Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Laç: Aktivistët marshojnë kundër krimit dhe indiferencës së institucioneve

“Liria është e shtrenjtë por vdekja edhe më shumë”, ishte një nga thirrjet e protestuesve të premten në Laç. Aktivistët dolën në shesh për heshtjen institucionale për katër vrasjet e ndodhura në vetëm 10 ditë në qarkun e Kurbinit.

“Këto institucione që heshtin, janë të parët që vrasin komunitetin, që duhet të mbrojnë e të ofrojnë siguri. Ne jemi sot këtu, të mbledhur nga Laçi e Lezha, sepse ndjehemi të kërcënuar, ndihemi të pasigurt dhe ndjehemi të pa përfaqësuar institucionalisht”, u shpreh Elsa Sula, aktiviste nga Qendra “Sebastia”.

Qytetarët marshuan nga Gjykata e Kurbinit drejt Komisariatit të Policisë.

“Në më pak se dhjetë ditë katër nëna kanë varrosur bijtë e tyre, të cilët më shpejtë i gjeti hasmi sesa shteti”, tha Emarilda Leti gjatë fjalës së saj.

Aktivistët vendosën theksin te emigrimet, të cilat janë në rritje për shkak të pasigurisë qytetare dhe kriminalitetit në rritje.

“Ne nuk jemi Palermo, ne nuk jemi Sicilia, ne jemi qytetarë të thjeshtë të këtij vendi. Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të reagojnë kundër krimit, të rritet rendi dhe siguria publike”, theksoj Elton Laska.

Të rinjtë ju drejtuan edhe atyre të cilët nuk ishin në shesh fizikisht, por ishin aty me shpirt dhe zemër.

“Sot këtu me shpirt kanë zbritur në shesh dhe shqiptarët e kafeneve dhe telenovelave, por me zë e figurë ndoshta nuk zbresin dot sepse duhet guxim për këtë. Dhe ne guxim s’kemi ndaj shkrehim armët. So pyetja qëndron: A je burrë të mos shtish?”, shtoj Emarilda Leti.

Ata bënë thirrje që shoqëria të rrisë llogaridhënien, mos vazhdoj më të luaj rolin e shërbëtorit por të marr shërbimin që i takon nga këto institucione.

“Ne nuk jemi ata që po kërkojmë të gjejmë Giovani Falconen, por ne po kërkojmë që punonjësit që marrin rrogën me taksat tona të mos bashkëpunojnë me krimin”, përfundoi Elton Laska.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *