Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Stafet akademike në protestë për të kërkuar rritje page

Dhjetra pedagogë dhe pedagoge nga të gjitha universitetet e Shqipërisë lajmëruan sot nisjen e protestave. 

Përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës ata njoftuan se protesta e ditës së sotme është një paralajmërim për institucionet në mënyrë që ato të reagojnë. Në rast se nuk do të ketë asnjë reagim, ata njoftuan se protesta e ardhshme do të jetë më 5 tetor tek Universiteti Politeknik i Tiranës.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë dhe pedagogët kërkojnë rritje pagash, duke theksuar se rritja e fundit u është bërë në 2004.

“Sindikata e hartoi këtë peticion duke u mbështetur në nevojat dhe kërkesat akademike ekonomike, të punonjësve të institucionit të arsimit të lartë publik”, u shpreh kryetari i sindikatës Sandër Kovaçi.

Pankartë e vendosur ne murin e fakultetit gjatë protestës

Ai shtoi përpos përpjekjeve që ka pasur nga pedagogët dhe sindukata “nuk ka patur asnjë lloj reagimi apo reflektim nga institucionet gjatë kësaj periudhe”.

“Profesorati duhet të konsiderohet një shtresë e privilegjuar, por në fakt nuk është kështu, ajo është kthyer nga një shtresë e mesme në një shtresë të varfër”, u shpreh ndër të tjera Kovaçi.

Kryetari i sindikatës Sandër Kovaçi

Pedagogët shprehen se ndihen të lënë në harresë. Profesori i Biologjisë Aleko Miho u shpreh se ajo që kërkojnë janë paga dinjitoze “në linjë me kohën”.

E kuptojmë që situata është e vështirë për të gjithë, por ne po punojmë dhe përfaqësojmë elitën, por jemi lënë në harresë. Stafi i ndihmësve akademik po fillon të refuzojë punën, dhe ikin sepse nuk janë të motivuar”, u shpreh Miho.

“9 kërkesat e pedagogëve dhe stafit akademik”

Sindikata ka hartuar dhe një peticion drejtuar kryeministrisë, ministrisë dhe rektorëve të universiteteve.

Përmes këtij peticioni ata kërkojnë:

  1. Rritje page për pedagogët she stafin ndihmës akademik dhe administrtativ
  2. Rritjen e financimit për kërkim shkencor
  3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”
  4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  6. Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit
  7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare
  8. Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor”
  9. Transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre

Artan Trebicka, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u shpreh për Citizens Channel se kërkesa e tyre për rritje page vjen edhe si pasojë e inflacionit, “përpos faktit që kasnë mbi 10 vite që nuk janë rritur”.

Artan Trebicka, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

“Mendoj që edhe në përputhje me inflacionin, duhet që rrogat të rriten, të paktën të barazohen me inflacionin për të mos thënë që edhe pse jo më tepër në mënyrë që edhe mirqëqënia e pedagogëve të rritet më shumë”, tha Trebicka.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *