Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Në pritje të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shtyn çështjen e Zall Gjoçajt

I baj thirrje Gjykatës së Lartë, të nderum qofshin në qoftë se zbatojnë ligjin e shtetit! Nëse nuk zbatojnë ligjin e shtetit, prej meje dhe prej shokëve të mi, e kanë drejtimin në Gjykatën e Strasburgut”.

Kështu u shpreh para dyerve të Gjykatës së Lartë Hasan Pasha nga Mati, i cili së bashku me Adem Xhokolën dhe Abdi Toçin kanë rrugëtuar disa orë në këmbe dhe disa orë të tjera me makinë, në pritje të një vendimi sa i përket hidrocentraleve që kanë futur në tuba rrjedhën e lumit Flim dhe Urakë, që prej shumë muajsh prodhojnë energji elektrike.

Banorë dhe aktivistë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë

Seanca gjyqësore që do të dilte me një vendim rreth licencës për prodhim energjie ndaj hidrocentralit “Zais” në Zall-Gjoçaj, u shty.

Ne u njoftuam nga gjykata që njëri nga gjyqtarët ka parashtruar dorëheqjen e tij nga çështja”, – shpjegon juristja Aurora Leka për Citizens Channel. “Gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën e tij dhe në një moment të dytë do të na njoftojë për seancën e radhës”, – thotë në vijim Leka.

Aurora Leka, juriste

Kryetarë, deputetë, prefektë, matjanë, keni shkelë ligjin ndërkombëtar! Keni deviju lumin Flim, keni masakru zonën e mbrojtur, keni ndotur ujin e pijshëm”, – akuzon i moshuari Abdi Toçi, i cili shprehet burimet ujore kanë shteruar. “E kanë ba shkretinë, si në Sahara”, – vijon Toçi.

Adem Xhokola nga fshati Gjoçaj tregon se uji ka bërë të mundur që njerëzit të jetojnë në atë terren të vështirë malor.

Banorë të asaj zone kanë jetu prej shekujsh aty në atë vend, janë ngul aty mbi bazën e atij uji. Se pa ujë, s’ka jetë asnjë qenie e gjallë njerëzore”, – shprehet Xhokola.

Banorët kërkojnë drejtësi

Aktivistë të Zall-Gjoçaj kanë protestuar prej katër vitesh kundër dy hidrocentraleve “Sekë” dhe “Zais” dhe njëra prej paditë ka shkuar në Gjykatë të Lartë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit vendosën t’i hiqnin licencën për prodhim energjie firmës private “Seka hydropoëer”, projekti i cili deri në fund të vitit 2021 po kryhej brenda Parkut Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”, park i formuar në vitin 2018.

Në janar të vitit 2022, pas rishikimit të zonave të mbrojtura, territori ku është ngritur sot diga në Zall- Gjoçaj u hoq nga parku “Lurë – Mali i Dejës”.

Po në atë muaj, firma “Seka Hydropower” dërgoi një rekurs në Gjykatë të Lartë dhe kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit, me pretendimin se zbatimi i tij do t’i shkaktonte atyre një dëm të madh ekonomik. Pas atij rekursi, vendimi i mësipërm për heqjen e licencës u pezullua.

Banorët shprehën të pakënaqur nga kthimi i situatës. “Tashi thotë prit se ka marrë kredi ajo firma, duhet të lajë kredinë. Duhet të presim ne pa ujë, derisa të lajë kredinë ai”, – thotë Abdi Toçi.

Abdi Toçi, banor

Dhimitër Koleci i lindur dhe rritur në Zall-Gjoçaj rrëfen se ai, ashtu si edhe banorë të tjerë, janë në pritje të drejtësisë.

Ne presim përgjigje pozitive nga Gjykata e Lartë, presim përgjigje pozitive në mbrojtje të natyrës, të pasurive kombëtare, në mbrojtje të komuniteteve më të varfra të Shqipërisë”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *