Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Komuniteti i Madheshit përjashtohet nga dëgjesa publike për ndërtimin e hidrocentralit

Këtë të dielë, komuniteti i Lunresë dhe i Madheshit në Bashkinë Mat, u mblodh sërish për të shfaqur kundështinë ndaj ndërtimit të hirocentralit që do prekë burimet ujore të dy fshatrave më sipër; përkatësisht të përroit të Jermit dhe të Lunresë.

Projekti hidrik me dy vepra marrje, sipas banorevë do të thajë të dy fshatrat, që pas ndërtimit të një tjetër hidrocentrali po në atë zone, varen vetëm nga këto dy burime.

Firma private “ARM Shpk”, në Vlerësimin Paraprak të Ndikimit në Mjedisit, shkruan se burimet ujore do të shfrytëzohen plotësisht dhe nuk do të lihet ujë për vaditje, pasi nuk ka pasur kërkesa nga banorët për vaditje.

Nga ana tjetër, banorët e mbetur shpjegojnë se kanë në zotërim mbi 10 dynym tokë dhe që historikisht përroi i Lunresë dhe i Jermit kanë shëbyer për vaditje.

Këtu çdo shpi mund të ketë 15 dynym tokë. Në qoftë se merret uji këtë tokë e kemi kot ne, nuk ekziston ma. Pa ujë a ka jetë? Jo!”, – thotë Ndue Gjini, pjesë e komunitetit që kundërshton hidrocentralin.

Sipas protestuesve, familjet e tjera nga fshati Lunre apo Madhesh, ndonëse janë larguar, dëshirojnë të investojnë në vendlindje.

Komuniteti i Madheshit gjatë protestës ditën e dielë

Kanë pas ekzistue 57 familje në fshatin Lunre. Janë largue një pjesë, një pjesë janë këtu. Janë largue se nuk ka xhade, nuk ka investime”, – thotë një tjetër banor, Gjok Gjergi. Ai beson se shumica do të ktheheshin në rast investimesh, pasi, sipas Gjokës, nuk ka më mirë se vendlindja. “S’janë tu e gjet ma mire në Tiranë se këtu”, – përfundon ai.

Një dëgjesë publike e mohuar

Në datë dy gusht të kësaj vere, firma “ARM sh.p.k” ka zhvilluar dëgjesën publike, ku janë mbledhur  13 firma pro ndërtimit të këtij hidrocentrali.

Dorina Asllanaj, avokate e komunitetit të Madheshit, shprehet se dëgjesa publike është zhvilluar në mungesë transparence, përkundrejt kërkesave të vazhdueshme për të përfshirë komunitetin.

Banor i Madheshit duke treguar listen me emrat e takimit fiktiv

Në datë 30 korrik unë kam dërguar një email duke i kërkuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se çfarë po bëhet me dëgjesën me publikun, kur është caktuar data. Pavarësisht se dëgjesa u zhvillua në datë dy gusht, unë nuk marrë një përgjigje për këtë gjë”, – sqaron Asllanaj nga Klinika e Ligjit.

Dorina Asllani, avokate

Ndërkohë, në proces-verbalin “Për konsultimin me publikun” e dates dy gusht, thuhet se banorët nuk e kundërshtuan këtë projekt, madje, shkruhet më tej duke perifrazuar pjesëmarrësit “banorët do të ishin më të shumtë në numër në atë dëgjesë, nëse do të ishin njoftuar në kohë”.

Screenshot nga proces-verbali

Më tej, shpjegohet se “HEC Madhesh” do të sjellë ndikime pozitive në zonë përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe punësimit të banorëve të komunitetit.

Të pranishmit në protestën e së dielës, të cilët prej tre vitesh janë mobilizuar kundër këtij projekti hidrik, pohojnë se zërat e tyre nuk merren në konsideratë. Ata fajësojnë drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Matit, i cili rezulton se është i vëllai i administratorit të firmës “A.R.M Shpk” që kërkon të ndërtojë “HEC-in Madhesh”.

Për mu janë interesa ekonomike të disa personave”, – thotë Gjin Marku, protestues. “Por, ne nuk do ta lejojmë këtë punë. Ujin do ta mbajmë ashtu siç ka qenë”.

Situata aktuale

Aktualisht, punimet në terren nga firma private “A.R.M Sh.p.k” nuk kanë filluar ende, pasi leja tre-vjeçare për përdorim të burimeve ujore nga subjekti privat ka skaduar në vitin 2020. Punimet nuk kanë nisur pasi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) nuk ka miratuar ende lejen e ndërtimit për këtë HEC.

Kjo është dëgjesa e dytë që kryhet nga “ARM sh.p.k” në harkun kohor prej dy vitesh. Konsultimi i pare me publikun rezulton të jetë kryer me datë tetë prill të vitit 2020, kur Shqipëria ndodhej në karantinë si pasojë e pandemisë së Covid-19. Në atë periudhë, lëvizja qytetare ishte kufizuar, ndërsa grumbullimet politike ndaloheshin me aktin normativ të datës 15 mars.

Komuniteti i Madheshit dhe i Lunresë, përveç protestave në terren, po e ndjek çështjen dhe në rrugë ligjore. Dorina Ndreka, përfaqësuesja ligjore, ka thënë më herët për Citizens Channel se janë ngritur dy padi pranë Gjykatës Administrative të Tiranës dhe është kërkuar shfuqizimi i kësaj lejeje për shkak të mbarimit të afatit.

Në VNM-në paraprake për “HEC-in Madhesh”, theksohet se punimet nuk do të kryhen brenda një zone të mbrojtur.

Screenshot nga “Përmbledhja joteknike e projektit “Ndërtimi i hidrocentralit Madhesh”

Por, dokumentet-zyrtare nga Bashkia Mat thonë shprehimisht të kundërtën. Në shkresën e datës 13.09.2017, nr. 2227 thuhet se projekti hidrik do të kalojë në zonën e mbrojtur Liqeni i Ulzës, Park Natyror (kategoria e IV).

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *