Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Barometri i KSHH: Qeveria mohoi të drejtat dhe liritë e njeriut gjatë pandemisë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit prezantoi sot gjetjet kryesore të një studimi të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut gjatë pandemisë.

Barometri përfshin një anketim të kryer me rreth 800 persona dhe një analizë ligjore të akteve normative të miratuara gjatë periudhës së pandemisë.

Erida Skëndaj, drejtuese ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), prezantoi gjetjet dhe u shpreh se gjatë kësaj periudhë është vënë re një mosrespektim i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kufizim i tyre.

Kufizimet e vendosura gjatë pandemisë nëpërmjet akteve normative, u bënë pa konsultim dhe cënuan parimin e proporcionalitetit, theksohej në raport.

Skëndaj tha se masat e ndërmarra nga qeveria kanë qenë të ashpra dhe të diskutueshme, ku veçoi mungesën e konsultimit.

“Përveç Komitetit të Ekspertëve, masat nuk janë konsultuar me palë të tjera. Konsultimi u shmang edhe në procedurat e shqyrtimit”, tha gjatë fjalës së saj Skëndaj.

Ajo u shpreh se në situata të ndryshme shteti është përgjigjur ndryshe dhe në këto përgjigje ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

“Synimi i Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit mund të arrihej me masa më pak represive, të përshkallëzuara dhe të planifikuara më herët. Interesi që u mbrojt ishte jeta dhe shëndeti i çdo qytetari”, tha Skëndaj.

“Liria e tubimit u mohua gjatë pandemisë

Një nga gjetjet kryesore të montiromit ishte mohimi i të drejtës së tubimit.
Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare përmendi një rast ku policia kishte ndalaur të jepte leje për protestë një personi të vetëm me arsyetimin se tubimi është i ndaluar për shkak të pandemisë.

“Liria e tubimit nuk u kufizua po u mohua nga Policia e Shtetit. Pra një përson në mënyrë individuale nuk protestonte dot”, tha Xhemollari duke shtuar se këto janë momente që vlejnë edhe për të ardhmen, për të vlerësuar mënyrën se si reagon një qeveri në situata krize.

Kriza e pandemisë u përdour nga qeveria për të legjitimuar shumë veprime, që sipas Blerjana Binos drejtoreshë e rrjetit Safe Journalists, është bërë tashmë një precedent për qeverinë.

“Kryeministri tani më po e përdor konceptin e krizës për të cënuar shumë të drejta, kriza e tërmetit, kriza e pandemisë, kriza energjitike, kriza e luftës”, tha Bino.
Erida Skëndaj solli në vëmendje si rast flagrant të përdorimit të pandemisë për qëllime arbitrare, rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Shembja me urgjencë e Teatrit Kombëtar gjatë pandemisë është një moment kyç”, tha Skëndaj.

Momenti i shembjes së teatrit lidhet ngushtë edhe me të drejtën e tubimit, pasi duke qenë se kjo ndalohej qeveria kishte në dorë justifikimin për të arrestuar protestuesit.
“Shqetesues është përdorimi i pandemisë për të sheklur të drejtat e njeriut. Pati përdorim të pandemisë për të kufizuar lirinë e tubimit”, tha Erisa Xhixho anëtare e Komisionit për Çështjet Ligjore, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike.

Xhemollari solli në vëmendje një tjetër rast ku e drejta e tubimit është shkelur.
Dy të moshuar në Dibër u gjobitën me 10 milionë lekë si organizator të protestës kundër HEC-it në Skavicë.

“Proporcionaliteti dhe standardet e dyfishta”

Skëndaj theksoi mungesën e proporcionalitetit në miratimin e akteve normative, por njëkohësisht vendosi theksin tek mospublikimi i tyre ne fletore zyrtare.
“Masat e marra nga qeveria nuk respektojnë kriteret e propocionalitetit” tha Skëndaj.
Të njejtin qëndrim pati edhe Xhixho e cila tha se aktet normative kanë qenë shproporcionale.

Ndërkohë, ka pasur raste gjatë pandemsië që aktet nromatvie nuk janë botuar në fletoren zyrtare, por janë komunikuar në rrjetet sociale.

Mospublikimi i tyre bëri që një banor që kishte marrë gjobë ta kundërshonte atë në Gjykatën e Vlorës e cila tha në vendimin e saj se akti normativ nuk është në fuqi, sepse nuk ishte publikuar. Barometri vlerësoi se ka pasur standarde të dyfishta sa i përket respektimit të akteve të vendosura.

Ndalimi i grumbullimit nuk është respektuar gjatë zgjedhjeve, ku partitë kanë grumbulluar njerëz dhe nuk janë gjobitur, sikurse ka ndodhur me qytetarët. Ndërkohë sa i përket zgjedhjeve, një tjetër përfundim i barometrit ishte shkelja e të drejtës së votës së rastin e qytetarëve të jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

KSHH nënvizoi se ka pasur një ashpërim të politikës penale për parandalimin e Covid-19.
KSHH së bashku me 29 organizata të shoqërisë civile, ngirtën alarmin në prill 2020 përn ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, të cilat dënonin penalisht disa forma të mosbindjes së qytetarëve ndaj masave të vendosura.

“Qeveria përballë barometrit”

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në përgjigje të gjetjeve të barometrit dhe komenteve tha se qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve u përpoq që në fokus të tyre të kishte shëndetin dhe la të nënkuptohej që liritë dhe të drejtat e njeriut vinin më pas.
Në lidhje me anketën e prezantuar, Rakacolli tha se 800 veta nuk janë majftueshëm për të prezantuar të gjithë opinionin publik.

“Nuk po them se jam dyshuese ndaj gjetjeve tuaja por mendoj se 800 veta nuk e përfaqësojnë dot gjithë Shqipërinë”, tha ajo. Rakacolli u përgjigj edhe në lidhje me kritikën e mungesës së kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë. Ajo tha se nuk është e vërtetë që nuk ka pasur kujdes shëndetësor.

Erisa Xhixho u shpreh se qytetarët u kuruan në shtëpitë e tyre duke shpenzuar nga 1 milion euro për kurimin, ndërkohë që Rakacolli tha se kjo ka ardhur nga paditura për mënyrën e kurimit.

Sipas saj, Covid-19 nuk kishtë një kurim të caktuar dhe njerëzit shpenzuan për analiza dhe skaner kur nuk ishte nevoja. Për komunikimin e kryeministrit, për të cilin Blerjana Bino tha se i kalonte kompetencat e tij, Rakacolli tha se ai çdo deklaratë e ka pasur të konsultuar me ekspertët.

“Çfarë zbuloi anketimi”

Në kuadër të barometrit u pyetën edhe 800 qytetarë të moshave të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në lidhje me burimet e informacionit gjatë pandemisë, 35% e tyre merrnin informacion nga burime të alternuara, ndërsa 30% e tye u informuan nga rrjetet sociale.
43% e të anketuarve besojnë se qeveria ka ofruar pjesërisht informacion proaktiv, të besueshëm dhe të aksesueshëm gjatë pandemisë. 37% e tyre mendojnë që e ka ofruar ndërsa 11% mendojnë se jo.

Në lidhje me keqinformimin, 57% mendojnë se nuk janë keqinformuar, ndërsa 20,5% ia vendosin “fajin” rrjeteve sociale, teksa 15.5% mediave audiovizive. 24% e qytetarëve nuk kanë levizur ose kanë lëvizur shumë pak gjatë pandemisë, ndërsa 37% kanë lëvizur në këmbë dhe 39% kanë përdorur mjete private si biçikletë.

Në lidhje me vaksinimin pjesa më e madhe e të anketuarve i ishte nënshtruar vaksinimit, ku 38% e tye kishin pasur mundësi zgjedhjeje për vaksinën ndërsa 21% e tyre jo.
Pjesa që nuk ka pranuar të vaksinohet rendit si arsye, mungesën e besimit te vaksinat, qëndrim i gjatë në listën e pritjes, mungesë transparence.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *