Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tiranë: “Pallatet që notojnë mbi ujërat e zeza”

Banesat e 150 familjeve në Varrin e Bamit, “notojnë” mbi ujërat e zeza. Ky bllok pallatesh në rrugën Stafanaq Pollo në Tiranë, u ndërtuan në vitet 70’ me strehime nëntokësore për raste të sulmeve nga ajri apo fatkeqësive natyrore.

“Kur hyje brenda ishin të lyera, të pastra, pa ujë, tani këto 5 – 6 vjet që u bë rruga e re këtu, nuk u bën kanalizimet, u bën vetëm për ujëra e bardha dhe jo për ujërat e zeza“, shpjegon një tjetër banor i bllokut të pallateve.

Vendstrehimet që do duhej ti ofronin siguri, janë kthyer sot në rrezik për banorët. Ata akuzojnë cilësinë e dobët të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujërave dhe kolektorëve të ujërave zeza si shkaktar i problemit.

“Sikur jemi mes pyllit jo sikur jemi mes Tiranës, këtu banorë të vjetër, me taksa të paguara, me të gjitha të paguara, ne nuk dimë çfarë të bëjmë, ku të përplasemi”, rrëfen për Citizens Channel Elisabeta Rusta.

Sipas banorëve kanalizimet e pallatit nuk janë lidhur si duhet me rrjetin dhe për këtë arsye ato kthehen pas duhet të derdhen në bodrume por të krijohet një lidhje me tubacionin kryesor të ujërave të zeza

“Ku është kolektori? Po ta hapësh rrugën, aty ku kanë bërë tubacionin këto, I ke tubat 35 – 40, sic kanë qenë në kohë të Enverit, I morën ato të mëdhenjtë, se nga i zhdukën, firmat…“, shpjegon një banor.

Citizens Channel kontaktoi me një nga përfaqësuesit e Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), i cili ishte në terren gjatë punimeve tek zona në fjalë dhe ai konfirmoj se institucioni i tij ishte përgjegjës vetëm për problematikat jashtë pallatit ndërsa ky rast sipas tij është përgjegjësi e banorëve.

Vetë banorët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë kosto të vazhdueshme financiare për të zgjidhur problematikën.

“Kam harxhuar dy herë nga 50 mijë lekë tek private se UKT – ja, nuk ka ardhur, nuk e kam unë për detyrë tha, ta bëj. Privatisht, dy herë nga 50 mijë lekë brenda muajit“, tha Suzana Shabani.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Tiranë, problematika e mbushjes së bodrumeve me ujëra të zeza, nuk shkaktohet nga mosfunksionimi i rrjetit të shkarkimit të ujërave të ndotura, si rrjedhim zgjidhja nuk është në përgjegjësinë e fushës së veprimtarisë që ushtron shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.

“Pastrimet e vendstrehimeve pallateve, menaxhohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike Bashkisë Tiranë. lidhje me rastin në fjalë, shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranësh.a. ka bashkëpunuar me këtë institucion duke ofruar asistencë teknike, në punonjës dhe mjete teknologjike, gjatë procesit pastrimit dhe dezinfektimit vendstrehimeve këtyre godinave“, tha për Citizens Channel institucioni i Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *