Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tiranë: “Rekord Guinness kryeministrit Rama për harresën ndaj studentëve”

“Rekordi Guinness i akordohet Z.Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe shënohet në librin e rekordeve botërore si Kryeministri i vetëm në botë, i cili nuk ka informacion se në Shqipëri ka studentë?”

Me këtë përshkrim studentë dhe aktivistë të Qëndresës Qytetare i dorëzuan kryeministrit Rama në shenjë simbolike certifikatën e rekordit “Guinness” si shenjë proteste ndaj mos përfshirjes së studentëve në paketën e rezistencës sociale.

Paketa e rezistencës sociale, e dyta brenda vitit pas asaj të muajit mars harroi sërish studentët si kategori e shoqërisë në nevojë për mbështetje në kohë krizash.

Gevio Tabaku, student

Në asnjë pikë, rresht ose gërmë të paketës nuk u përmendën studentët. Që prej vitit 2019 kur i gjithë vendi kaloi në izolim për shkak të pandemisë e deri më sot, studentëve shqiptarë jo vetëm që ju kanë munguar ndihmat konkrete por tashmë janë zhdukur dhe nga fjlaori i kësaj qeverie”,– u shpreh studenti Gevio Tabaku.

Studenti Tabaku theksoi se “vetëm pak ditë larg nga nisja e vitit akademik dhe në këtë vend studentët do paguajnë qiratë sikur të flejnë në Londër dhe mësimin do e marrin si në vendet e botës së tretë. Jemi i vetmi vend në botë ku koha për të shkuar në universitet është më e gjatë se kohëzgjatja e vetë mësimit”.

Aktivistët e ngjitën certifikatën e rekordit “Guinness” në murin e Kryeministrisë për ta vëzhguar edhe qytetarë të tjerë, ndërsa shprehën një sërë problematikash që hasin sot studentët ndërsa ka rritje të cmimeve të produkteve të shportës dhe të naftës.


“Një nga problematikat që ne e parashikuam që me rritjen e cmimeve ishte rritja e qirave që do të ndodhte në shtator dhe me këtë po hasesmi dita-ditës. Jo vetëm që po kemi një krizë për të gjetur një banesë të përshtatshme, por së fundmi kemi edhe rritjen e cmimeve të këtyre banesave”, – tha Valmira Hoxha, studente ne Fakultetin e Ekonomisë.

Valmira Hoxha, studente

Sipas saj shpenzimet e studentëve për produktet e shportës janë shumëfishuar.

“Pa folur pastaj për shpenzimet e shportës që ne harrojmë që studentët duhet të jetojnë, duhet të mbijetojnë dhe këto shpenzime bazike që ato ia dalin që të kenë gjatë muajit, normalisht që do të jenë të shumëfishuara”.

Sipas Gevio Tabakut vështirësitë e studentëve në ditët e sotme nisin që nga nevoja për strehim e deri te transporti.

“Qiratë e shtrenjta, ku minimalisht me 300 euro ku ti edhe në Astir dhe e ke të vështirë të gjesh një vendbanim për të future kokën. Kostot e jetesës janë shtrenjtuar sa nuk mban më. Ku nga produktete e shportës, biletat e transportit interurban dhe të gjitha shpenzimet e tjera studentëve sot u rëndojnë më shumë se kurrë”, -u shpreh Tabaku.

Ndërsa sollën në vëmendje se karta e studentit në këto kushte është e padobishme.

“Karta e studentit e cila do të duhej të ishte mjeti më i dobishëm i studentëve sot, në mënyrë që ata të përfitonin ulje atje ku duhet më shumë në supermarkete, në librari e në shërbime të tjera në dobi të tyre është thuajse inekzistente dhe ofron shërbime luksi is 20% ulje për servis makinash”, -përfundon Tabaku.

Migen Qiraxhi, përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, organizatë që advokon për çështje të arsimit të lartë u shpreh se studentët jo vetëm kanë mbetur jo vetëm jashtë fokusit të qeverisë, por edhe jashtë fjalorit të saj.

Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

“Qeveria me vendimarrjet e saj politike po i mban të shkëputur qytetarët e saj nga çështjet e arsimit. Këtë e them nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit për të nisur shkollën më vonë se çdo vend tjetër të rajonit, për të nisur universitetin jashtëzakonisht shumë vonë nga vendet e tjera, të cilat në fakt e dëmtojnë të gjithë procesin e mësim-nxënies për shkak të një humbjeje të madhe në dy vite”, -sqaron Qiraxhi.

Sipas tij mos vendosja e studentëve në paketën e rezistencës sociale është neglizhencë duke krahasuar shpenzimet e qeverisë për instalacione.

Ne kemi 4 milion euro një instalacion të prezantuar për ndërtimin e një vepre në oborrin e Kryeministrit. Sigurisht që do të duhej që që vendi mbushej edhe me instalacione dhe vepra arti, por ne kuptojmë që edhe koncertet e zhvilluar së fundmi, nuk kemi të bëjmë me një vend të varfër që nuk ka takat të mbulojë shpenzimet e studentëve apo ndihmën e studentëve. Është thjeshtë mos dashje, neglizhencë dhe mungesë e fokusit të kësaj qeverisjeje për t’iu gjendur pjesës më vulnerabël sa i përket aspektit financiar që është komuniteti i studentëve”-përfundon Qiraxhi.

Edhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin i kërkuan qeverisë Shqiptare të përfshijë studentët në paketat e ndihmës sociale. Përmes një peticioni të firmosur nga 5 mijë studentë ata kërkuan një ndihmë prej 10 mijë lekësh për çdo student. Zyra e Bashkëqeverisjes iu përgjigj kërkesës së aktivistëve duke i shpjeguar se nuk do të ketë asnjë mbështetje monetare, veç masave që janë ndërmarrë aktualisht.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *