rrëfen Panajot Alushi për Citizens Channel.

Panajot Alushi

Më pas familjarët u njohën me padinë e ngritur ndaj tyre se kishin kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik për të arrestuar një qytetar.

Arsyeja që nxorën ata në gjykatën e Fierit thonin që kanë hequr kriminelin nga duart tona. Nuk ka pasur asnjë person në familjen time që unë kam mbajtur. Ata s’kishin as kriminel kur u futën në banesë as të kërkuar nuk kishte në shtëpinë time asnjë gjë”, thotë Alushi.

Ai tregon se pasi Gjykata e Fierit i shpalli fajtor duke i dënuar me tre muaj ata e apeluan çështjen në Gjyaktën e Apelit në Vlorë. 

Më pas edhe gjykata e Apelit Vlorë nxori vendimin me burg, e ka bërë me kusht 18 muaj për secilin person. Për të pestë veta, me 18 muaj burg me detyrim paraqitjeje. Jemi paraqitur rregullisht atje, pastaj na zuri amnistia”, tregon më tej Alushi.

“Shteti shqiptar diskriminon familjen rome duke shkelur ligjin”

Panajot Alushi tregon se ka qenë aktivist dhe ka artikuluar shumë çështje që i përkasin komunitetit rom.

Artikuloja dhe ja referoja avokatit dhe më pas e ndiqnin ata për cështjet në nevojë, për ndihmën ekonomike. Isha i përgatitur dhe i dija rregullat se si mund t’i kërkoja të drejtat e minoritetit rom”, shton Alushi.

Avokatja e çështjes Anisa Metalla pjesë e organiztës Shërbimi Ligjor Falas, shprehet për Citizens Channel se anëtarët jo vetëm u dhunuan nga policët por u shpallën dhe fajtor  “sikur ishin ata që penguan punonjësit të kryenin detyrën e tyre”.

Anisa Metalla, Shërbimi Ligjor Falas

Ajo argumenton se Gjykata ka konstatuar shkelje sa i takon mos ndjekjes së procedurave të duhura për të evidentuar trajtimin çnjerëzor dhe degradues që është ushtruar ndaj anëtarëve të komunitetit.

“Gjykata thotë se nuk ka pasur një hetim të drejtë për të marrë në konsideratë pretendimet e këtyre njerëzve. Sepse janë më të varëfër më të margjinalizuar dhe nuk janë trajtuar me dinjitet”, thotë Metalla.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *