Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Të moshuarit lihen në harresë, vetëm 1.6% marrin shërbime sociale

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në një raport të fundit të publikuar për Shqipërinë, thekson se në 20-vjeçarin e fundit, mosha e personave mbi 65 vjeç është rritur 2.3 herë, duke arritur shifën 420 mijë. Në vitin 2020, 90.9 mijë persona në Shqipëri vlerësohet se kanë nevojë për kujdes afatgjatë. Nga ky target-grup, vetëm 1.6% e të moshuarve marrin shërbime sociale.

Sipas raportit të moshuarit vlerësohet të kenë nevojë për kujdes afatgjatë, i cili tashmë nuk ofrohet më as nga familjarët, e as nga bashkitë përkatëse. Numri i të moshuarve që do të kenë nevojë për shërbime sociale pritet të rritet ndjshëm deri në vitin 2050.

Numri i të moshuarve do të rritet me 161.1 mijë deri në vitin 2050”, – shkruhet në raport.

Sipas të dhënave të marra nga Shërbimi Social, në vitin 2021 në total 1,682 persona të moshuar marrin shërbime sociale në Shqipëri. Korça dhe Tirana ofrojnë shërbime për afro 400 të moshuar secila, ndërsa Vlora është qyteti që jep më pak shërbime ndaj të moshuarve në nevojë. Konkretisht, vetëm 40 të moshuar marrin shërbime.

Ka shumë pak mekanizëm mbështetës për shërbimet e kujdesit në shtëpi”, – shkruhet në raportin e ILO-s. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës nevojitet urgjentisht zhvillimi i shërbimit të kujdesit profesional të bazuar në komunitet, shtëpi, duke pasur një shtrirje më të gjerë gjeografike.

Aktualisht, sistemi i vetëm mbështetës për të moshuarit në Shqipëri, janë të afërmit e tyre. Tashmë alternativa e mbështetjes te të afërmit nuk konsiderohet e qëndrueshme, si pasojë e punësimit të grave, që janë kujdestaret kryesore të tyre.

“Të moshuarit në periferi”

Të moshuarit që jetojnë vetëm në zonat rurale dhe të largëta janë veçanërisht të pambrojtur. Vlerësohet se 46% e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart jetojnë në zonat rurale”, – saktësohet në raport.

Organizata Ndërkombëtare e Punës shpjegon se ata nuk jetojnë me anëtarët e familjes që mund të kujdesen për ta, nuk kanë akses në shërbimet formale të kujdesit afatgjatë, qoftë përkujdesje rezidenciale, kujdes në shtëpi apo shërbime komunitare.

Të moshuarit në zonat rurale gjithashtu përballen me disavantazhe në pensione, akses në kujdesin shëndetësor dhe programe të tjera të mbrojtjes sociale”, – theksohet në raport.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria sipas ILO?

Sipas ILO-s, Shqipëria duhet të hartojë një udhëzues të detajuar, pasi mungesa e një përcaktimi të qartë të nevojave të kujdesit afatgjatë përbën një pengesë për ofrimin e shërbimit të kujdesit ndaj të moshuarve.

Si rezultat, shumë komuna dështojnë të përfshijnë kujdesin social për të moshuarit në planin e tyre të kujdesit social”, – thuhet në raport.

Organizata Ndërkombëtare e Punës përcakton se:

  1. Është thelbësore të caktohen pika qendrore për ofrimin e ndihmës për të moshuarit dhe familjet e tyre dhe koordinimi me ofruesit e shërbimeve dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.
  2. Është e nevojshme të qartësohen përgjegjësitë dhe kompetencat e kërkuara për ato pika kontakti. Nxitja e profesionistëve që kryejnë menaxhim efikas dhe efektiv të kujdesit do të jetë vendimtar për arritjen e shëndetit të integruar dhe kujdesit afatgjatë në Shqipëri.
  3. Sigurimi i fuqisë punëtore të përshtatshme është një detyrë tjetër urgjente për Shqipërinë për të përballuar një kërkesë në rritje për shërbime.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *