Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Autobusët mbeten pa karburant”, paralajmërohet heqja e abonesë në gusht

Shoqata Kombëtare e Transportit Publik (SHKTP) i kërkoi bashkisë Tiranë dhe qeverisë vazhdimin e paketës antikrizë dhe ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar vijimësinë e këtij shërbimi.

Që prej muajit prill operatorët e autobusëve merrnin kompensin 100 lek për çdo litër karburant, por përfaqësuesi i SHKTP Rixhin Qosja i tha Citizens Channel se kjo mbështetje ka përfunduar në muajin qershor.

“Ne tani përballemi me çmimin e karburantit që të gjithë e dimë sa është ndërkohë që çmimi i biletës ka mbetur i njëjtë. Pra i bie që ne si operatorë jemi me humbje”,-tha Qoshja.

Në letrën drejtuar bashkisë, shoqata shprehet se nuk do të ofrojë shërbimin e abonesë për muajin gusht. “Me rezervat e gjendjes se karburantit të akumuluar mund ta ofrojmë ketë shërbim deri ne datat 30-31 korrik 2022, për më tej vazhdimësia mbetët e ndërvarur nga subvencioni shtetit”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Qoshja thotë se operatorët mundet të blejnë rezervat e reja të karburantit, vetëm nëse Bashkia e Tiranës miraton rritjen e çmimit të biletës ose nëse nuk shiten abonetë.

“Në momentin që nuk ka subvencion nuk kemi si të shesim bileta me çmim të reduktuar. Operatorët do vazhdojnë deri aq sa kanë mundësi financiare për ta vazhduar sepse kompanitë e karburantit kërkojnë parapagim për furnizim me naftë, ndryshe nuk të japin, kështu që është në dorën e gjithsecilit sa mund të jetë i aftë për ta vazhduar këtë punë”.

Pandemia dhe rritja e çmimit të naftës thelloi problematikat e transportit publik 

Më 14 mars 2020, transporti publik ishte një ndër sektorët i cili u pezullua, si mënyrë për të parandaluar rritjen e rasteve më koronavirus.

Në vijim, edhe pse masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 u lehtësuan dhe aktiviteti ekonomik rifilloi sërish, transporti publik qëndroi i mbyllur deri në korrik 2020. Punonjësit dhe përfaqësuesit e këtij sektori u shprehën se po përballen me vështirësi të shtuara ekonomike si pasoje e reduktimit me 50% të përdoruesve të autobusëve dhe kërkuan ndihmë në përballimin e kostove.

Ata kërkuan heqjen e akcizës, zbritjen e TVSH-së nga 20% në 0%, rimbursimin e kategorive të përdoruesve, të cilët përfitojnë shërbimin falas.

Reduktimi i pasagjerëve bëri që në verën e shkuar aboneja e përgjithshme të shitet nën kosto, 600 lekë, duke rënduar më tej gjendjen ekonomike të këtij sektori.

Shitja nën kosto erdhi si pasojë e reduktimit të përdoruesve të autobusëve, ndërsa sasia e aboneve, dhënë nga Bashkia Tiranë çdo fillim muaji, është e njëjtë si para pandemisë.

Gjatë muajve qershor-korrik-gusht 2021, Bashkia Tiranë vendosi që të pezullojë abonetë me qëllim bërjen e një studim mbi transportin publik, të cilat u goditën nga pandemia.

Fill pas lajmit se Bashkia Tiranë do të hiqte abonetë, Organizata Politike u angazhua në nënshkrimin e një peticioni i cili kërkonte risjelljen e abonesë në treg. Një grup aktivistësh protestuan përpara Bashkisë Tiranë për kthimin e saj.

Në 21 qershor u dorëzua peticioni i nënshkruar nga 11 mijë qytetarë pranë Bashkisë. Në korrik, aboneja e përgjithshme u rikthye në treg.

Në fund të muajin dhjetor të vitin 2021, Bashkia Tiranë miratoi një shumë prej një milion eurosh që do të shërbente si subvencion për ofruesit e shërbimit të transportit publik, bazuar në kilometrat e përshkuara gjatë muajve.

Më 24 shkurt 2021, Shoqata Kombëtare e Transportit Publik njoftoi se nuk kishin mundësi financiare të përballojnë kostot e shtuara të shërbimit pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës.

Njëjtë sikurse në kërkesat e tanishme, ata i nisën një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Belinda Ballukut, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kërkuan lehtësim të kostove përmes:

  1. Rimbursimit të TVSH-së.
  2. Heqjes së akcizës 37 lekë/litër
  3. Heqjes së taksës të qarkullimit në karburant 27 lekë/litër.
  4. Rimbursim nga ministritë përkatëse sa i përket kategorive të individëve (Invalidë pune, të verbër, paraplegjikë, tetraplegjikë, studentët) që marrin shërbimin e transportit publik me çmim të reduktuar ose falas.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *