Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Trafikuar nga dikush që njoh”, 84% e viktimave trafikohen nga persona të afërt

84 për qind e të mbijetuarve nga trafikimi janë trafikuar nga dikush që ishte shumë i afërt me ta, ky është një ndër rezultatet e studimit “Trafikuar nga dikush që unë njoh”, nga organizata e promovimit dhe mbrojtjes të së drejtave të fëmijëve, UNICEF në Shqipëri.

Sipas studimit, nga intervistat me të mbijetuarit(at) e trafikimit u konstatua se shumica e të mbijetuarve(47%) ishin trafikuar nga partneri i tyre (i dashuri, i fejuari, bashkëshorti).

Tetë të mbijetuar (27%) e identifikuan trafikantin e tyre si mik.

Vetëm katër të mbijetuar (10%) identifikuan anëtarë të tjerë të familjes (prindërit ose gjyshërit) si trafikantët tyre. Pra, 84 për qind e të mbijetuarve janë trafikuar nga dikush që ishte shumë i afërt meta.

Trafikantë të tjerë me të cilët të mbijetuarit/at e intervistuar raportuan se kishin lidhje të ngushta, ishin punëdhënës, pronarë ose partneri intim të motrave dhe vëllezërve.

Profilet e trafikantëve

“Kur shkova në komisariat më njoftuan se ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Bashkëpunëtorja e tij ishte gruaja e tij. Ajo kishte përgatitur dokumentet për të më çuar jashtë shtetit”, tha një nga të mbijetuarat.

Sipas raportit, asnjë nga të mbijetuarit(at) e intervistuar që u trafikuan nga anëtarët e familjes nuk raportoi se trafikantët e tyre ishin të punësuar në kohën e shfrytëzimit të tyre, duke sugjeruar se varfëria e familjes luan një rol të rëndësishëm në vendimin për trafikimin e anëtarëve të familjes, përfshirë fëmijët.

“Ata (trafikantët) e shohin atë (trafikimin) si një mënyrë jetese dhe zgjedhin të shfrytëzojnë njerëzit e tjerë. Fillimisht ata fillojnë një marrëdhënie romantike dhe më pas ai (trafikimi i qenieve njerëzore) kthehet në një model sjelljeje”, tha një nga të mbijetuarat.

Taktikat e rekrutimit të trafikantëve

Studimi thekson se trafikantët gjejnë si pre personat që nuk kanë mbrojtje sociale dhe të rinjtë. Për të mbijetuarit(at) e intervistuar të trafikuar nga partnerë intimë, një gjë e përbashkët ishte se trafikanti kishte krijuar dashuri dhe besim me viktimën, duke i thënë se e donte dhe duke i premtuar martesë dhe fëmijë së bashku.

“Ata (trafikantët) janë të organizuar dhe përdorin djem të pashëm, të veshur mirë dhe që flasin bukur si karrem që vajzat të bien në dashuri. Ata i udhëzojnë vajzat që për hir të dashurisë të mos flasin me policinë apo familjet e tyre”, rrëfen një nga të mbijetuarat.

Në bazë të intervistave me pjesëmarrësit në grupet e fokusuara, ata pohuan se shumë nga rekrutueset femra janë vetë ish-viktima trafikimi.

“Është më e lehtë për trafikantet femra të rekrutojnë njerëz, sepse ato duken më të besueshme”, tha një nga të mbijetuarat.

Raporti vë theksin edhe te media sociale, kështu trafikanti krijon miqësi me viktimën përmes aplikacionit të mediave sociale, e mashtron atë në internet për një periudhë disa javore dhe më pas vazhdon ta mashtrojë përmes kontaktit ballë për ballë.

 “Mediat sociale janë kthyer në burimin kryesor të rekrutimit. Ditët e sotme, viktimat adoleshente të trafikimit priren të rekrutohen përmes mediave sociale. Kjo është kthyer në një nga metodat më moderne dhe më të rrezikshme të rekrutimit, veçanërisht për adoleshentët”, tha njëra nga pjesëmarrëset në studim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *