Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Barometri: “Në vendnumëro me korrupsionin”, edhe pse qytetarët e shohin si rrezikun kryesor ndaj sigurisë

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (QSDQ) publikoi rezultatet e anketës kombëtare “Barometrin e Sigurisë, Shqipëri”, raport i cili për të katërtin vit rresht analizon gjetje që lidhen me opinionet e qytetarëve të Shqipërisë rreth politikave për sigurinë kombëtare dhe korrupsionit.

QSDQ intervistoi 1110 qytetarë (50.7% meshkuj dhe 49.3% femra) në 61 bashki të Shqipërisë. Pyetjet u orientuan drejt katër fushave: korrupsioni dhe anti-korrupsioni, siguria dhe barazia gjinore, siguria bashkëpunuese dhe kërcënimet e sigurisë.

Barometri i sigurisë është një dokument i rëndësishëm sepse prodhon në mënyrë të vazhdueshme të dhënat për të analizuar çështje të sigurisë në Shqipëri”, – thotë për Citizens Channel Arjan Durmishi, autor i këtij raporti.

Barometri konfirmoi edhe një herë se korrupsioni perceptohet si kërcënimi më i rëndë i sigurisë nga qytetarët.

39.3% mendojnë se korrupsioni është kërcënimi numër një i sigurisë, ndërsa 27.4% e identifikojnë atë si kërcënimin e dytë më të rëndësishëm”, – shkruhet në raportin e publikuar.

Arjan Dyrmishi, autor i “Barometrit të sigurisë, Shqipëri”

Sipas Dyrmishit, një gjetje me shumë interes sa i përket korrupsionit është frika për ta denoncuar atë.

Nuk prisja që pasiguria sa i përket të drejtës së fjalës të ishte kaq e madhe”, – vijon më tej ai.

Jemi të kënaqur që barometri, të katërtin vit, vazhdon të furnizojë me të dhëna diskutimin publik sepse në Shqipëri ka një mangësi shumë të madhe për sa i përket përdorimit të të dhënave”, – përfundon autori Arjan Durmishi.

“Asgjë e re nga lufta kundër korrupsionit”

Shumica dërrmuese e të anketuarve (84.5%) mendojnë se korrupsioni vitet e fundit nuk është reduktuar, madje pjesa më e madhe (52.3%) mendojnë se ky fenomen është rritur.

Sa i përket besimit se situata do të përmirësohet, vetëm 27.1% e qytetarëve janë optimistë dhe besojnë se korrupsioni do të reduktohet vitet e ardhshme, ndërsa 50.3% besojnë se niveli i korrupsionit do të jetë i njëjtë.

Screenshot nga raporti “Barometri i Sigurisë, Shqipëri”

Shkaktarët e korrupsionit në sytë e qytetarëve

Qytetarët fajësojnë institucionet dhe oligarkët, duke i konsideruar ata shkakun kryesor të korrupsionit. Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve pohojnë se tolerimi i korrupsionit nga qytetarët është po ashtu shkaktar i korrupsionit.

Screenshot nga raporti “Barometri i Sigurisë, Shqipëri”

Sa i përket pyetjes se kush mban përgjegjësi për vazhdimësinë e korrupsionit në Shqipëri, raporti thekson se “shumica dërrmuese e qytetarëve, 73.2%, identifikojnë politikanët, ndërsa 14.7% thonë se përgjegjëse është administrata publike”.

Pyetur rreth transparencës institucionale, 45.8% e të anketuarve u shprehën se ka mbetur e njëjtë, krahas 27.3% të cilët pohojnë se transparenca është rritur/është rritur disi.

38.4% e qytetarëve mendojnë se SPAK është serioz në luftën kundër korrupsionit, 25.9% e tyre thonë kështu për gjykatat anti-korrupsion.

Vetëm 23% thonë se qeveria është serioze në luftën kundër korrupsionit”, – shkruhet në raport.

Në aspektin gjinor, qytetarët mendojnë se burrat janë më të prirur se gratë per t’u përfshirë në veprime korruptive.

“Shumica e të anketuarve besojnë se denoncimi i korrupsionit nuk do të sjellë ndryshim”

Një pjesë e madhe e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është i rrënjosur aq thellë në Shqipëri, se denoncimi i tij nuk do të sillte asnjë ndryshim.

“Gati 45% e të anketuarve mendojnë se denoncimi i tij nuk do të sjellë asnjë ndryshim, ndërsa 42% të tjerë janë dakord vetëm pjesërisht me këtë pohim”, – shkruhet në raport.

Vetëm 12.2% mendojnë se denoncimet e korrupsionit do të sjellin ndryshim”, – shkruhet në raport.

Raporti nxjerr në pah se kryerja e vetingut të politikanëve do të ulte korrupsionin.

Shumica prej 62.3% kanë përgjigje pozitive. 25.2% mendojnë se vetting-u i politikanëve ka mundësi të ulë korrupsionin ndërsa 12.1% kanë dhënë përgjigje negative”.

“Korrupsioni – rrezik më i madh se lufta”

Pas korrupsionit, qytetarët listojnë luftën në vendet e tjera si kërcënim serioz për sigurinë, thuhet në raportin e publikuar. Po ashtu listohen dhe faktorë të tjerë që cenojnë sigurinë e qytetarëve, si: krimi i organizuar, terrorizmi, pandemitë, etj.

Screenshot nga raporti “Barometri i Sigurisë, Shqipëri”

11.2% e qytetarëve e kanë identifikuar krimin e organizuar si kërcënimin më serioz të sigurisë, me 19.2% të tjerë që e konsiderojnë atë si kërcënimin e dytë më të rëndësishëm”, – shkruhet në raportin e publikuar.

86.4% e qytetarëve shprehen të shqetësuar për sigurinë e të ardhmes si rezultat i zhvillimeve të përgjithshme të Shqipërisë.

Siguria dhe barazia gjinore

Shumica e qytetarëve, 68.7%, mendojnë se gratë janë më pak të sigurta se burrat në Shqipëri. Përqindja e femrave që kanë një mendim të tillë është më e lartë, 74,9%”, – thuhët me tej në raportin “Barometri i sigurisë”.

Sa i përket dhunës në familje, një pjesë e madhe e të anketuarve pajtohet se ajo prek kryesisht gratë.

Screenshot nga raporti “Barometri i Sigurisë, Shqipëri”

Lidhur me kuadrin ligjor, 68.8% e të anketuarve mendojnë “se ekzistojnë politika dhe ligje që garantojnë siguri të barabartë për burrat dhe gratë”.

Fuqizimi ekonomik i grave, sipas të anketuarve (82%) do të reduktonte dhunën në familje. “Më shumë gra priren të mendojnë kështu, 87.2%”, – shkruhet në raport.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *