Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Aktivistë të Nismës Thurje protestojnë përballë Ministrisë së Ekonomisë pas mbarimit të Paketës së Rezistencës Sociale

Aktivistë të Nismës Thurje kryen një aksion simbolik sot përballë Ministrisë së Ekonomisë pas mbarimit të paketës ekonomike të ofruar nga qeveria për përballimin e çmimeve të rritura prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainë.

Ata lanë përballë institucionit një shportë me produktet e fundit që nënë Hatixheja mundi të blinte me 3000 lekët e ofruara përmes skemës së “Paketës së Rezistencës Sociale”: dy litra vaj, dy kilogram oriz, katër pako makarona, një kilogram fasule, tre litra qumësht, tetë kokrra vezë dhe një kilogram sheqer.

Paketa e Rezistencës Sociale

Kjo paketë u ofroi për tre muaj pensionistëve 3000 lekë çdo muaj, skemë e cila mbaroi në muajin korrik.

Sot ishim te Ministria e Ekonomisë për t’u kujtuar atyre se shqiptarëve vazhdojnë t’u rriten çmimet dita-ditës, ndërkohë që paketa e ndihmës ekonomike ka mbaruar dhe nuk është marrë asnjë masë tjetër shtesë”, – thotë për Citizens Channel Amel Pervizi.

Shuma e ofruar deri muajin e kaluar nuk i mbuloi shpenzimet e nënë Hatixhesë, pohojnë aktivisët e Nismës Thurje.

Ndërkohë i është dashur të marrë me listë, duke shënuar emrin nëpër fletoret e borxheve për perime, për detergjentë për rroba dhe enë, për sapunë e shampo për higjenën minimale personale”, – thanë ata në një deklaratë për median.

Ata pohojnë se, ndërkohë që paketa ka mbaruar, çmimet vijojnë të rriten dhe të rëndojnë shqiptarët.

Kërkesë për anulim koncensionesh dhe rishpërndarje të të ardhura të arkëtuara

Sipas statistikave nga Ministria e Financës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë arkëtuar në buxhet 280 miliardë lekë (370 milion euro), 19% më shumë se vlera e mbledhur gjashtë mujorin e vitit të shkuar.

Aktivistët e Nismës Thurje pohojnë se gjatë këtyre tre muajve lekët e mbledhura nuk u janë shpërndarë shtresave në nevojë, ndonëse kostoja e rritjes së produkteve rëndon direkt mbi ta.

Nga rritja e çmimeve janë mbledhur rreth 370 milion euro, 50 milion janë shpërndarë si ndihmë për qytetarët, 50 milion u janë dhënë oligarkëve si ndihmë ekonomike edhe atyre. Ndërkohë, 270 milion të tjerë nuk e dimë se me çfarë është bërë me ta”, – citon Pervizi.

Ata kërkojnë anulimin e disa koncensioneve dhe taksim të të pasurve dhe shpërndarje të drejtë të të ardhurave.

Ndaj jemi sot këtu, për t’ju kërkuar, sërisht, të ndaloni ndihmën ekonomike për oligarkët, të anulloni konçesionet në shëndetësi, në infrastrukturë rrugore, si dhe të rrisni taksat për oligarkët”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *