Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqipëria ka mungesë të zbatimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioneri prezanton strategjinë e re

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi KMD, prezantoi të mërkurën planin e ri strategjik 2022-2026 për përmirësimin e ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Qëllim i planit është “të kontribuojë në një shoqëri që do të bëhet më gjithëpërfshirëse, pa diskriminim dhe e sigurt për grupet më vulnerabël”, thuhet në njoftimin për shtyp të KMD.

Gjithashtu plani synon që këta persona të kenë akses më të mirë në shërbimet publike dhe mbështetje të specializuar për të adresuar sfidat dhe nevojat e tyre.

Synimi i planit 5-vjeçar të KMD-së është që të vendosë qëllime, objektiva, masa konkrete dhe të arritshme me qëllim forcimin e institucionit për një përballje më efektive për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë”, u shpreh gjatë prezantimit komisioneri Robert Gajda.

Plani ka në thelb të tij, referuar dokumentit, monitorimin dhe analizën e planeve të reja të qeverisë me qëllim zbatimin konkret të tyre dhe jo vetëm miratimin.

Gajda e cilësoi monitorimin si një proces tepër të rëndësishëm për të parë se nga vjen diskriminimi.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gutzkow, tha gjatë prezantimit se ky plan do të ndihmojë forcimin e ndjekjes së rekomandimeve të komisionerit dhe “do të rrisë efektivitetin e punës së tij, në përputhje me rekomandimet e dhëna së fundmi për Shqipërinë nga organi kundër racizmit i Këshilli të Evropës – ECRI”.

Plani synon përmirësimin e kuadrit ligjor, ku një ndër risitë janë paditë kolektive.

Komisioneri, përmes këtij plani, ka qëllim të ndikojë në “hartim të instrumenteve rregullatorë të KMD për paditë kolektive dhe vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese”.

Parashikohet, po ashtu, hartimi i rregullores që do të përcaktojë disa rregulla për paditë kolektive mbi fillimin çështjeve.

Po ashtu, plani synon të rishikojë ligjin për barazinë gjinore në shoqëri “në bazë të nevojave dhe tendencave dhe duke konsideruar harmonizimin me legjislacionin e BE”.

Ndër të tjera, gjatë prezantimit u theksua se ka pasur një rritje të shkallës së raportimeve, gjë që pasqyron rolin e institucionit të KMD dhe rritjen e besueshmërisë nga ana e qytetarëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *