Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shkodër: Shtëpia monument qe “nuk” mbrohet nga shteti

Rajmonda Vasa, një nga trashëgimtaret e familjes së Pashko Vasës, e cila jeton në banesën monumentale të atdhetarit në Shkodër, e ka modifikuar  tabelën në hyrje të godinës me nënshkrimin Monument Kulture ‘nuk’ Mbrohet nga Shteti”.

“Thashë ti zgjoj një herë nga gjumi të gjithë, të vijnë, të shohin, të kthejnë vëmendjen, mos të përfundojë si shtëpia e Luigj Gurakuqit”, pohoi Vasa për Citizens Channel.

Sipas saj dëmet në godinën 320 vjeçare kanë ardhur si pasojë e keqpunimve nga restaurimet, të kryera fillimisht më 2012 e më pas në 2018.

“I jam drejtuar Kryeministrit, Ministres së Kulturës, Drejtorisë së Monumenteve, por prap rri njeriu me shpresë, përgjigje skam marrë prej asnjërit”, shton Vasa.

Rajmonda Vasa

Citizens Channel kontaktoi Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër (DRTK) e cila konfirmoi se ishte në dijeni të rastit.

“Ne kemi realizuar dy projekte, një që konsiston në ndërhyrje të pjesshme, që është një ndërhyrje më emergjente dhe një projekt i cili parashikon ndërhyrjen totale, pra një investim më madhor sesa pjesa e mirëmbajtjes, për ti dhënë ndoshta dhe zgjidhjen përfundimtare”, tha Besara Podgorica, drejtoresha e DRTK, Shkodër.

Besara Podgrorica – DRTK Shkoder

Rajmonda Vasa pranoi se ka pasur një reagim institucional pas betejës së saj të muajve të fundit, por ajo ende mbetet në pritje të zbatimit të këtyre projekteve.

“E kanë kthyer vëmendjen, por ku është realiteti, duhet të kishin filluar punimet, mos të presim vjeshtën”, thekson ajo.

Një problematikë tjetër sipas saj është edhe mungesa e informacionit për turistët e interesuar për shtëpinë monument kulture të kategorisë së parë.

“Tabelat që drejtojnë turistët në Shkodër, banesa Pashko Vasa nuk ekziston. Turistët edhe e gjejnë, por duhet të kenë një orientim”, përfundon Vasa.

Shtëpia 320-vjeçare e Pashko Vasës

Në vitin 1978, kjo shtëpi karakteristike u shpall Monument Kulture i kategorisë së pare. Gryka e pusit, ahuri, oborri tradicional dhe të gjitha stolitë e brendshme të banesës janë dëshmi e vlerave historike të objekteve. Të gjitha dyert, dyshemetë, dritaret dhe tavanet janë mirëmbajtur sipas origjinalit në dru.

Pasho Vasa lindi në qytetin e Shkodrës më 17 shtator 1825.Të parët e fisit të tij, nga i ati, ishin shpërngulur prej Mirdite, duke u zhvendosur në atë shtëpí ku sot është shtëpia e Pashko Vasës.

Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes, “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe ”. “Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi”.

Ai është autor i vjershës së mirënjohur “Moj Shqypni, e mjera Shqypni”, më 1880. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është “Bardha e Temalit” , (Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare.

Që nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *