Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Rruga e gjatë drejt KEMP-it Epror”, qendërzimi i vlerësuesve në Tiranë sjell vonesa për qytetarët e periferisë

“Jam mërzitur shumë. Si ti marr ilaçet? Unë marr pompat për azmën, antibiotikët për infeksionin. Si e shpjegon KEMP-i Epror këtë? “, tregon Urime Kipti për Citizens Channel.

51-vjeçarja nga Lezha, që prej muajit Janar nuk përfiton më pagesën e aftësisë së kufizuar, pasi dosja e saj pritet të merret në shqyrtim nga Kempi Epror Tiranë.

“Merrja 110 mijë lekë të vjetra. I kam marr për tre vjet rregullisht. Kam shkuar te Qendra e Asistencës Sociale Lezhë, sepse ata e kanë bërë kërkesën, për gjendjen shëndetësore timen jo të mirë dhe më thanë se duhet të qëndroj ende në pritje “, shpjegon ajo.

Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti

Organizata “Drejtësi Sociale” ka marrë në shqyrtim raste nga i gjithë vendi, ku qytetarët po përballen me vonesa të zgjatura në përfitimin e pensionit, që pas ndryshimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave në vitin 2019.

Sipas VKM- së 2019, procesi i mbështetur në modelin biopsikosocial të aftësisë së kufizuar përfshin vlerësimin mjekësor të aplikuesit nga mjeku i familjes dhe nga mjeku specialist, si edhe një intervistë me aplikuesin në zyrën e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara nga komisioni shumë disiplinor i vlerësimit.

“Në momentin që ti je në gjendje kritike, që shkon vazhdimisht merr serume? Kujt nga shteti i intereson jeta e të sëmurit? “, përfundon ajo.

Çdo vit përfituesit e KEMP-it reduktohen me 1000 individë  

Avokat Gentjan Serjani nga shpjegon për Citizens Channel se reforma e vlerësimit të aftësisë së kufizuar ka ndryshuar si mënyrën e vlerësimit, ashtu edhe diagnozat, duke përjashtuar disa kategori qytetarësh që kanë nevojë për mbështetje.

“P.sh. një zonjë në Korçë që më përpara e përfitonte KEMP-in sepse nuk ka një nga gjymtyrët, nuk ka një dorë, tashmë nuk e përfiton dot më sepse i thonë se je aftë për punë ndërkohë shkon te zyra punës  te zyra punës nuk i ofrojnë dot punë sepse ka një dorë, është një handikap nëpërmjet politikave shtetërore“, analizon Serjani.

“Qeveria parashikon ulje të përfituesve të KEMP-it”

Të dhënat e planifikimit buxhetor afatmesëm për vitin 2021, parashikonin një rritje të numrit të familjeve dhe individëve që do të përfitonin nga skemat e mbështetjes. Në vitin 2023, qeveria shqiptare parashikonte se do të kishte 663 familje/ individë më shumë që përfitonin nga skemat e mbështetjes.

Parashikim buxhetor 2021

Një vit më pas, parashikimi buxhetor për vitin 2022 ndryshoi duke e ulur çdo vit numrin e përfituesve me 1000.

Parashikimi Buxhetor 2022

Serjani shton se vonesat e marrjes së KEMP-it nuk lidhen vetëm me ndryshimin e VKM – së.

“Gjëja tjetër që vonohet në kohë vlerësimi, këtë e lidhin me periudhën e kovidit që mbart dosje që prej asaj kohe. Sot e kësaj dite nëse ti bën një aplikim te Komisioni Epror, ti duhet të presësh një vit ose edhe më shumë për të dal në Komision, që të marrësh vlerësimin po apo jo“, thotë Serjani.

Rasti i Urime Kiptit por edhe 10 personave të tjerë nga qyteti i Lezhës po ndiqet nga asistenti para ligjor Edison Kipti.

“Komisionet nuk janë më në Lezhë, por janë në Tiranë. Kanë shumë vonesa për tu paraqitur nëpër komisione, kanë një vit dy vit një dosje në shqyrtim“, pohon Edisioni për Citizens Channel.

Kipti konfirmon se marrja e kempit varet nga kategoria e të sëmurit.

“Marrja e kempit, varet nga kategoria, ata që janë me kategori të rëndë e marrin, ndërsa grupi i dytë apo i treti nuk e marrin deri kur t’i dalë përgjigja pozitive nga komisioni shqyrtimit“, përfundon ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *