Organizata “Iliria” me bashkëpunim me Co-PLAN-in, ka propozuar një amendim të ligjit “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” që synon të shtojë në ligjin aktual masat parandaluese për mbrojtjen e tokave bujqësore, vreshtave dhe kullotave nga zjarret e qëllimshme. Po ashtu është përgatitur edhe një rregullore/udhëzim mbi mënyën se si duhet bere djegia e tokave ne rastet e lejuara.

Sipas specialistëve, djegia e tokave bujqësore mbetet një ndër shkaqet kryesore të zjarreve në vend, ndërsa të dhënat tregojnë se në vitet 2007-2020, në Shqipëri janë djegur 356.915 hektarë pyje ose 35% e sipërfaqes së përgjithshme të pyjeve.

Gati 40% e zjarreve që kemi në pyje në Shqipëri dhe në gjithë botën vijnë pikërisht nga djegia e tokave bujqësore”, – pohon eksperti i mjedisit Abdulla Diku, i cili është një nga nismëtarët e këtij propozimi, nxitur nga situata e jashtëzakonshme e zjarreve vit pas viti.

Përfaqësues të organizatës “Iliria” kanë zhvilluar takime konsultimi me përfaqësues të komuniteteve, fermerëve dhe institucioneve në gjashtë qarqeve në Shqipëri: Fieri, Shkodra, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan rreth problematikës së zjarreve në vend, para se të dilnin me një propozim konkret.

Fermerët mbeten shkaktarët kryesorë të zjarreve në tokat bujqësore, ndonëse këto zjarre janë të paqëllimshme, shpjegojnë ekspertët.

Gjithë mbetjet që vijnë pas procesit të korrjes kanë një kosto dhe shpesh fermerët nuk kanë mundësi që të përballojnë koston e lëvizjes së materialit dhe të çuarit në një pikë grumbullimi”, – shpjegon për Citizens Channel Etleva Dashi, Eksperte e Zhvillimit Rural.

Etleva Dobjani, Eksperte e Zhvillimit Rural

Nga ana tjetër, djegia e tokës bujqësore, shpjegon më tej Abdulla Diku, sjell dëme të mëdha, duke i kthyer tokat bujqësore në jopjellore.

Toka është pjellore në sajë të lëndëve organike dhe lëndëve ushqyese që ka dhe kryesisht këto lëndë janë të përqendruara në pjesën e sipërme të tokës, pra, 10-15 centimetrat e parë të tokës”, – thotë ai për Citizens Channel.

Dhe zjarri djeg lëndën organike dhe të gjithë elementët mikrobiologjikë të tokës, faunën e tokës që e shkrifton e bën atë më pjellore, më të frytshme”.

Ndikimet e këtyre zjarreve shtrihen dhe në nivel kombëtar, pohojnë më tej ekspertët, pasi ka rrezikshmëri për vetë jetën e fermerëve.

Ne kemi pas plot raste që banorë të ndryshëm kanë humbur jetën, pikërisht duke djegur këto mbetje nga krasitjet e vreshtave, duke djegur tokat bujqësore, ferrat anash kanaleve

Sektori i turizmit po ashtu ndikohet nga zjarret e tokave bujqësore, pohon Etleva Dobjani. Zjarri, thekson ajo, mund të bëhet shkas për aksidente rrugore të qytetarëve dhe turistëve.

Imagjinoni të vijnë turistë, po themi në superstradën Tiranë-Durrës apo për të shkuar në jug të Shqipërisë dhe krahas saj të shohin tym, djegie të tokave bujqësore”, – shprehet Etleva Dashi.

Ka të bëjë me sigurinë e jetës, por edhe të pronës”, – vijon eksperti i mjedisit Abdulla Diku.

Abdulla Diku, ekspert mjedisi

Përhapja e shpejtë dhe e pamenaxhueshme e zjarrit bën që dëmi të shtrihet dhe në pronën private të shumë fermerëve.

Kemi plot raste gjatë këtyre viteve që dikush ka tentuar të djegë mbetjet në atë pjesë të arës, por zjarri është bërë i pamenaxhueshëm; ka djegur prona, vreshta, pemëtore, ullishte. Ka djegur dhe toka të tjera”, – përfundon Diku.

Dhe cili është propozimi?

Sipas avokatit Dorian Malija, kuadri ligjor shqiptar mbetet i cunguar sa i përket adresimit të këtij fenomeni i cili është prezent prej shumë vitesh në Shqipëri.

Çdo vit kemi qindra hektarë që digjen dhe është e nevojshme që të ndërhyhet në legjislacion, sepse legjislacioni shqiptar nuk e ka të parashikuar në mënyrë specifike rregullat që duhet të udhëzojnë individët që merren me këtë proces”, – pohon Matlija për Citizens Channel.

Në shtesën e propozuar në ligjin aktual “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, caktohen disa kushte specifike se kur nuk mund ose mund të lejohen djegia e mbetjeve nga fermerët.

Propozimii ri për ligjin ekzistues përcakton se zjarret nuk duhet të lejohen nga data një prill deri në 31 tetor të çdo viti, ndërsa gjatë muajve të mbetur, djegia duhet të bëhet pasi të jetë marrë leje nga qeverisja vendore, brenda orës 8:00 – 18:00.

Ligjit ‘Për mbrojtjen e tokës’ i mungon një parashikim se kur lejohet dhe kur nuk lejohet zjarrvënia, cilat janë përjashtimet, cilat janë përjashtimet e përjashtimeve në raste të caktuara. Ne jemi munduar ta adresojmë përmes një amendamenti që kemi propozuar”.

Dorian Matlija, avokat

Sipas avokatit Dorian Matlija, propozimi ka ardhur pas një krahasimi mes praktikave të mira me shtetet e tjera. Vendet e Bashkimit Evropian e kanë të ndaluar ndezjen e zjarreve në tokat bujqësore dhe në kullota.

Pra, kemi marrë disa udhëzime nga praktika të mira qoftë të Bashkimit Evropian, qoftë të kontinentit të Amerikës së Veriut”, – pohon Matlija.

Ky amendim specifikon qartazi se duhet të ndalohet në formë të prerë ndezja e zjarreve në zonat e mbrojtura, turistike dhe pikat kufitare si dhe distancën nga akset kombëtare, sipërfaqet pyjore, pikat e karburantit, të konsideruara zona me rrezikshmëri të lartë.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu