Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vonesat e rindërtimit i kushtojnë dyfish taksapaguesve, 80% e familjeve ende të pastreha

13 mijë familje janë ende të pastreha që nga tërmeti i nëntorit 2019 sipas buxhetit vjetor të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vitin 2021.

Sipas të dhënave të publikuara në buxhetin faktik 2021, rezulton se 12.994 familje trajtohen ende me bonus qiraje dhe vetëm 3.243 kanë arritur të akomodohen në shtëpitë e reja.

Raporti thekson se fillimisht nevoja për fonde u parashikua rreth 1,5 Milion lekë, ose 49% më pak se viti 2020, nisur nga supozimi se një pjesë e familjeve do të strehoheshin gjatë viteve 2020 dhe 2021. Por, bashkitë kanë informuar në vazhdimësi se si pasojë e rivlerësimeve të objekteve nga Instituti i Ndërtimit, numri i banesave që duhen shembur u rrit. Kjo solli që kërkesa për mbështetje buxhetore nga ana e bashkive të jetë afro e njëjtë si nivel financimi, me atë të vitit 2020.

Numri i familjeve që përfituan deri në dhjetor të 2021 i përkasin më shumë bashkive të Tiranës dhe Durrësit ndërsa më pak janë strehuar banorët e Vorës dhe Kamzës.

Raporti i financave nënvizon se si pasojë e zvarritjes së projekteve për rindërtimin, buxheti i shtetit ka paguar 12.3 milion euro më shumë për bonusin e qirasë për të pastrehët e tërmetit.

Në planin fillestar të vitit të shkuar qeveria kishte programuar 12.5 milion euro për trajtimin me bonus qiraje, por në fund taksapaguesit kanë paguar 24.8 milion euro. 

Edhe pse për procesin e rindërtimit fondet nuk kanë munguar, ngadalësia e punimeve apo shpesh herë dhe pezullimi i tyre ka sjellë që që çdo muaj taksapaguesit të paguajnë miliona euro shtesë për qiranë e familjeve të pastreha.

Citizens Channel ka raportuar më parë se vetëm në zonën e “5 Majit” dhe Kombinatit janë 1708 familje që kanë mbetur të pastreha, jo vetëm për shkak të dëmeve nga tërmeti por edhe nismave për të ndërtuar lagje të reja që shoqërohen me shembje dhe dëbime masive.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *