Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qeveria nis konfiskimin e pallatit pa leje ende pa publikuar VKM-në

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi dje një akt të ri të miratuar nga qeveria për konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Belinda Balluku, e cila mban njëkohësisht dhe funksionin e Zv. Kryeministres, deklaroi se sipas këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), ndërtesat pa leje do të konfiskohen dhe do t’i jepen si kompesim qytetarëve që preken nga projektet publike.

Vetëm pak ore më pas, Zv. Kryeministrja njoftoi nisjen e aksionit të konfiskimit përmes një video ku vizitoi një pallat shtatë katësh të ndërtuar pa leje në zonën e Farkës.

“Se si kjo ka ndodhur, për të thënë të drejtën është një mister për ne”, u shpreh Ministrja, ndërsa paraqiti disa opsione si ndërtuesi mund t’i “shpëtojë” ndjekjes penale.

Balluku njoftoi se ndërtuesi mund ta parablejë sërish pallatin me një çmim të indeksuar të tregut ose mund ta dhurojë atë, duke u dënuar kështu me vetëm një masë administrative.

Ndërsa operacioni i konfiskimit ka filluar, vendimi mbi të cilin bazohet ky aksion nuk është ende publik. VKM-ja mungon në listën e vendimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave në datën 7 Shtator, ndërsa nuk gjendet në asnjërën nga fletoret zyrtare Nr. 120 dhe Nr. 119 që pasqyrojnë vendimet e qeverisë në këto ditë.

“Një VKM për të zbatuar ndryshimet e ligjit të vitit 2020”

Masat për të cilat ministrja flet në video janë në fakt identike me ndryshimet që ligji “Për Rregullimin e Territorit” pësoi në vitin 2020.

Neni 7 i këtij ligji përcakton se kryerja e punimeve pa leje dënohet me një gjobë prej 35,000 lekësh për metër katror, vlerë e cila është pjesë e “ofertës” që Ministrja Balluku i bën ndërtuesit në videon e aksionit.

Njëlloj edhe konfiskimi për interes publik i përgjigjet pikave III dhe IV të po këtij ligji, që i japin të drejtë IKMT-së të përdorë për interes publik objektet shtesë kati që nuk mund të shemben apo për ndërtimet që rezultojnë të qëndrueshme dhe në përputhe me planet e detajuara vendore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *