Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Në 5 muajit e fundit buxheti i shtetit u rrit me 342 milion euro ndikuar nga rritja e çmimeve

Buxheti i shtetit u rrit me 342 milionë euro më shumë, deri në fund të majit, krahasuar me një vit më parë. 

Të ardhurat totale për 5 mujorin e 2022 u realizuan në masën 107 % të planit.

“Të ardhurat totale  u realizuan në masën 233.3 miliardë Lekë ose 107 % të planit të 5-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 41.8 miliard lekë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të ardhurat e buxhetit të shtetit nga TVSH-ja në import gjatë kësaj periudhe ishin 59.3 miliardë lekë, 29.5 % më shumë se një vit më parë.

3.7 miliardë ose 6.7% më shumë se plani për 5 mujorin 2022”, njofton ministria.

Ndërsa të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) ishin 16.6 miliardë, 76.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 320 milionë ose 2% më shumë se plani i shtetit. Një rritje me diferencë të madhe krahasuar me vitin e kaluar. 

Të ardhurat e Përgjithshme (në milionë Lekë)/Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2022) 

Ndërkohë rimbursimet kanë pësuar ulje, për periudhën 5 mujore 2022 ato ishin 5.6 miliardë lekë ose 54.8% më pak se 5 mujori 2021 si dhe 20.8% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5 mujorin 2022.

Shteti shqiptar ka fituar 20.8 miliardë lekë nga të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin. 

37.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 5.8 miliardë lekë ose 38.7% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Nga tatimi mbi të ardhurat personale shteti ka fituar 19.1 miliardë lekë, pra 19.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 927 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Edhe nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, arka e buxhetit të shtetit u shtua me 47.8 miliardë lekë,  pra 10.2% më shumë se 5 mujori 2021.

Shpenzimet korrente dhe kapitale Plan vs Fakt (në milionë Lekë)

Arka e shtetit shqiptar u shtua gjatë 5 mujorit të fundit, -ku çmimi i naftës ka pësuar rritje të ndjeshme duke kapur shifrën 260 lekë për litër- me 19.5 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se 2021.

Nga plani i akcizës për 5 mujorin 2022 të shtetit, shuma ishte 7.8% më pak se plani i parashikuar.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 213.4 miliard lek me një realizim në masën 90.5 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar më i lartë ose 1.28 miliard LEK më shumë, njofton Ministria e Ekonomisë.

“Buxheti i shtetit u shtua, qytetarët paguan më shumë”

Ndërkohë që buxheti i shtetit u rrit me 342 milionë euro  gjatë 5 mujorit të 2022, qytetarët kanë paguar më shumë para për të blerë ushqimet, për naftë, transportin dhe shërbime të tjera.

Rritja e të ardhurave nga taksat kryesisht reflekton rritjen e çmimeve”, shprehet eksperti i ekonomisë Klajdi Bregu. Ekonomisti analizon se kjo rritje ka rezultuar në një sufiçit të buxhetit prej 19.9 miliard LEK. 

*Sufiçit është teprica e të ardhurave kundrejt shpenzimeve në buxhet.

Duke marrë parasysh që qeveria gjatë të njëjtës periudhe planifikonte të kishte një defiçit prej 17.8 miliard LEK, rritja e të ardhurave tregon qartë një përmirësim të ndjeshëm për buxhetin e shtetit”, shprehet Bregu por shton se edhe pse kjo rritje e të ardhurave është e mirë ka disa probleme nga pas.

Klajdi Bregu, ekspert ekonomie

Së pari, kjo rritje mund të mos vazhdojë gjatë “sepse me rritjen e çmimeve mund të bjerë edhe kërkesa gjë e cila mund të na çojë edhe në një recesion”.

Nëse ndodh ky skenar, thotë Bregu për pasojë do të bien edhe të ardhurat e shtetit. 

Së dyti  “këto të ardhura të shtuara janë një lajm i mire sepse nuk po rritet borxhi publik, por nëse inflacioni qëndoron i lartë me shumë gjasa edhe interesat e borxhit do të rriten”.

Sipas ekspertit të ekonomisë edhe ky skenar i dytë mund  të sjellë vështirësi të mëtejshme “për barrën fiskale që ne kemi dhe egziston edhe mundësia që të kalojmë në një krizë financiare”. 

Prandaj ai sugjeron që këto të ardhura të përdoren në mënyrën më efiçente të mundshme nga qeveria.

“Ç’të bëjmë me TVSH-në?”

Shqipëria ka TVSH-në më të lartë në rajon me 20%. Qeveria shqiptare taton 20% për produkte ushqimore si bukë, gjalpë, djathë, drithëra, erëza, miell, fruta,, mish, qumësht, makarona etj. 

Sipas të dhënave të Bashkimit Europian dhe PwC të përpunuara nga OpenData, norma mesatare e TVSH-së që aplikohet në vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimor është 9%, ndërsa në Shqipëri 20%

Ekonomisti Klajdi Bregu shprehet për Citizens Channel se ulja e TVSH-së do të ulte buxhetin e shtetit po do të ndihmonte qytetarët që t’i pagujnë ushqimet më lirë. 

Problemi që kemi ne është se keta nuk mbledhin dot taksa diku tjetër dhe i marrin nga TVSH-ja. Kjo është pak kompelke edhe me situatën e borxhit që kemi.Ndoshta duhej bërë një ulje e përkohshme”, argumenton Bregu.

Për ekonomistin skenari më pozitiv do të ishte ulja e taksave dhe shpenzimeve njëkohësisht “por kjo ka pak gjasa të ndodh jo me këtë qeveri të paktën”.

Kjo do ndihmonte qytetarët dhe nuk do rëndonte në borxh”, thotë Bregu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *