Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorim: Shqipëria pa politikat e duhura për adresimin e punësimit të të rinjve

Numri i të rinjve që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria është rritur në 79% në vitin 2020, ndërsa 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.

Këto të dhëna të nxjerra përmes anketës së Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale dhe te mbledhura në një raport monitorimi nga Qëndresa Qytetare sjellin në pah situatën e të rinjve në Shqipëri. Ndërkohë që Tirana mbart titullin “Kryeqyteti Evropian i të Rinjve” të rinjtë janë përballë vështirësive dhe dëshirës për tu larguar thekson monitorimi.

Për Ilda Methasani, hartuesen e monitorimit problemet me të cilat po përballen sot të rinjtë shqiptarë janë të lidhura ngushtë me sistemin arsimor.

“Sistemi arsimor është i pa orientuar me tregun e punës dhe me mangësi të tjera për të përgatitur studentin me aftësi dhe njohuri praktike për tregun e punës”,-shprehet Methasani.

Ilda Methasani

Ndërsa thekson se “tregu i punës është mjaft kaotik dhe shfaq problematika në lidhje me raportin në vlerë të pagave dhe kostove të jetesës të cilat shpesh nuk arrijnë dot as të mbulojnë miniminim jetik”.

Sipas INSTAT, në Shqipëri shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 20.7%, ku shkalla e papunësisë më e lartë është për personat me arsim të mesëm, e ndjekur më pas nga personat me arsim 9-vjecar.

Monitorimi cek edhe premtimin e qeverisë Rama me ardhjen në pushtet të hapjes së 300 mijë vendeve të reja të punës. Megjithëse sipas monitorimit, në 8 vite ekspertët analizojnë se nuk janë hapur më shumë se 20 mijë vende pune.

Methasani shprehet se vendit tonë i mungojnë politikat për të adresuar çështjet më shqetësuese për rininë.

“Raporti i nismave apo politikave te ndjekura nga qeverite krahasuar me poblematikat eshte pothuajse i papërflishme. Kryesisht keto ndërhyrje janë të vonuara në kohë teksa problematika e papunësisë, e kushteve të vështira të tregut të punës apo edhe largimi i forcës punëtore përparojnë me ritme të shpejta, politikat apo “historitë e suksesit” janë sporadike, të paqëndrueshme dhe që nuk arrijnë të përmirësojnë situatën në mënyrë të ndjeshme”,-u shpreh Methasani.

Ajo thekson se duhet një koordinim dhe bashkëpunim më i mirë midis institucioneve qeveritare, si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal.

Në raport vihet re ka një hendek shumë të madh mes niveleve të papunësisë së të rinjve dhe përpjekjes për përmirësim të situatës.

“Aktualisht në faqen e Agencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive janë rreth 4.500 oferta punësimi, një numër qartazi i vogël për të impaktuar situatën aktuale të papunësisë”,-thuhet në raport.

Ndërsa rekomandon vetëdijësim të institucioneve publike për punësim produktiv të të rinjve duke theksuar edhe rritjen e vëmendjes së politikës për sektorin privat, si një rol të rëndësishëm për krijimin e vendeve të punës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *