Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shtetet e Ballkanit Perëndimor vijojnë të shërbejnë si rrugë tranzit drejt Bashkimit Evropian për emigrantët ilegalë

Shtetet e Ballkanit Perëndimor vijojnë të shërbejnë si rrugë tranzit drejt Bashkimit Evropian për emigrantët ilegalë

Raporti i Shengen Visa tregon se në gjashtë muajt e fundit të këtij viti janë regjistruar 84% më shumë hyrje të parregullta në Bashkimin Evropian, krahas vitit 2021. “Janë afërisht 114.720 hyrje të parregullta në BE”, – shkruhet në artikullin e publikuar në ShengenVisa.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) janë përdorur nga 15.321 migrantët ilegalë si tranzit për të shkuar në shtetet e Bashkimit Evropian; tre herë më shumë se vitin e shkuar.

Sipas të dhënave të INA media, në Shqipëri gjatë vitit 2019 janë numëruar rreth 12.000 migrantë të parregull, ndërsa në vitim 2020 numri u rrit me afro 19.000.

I njëjti trend u vu re edhe në vitin 2021, ku deri në muaji shtator të atij viti, u regjistruan më shumë se 15.000 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, ku 90% e tyre kaluan dhe u kapën pranë kufijve tokësorë me Greqinë.

Mesdheu Qendror, Mesdheu Lindor dhe Britania janë ndër destinacionet kryesore që shërbejnë se rrugë tranzit për migrantët ilegalë drejt BE-së.

“Me sytë drejt Evropës”, mijëra emigrantë humbin jetën gjatë rrugës

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), vetëm këtë vit janë zhdukur ose kanë vdekur 1,283 migrantë të parregullt teksa tentonin të kalonin kufij tokësorë dhe detarë për të mbërritur në Evropë. 68,152 migrantë të parregullt kanë mbërritur në Evropë; 50,642 përmes detit dhe 17,510 nga toka.

Në pesë vitet e fundit, rezulton se në total kanë vdekur/janë zhdukur rreth 20,000 emigrantë në përpjekje për të mbërritur në Bashkimit Evropian. Përgjatë këtyre viteve, në total kanë mbërritur 1,105,694 migrantë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *