Foto: Reuters

Raporti i fundit i kryer nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Kryqi i Kuq Britanik tregon se Shqipëria është kombësia e katërt azilkërkuese në Britani, renditur pas Iranit, Irakut dhe Eritreas, duke ia kaluar shteteve si Siria, Afganistanit dhe Sudanit.

Numri i lartë i azilkërkuesve i vë kombësitë e mësipërme para rrezikut për shfrytëzim seksual, kriminalitet apo punë të detyruar, shkruhet më tej në raport. Burimet zyrtare pohuan se nga data një qershor deri në 12 qershor, 2862 emigrantë kaluan përmes Kanalit në Britani.

Gjithsej 1,075 nga ata që kaluan kalimin ishin nga Shqipëria, një vend që raportet thonë se nuk është zonë lufte”, – u saktësua në një dokument nga Shërbimi Informativ Sekret i Britanisë. Në vitin 2021, 48.540 persona kërkuan azil në Britani.

Organizata “Love146”, e cila punon me viktimat e reja të trafikimit, shkroi në Twitter se të rinjtë shqiptarë përbënin një nga grupet më të mëdha të fëmijëve të trafikuar çdo vit. Organizata shtoi se ndonëse Shqipëria nuk është në luftë nuk do të thotë se ishte një vend i sigurt për t’u kthyer.

Në vitin 2021, 12,727 persona iu referuan autoriteteve si viktima të mundshme të trafikimit. Nga të referuarit, 77% ishin meshkuj dhe 23% femra; 50% janë shfrytëzuar si të rritur dhe 43% si fëmijë”, – cilësohet në raport.

Procesi i zhvendosjes për marrjen e azilit, shkruhet më tej, i izolon qytetarët nga bota sociale, duke i bërë më vulnerabël ndaj grupeve kriminale.

Kur njerëzit detyrohen të ikin, ata lënë pas më shumë sesa thjesht shtëpitë e tyre. Ata shpesh humbasin komunitetin, rrjetin e tyre të mbështetjes dhe përfundojnë të izoluar socialisht dhe kulturalisht”, – thuhet në raport.

Shqiptarët rezultojnë të jenë ndër kombësitë që refuzojnë të drejtohen te Mekanizmi Kombëtar i Referimit (NRM) pasi identifikohen si viktima potenciale ndaj shfrytëzimit.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu