Vendimi i qeverisë i miratuar sot në Kuvend, kaloi një paketë ku sipas së cilës qytetarët do të pagujanë 4.4 herë më shumë energji elektrike, nëse kapërcejnë limitin e kilovatëve të vendosur nga qeveria.

Sipas vendimit, çdo familje, apo person që konsumon më shumë se 800 KW në muaj – që e përkthyer në lekë është 9,120 lekë (me TVSH) – do ta paguajnë energjinë më shtrenjtë, aq sa blihet në treg.

Pra, çdokush që e kapërcen këtë prag do e paguajë kilovatin 42 lekë lekë, nga 9.5 lekë që ka qenë kilovati. 

Burimi: Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës

Sipas përllogaritjeve të qeverisë, rreth 95% e popullsië nuk shpenzon më shumë se 800 KW në muaj. Ndërsa mungon metodologjia me të cilën është përllogaritur kjo shifër. Në publikimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk specifikohet nëse kjo llogaritje është bërë duke marrë një mesatare të konsumit gjatë 12 muajve të vitit.

Kjo përllogaritje do të përjashtonte faktin se konsumi i energjisë rritet në muajt e dimrit, kohë kur edhe çmimi i ri hyn në fuqi. Pra numri i familjeve që shpenzojnë mbi 800 kwh në periudhën Tetor – Dhjetor është më i lartë se numri i familjeve që shpenzojnë mbi 800 kwh gjatë gjithë vitit.

Nëse një familje që harxhonte 900 kilovat më para paguante 10,260 lekë tani do të paguajë 14,160, pasi 100 kilovat do t’i pagaujë me 42 lekë

Një familje që harxhon 1200 KW me çmimin e mëparshëm paguante 13,680 lekë ndërsa tani do të paguajë  29,280 lekë, pasi 400 KW do t’i paguajë me 42 lekë.

Energjia elektrike zë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të një familjeje shqiptare duke qenë e dyta pas ushqimit. Përkatësisht sipas të dhënave të INSTAT për anketën e buxhetit të familjes ajo zë 10% të shpenzimeve.

‘Shqipëria përballë rajonit”

Maqedonia e Veriut ka një çmim më të lirë të energjisë elektrike krahasuar me Shqipërinë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur një tarifë dite dhe një tarifë nate për energjinë, ndërsa në Shqipëri ka vetëm një tarifë. 

Në Maqedoninë e Veriut një familje që harxhon deri në 210 Kw në muaj e paguan energjinë me 8,20 lekë. Nëse e kalon këtë shifër dhe harxhon deri në 630Kw paguan 8,90 lekë. 

Qeveria e vendit fqinj ka vendosur disa fasha, kështu nëse dikush konusmon nga 630 Kw deri në 1050 Kw paguan me 9,91 lekë.

Pra një familje në Shqipëri për 1000 Kw paguan 16 000 lekë në Maqedoninë e Veriut paguan 9,900. 

 Së fundmi, qeveria maqedonase ka vendosur që çdokush që konsumon më shumë se 1050 Kw të pagaujë kilovatin me 26.88 lekë, përsëri më pak së në Shqipëri.

Një familje në Maqedoninë e Veriut që konsumon 2000 Kw paguan 53,760 ndërsa në Shqipëri 58,000 lekë. Tarifa e natës është 1.14 lekë për kilovat, pra për 300 Kw natën paguan 342 lekë.

Krahasuar me Rajonin, sipas të dhënave të ODA Shqipëria është vendi me konsumin më të ulët  për frymë të energjisë elektrike. Në 2020 ka konsumuar rreth 2.67 Mwh.

Ndërkohë Serbia është vendi me konsumin më të lartë për frymë të energjisë elektrike  me rreth 5.38 Mwh. Më pas vjen Kosova (4.76 Mwh për frymë), Mali Zi (4.6 Mwh për frymë) dhe Maqedonia e Veriut me 3.69 Mwh për frymë.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu