Disa aktivistë të Nismës Thurje protestuan sot përpara Ministrisë së Turizmit për mungesën e vrojtuesve të plazhit, nisur nga rasti i djeshëm ku një 18-vjeçar humbi jetën në Durrës.

Duke qenë se në plazh nuk kishte pasur një vrojtues, i riu u fut për të shpëtuar dy persona të tjerë që ishin duke u mbytur.

Aktivistët fajësojnë minsitrinë për rastin, duke theksuar se nëse do të kishte vrojtues ngjarja nuk do të kishte ndodhur.

Sipas nenit 7 të Vendimit të Këshillit Ministrave për administrimin e plazheve “të gjitha stacionet e plazhit duhet të garantojnë shërbimin me vrojtues plazhi përgjatë gjithë kohës që subjekti ushtron aktivitetin e tij, për çdo 80 m vijë lineare bregdetare”.

Neni 7 i VKM-se

Aktivistët i sollën në vëmendje ministrisë pikërisht këtë nen dhe deklaruan se mungesa e vrojtuesve deri tani ka shkaktuar 11 viktima nga të cilat 4 të mitur

Egriselda Allushi, aktiviste mbante në duar një ambu (pompë oksigjeni) dhe një kuti të ndihmës së shpejtë. Ajo iu drejtua ministres duke i thënë:

“Kaq duhet zonja ministre, një ambu për ndihmën e shpejtë, nëqoftëse roja e bregdetare nuk do të ishte vetëm nëpër VKM, atëherë në rastin e parë që ai nxjerr të mbyturin nga deti, një mjeku i duhet 4-8 minuta për t’i shpëtuar jetën”.

Aktivistët shprehen se solidaritet është i nevojshëm, por sipas tyre vendit nuk i duhen heronj 18 vjeçar që humbin jetën duke shpëtuar të tjerë, por roje plazhi që shpëtojnë jetë.

“Jemi sot këtu për të vënë gishtin aty ku duhej, sepse të gjithë u solidarizuan dje me heroin në Durrës, por në fakt ne nuk duhet të kemi heronj 18 vjeçar. Ne duhet të kemi vrojtues plazhi ashtui siç përcaktohet në VKM, që ka miratuar Këshilli i Ministrave”, tha për Citizens Channel Amel Bërvizi.

Ata kërkojnë që ministria të zbatojnë VKM-në dhe t’u heq licencën të gjithë subjekteve që nuk kanë një vrojtues plazhi ose nëse nuk e bëjnë dot këtë ministrja të dorëhiqet.

“Praktikisht ministrja ose duhet të jap zgjidhje, ose duhet t’ia kthejë plazhet publikut ose të japë dorëheqjen”, tha për Citizens Channel Brunilda Dhrami.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu