Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Paskuqan, gropa e pallatit rrezikon banesat

Një pallat në ndërtim ka çarë rrugën dhe rrezikon të dëmtojë banesat në njësinë numër nëntë në Paskuqan. Banorët konfirmojnë për Citizens Channel se gërmimi po bëhet pa pilota.

“ 25 metër gropa pa pilota, habitemi në 2022, as në 1990 nuk janë bë gropa siç e kanë bë këto”, tha Bajram Cubi.

Citizens Channel pyeti një nga inxhinierët e ndërtimit të firmës “Bermon ndërtim shpk” i cili pohon se pilotat janë vënë por janë të padukshme. Ndërsa për çarjen e rrugës ai e përcaktoi dëmin si të paparashikueshëm.

Çfarë janë pilotat dhe pse shërbejnë për sigurinë e ndërtimit: 

Kolona betoni të futura nën dhe me qëllim krijimin e një perimetri sigurie gjatë gërmimit.

Tan Dafku

“Nëse do vazhdojë kështu, duhet me ik nga shtëpia, duhet me marrë shtëpi me qira”, tha Tan Dafku, një tjetër banorë që i rrezikohet shtëpia nga punimet.

Banorët ankohen dhe për ndotjen akustike të vazhdueshme.

“Ne kemi pasur probleme edhe gjatë punimeve, po tërë natën, as fëmijë as pleq, asnjëri s’ka fjet, zhurmë e jashtë zakonshme”, shton Dafku.

Leja e ndërtimit parashikon 7 kate banim dhe 2 parkimi nëntokësorë. Banorët rrëfejnë se Policia Bashkiake e ka gjobitur firmën ndërtuese me një gjobë 20 mijë lekë të reja, por kjo është e pamjaftueshme. Ata theksojnë se në rast moszgjidhje të problematikës do ti drejtohen Spakut.

Bajram Cubi

“Këto nuk duan të dinë, as policia si bën hall, as bashkia si bën hall, po vejnë një gjobë qesharake 200 mijë lekëshe dhe ikin se s’ka shtet, shteti duhet ta bllokoj komplet si firmë”, thekson Bajram Cubi.

Jo vetëm që rruga është e carë dhe banesat përreth rrezikohen por rruga është e bllokuar edhe për kalimtarët e zonës.

“ Tani që kemi ngrit zërin dhe e kemi ngrit si problem, kanë ardhur me e mbush me zhavorr, e mbulojnë sa për sy e faqe por prap pa pilota është ajo”, përfundon Cubi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *