Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një parajsë fitimprurëse”, Parku Eden në Kryeministri premton të prodhojë 5 milionë euro energji

Një Vendim i Këshillit të Ministrave (VKM) i datës 27 korrik bëri të ditur për herë të parë një ndryshim rrënjësor në godinën e Kryeministrisë. Qeveria shqiptare, i ngarkoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), një institucion që u krijua në vitin 1993 me mision zbutjen e varfërisë në zonat rurale, zbatimin e një projekti të quajtur “Parku Eden” me vlerë 431 milion lekë.

“Parku Eden” është një projekt i studios “Precht” e themeluar nga arkitekti austriak Chris Precht, e specializuar në përdorimin e materialeve natyrale me ndikim të pakët në mjedis.

Dokumentat standarde të tenderit prej 431 milionë lekësh specifikojnë kriteret që duhet të plotësojnë zbatuesit e kësaj “pune publike”, por nuk specifikojnë si do të paguhet studio “Precht” për këtë projekt.

Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjeve të Citizens Channel për mënyrën si kjo vepër është përzgjedhur dhe do të administrohet nga ky institucion, duke specifikuar se çdo kërkesë për informacion i duhet drejtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

“Një kopsht fitmiprurës”

Pamje nga instalacioni artsitik Eden Park

Nisma e qeverisë për të shpenzuar 3.7 milionë euro për ndërtimin e “Parkut të Edenit” në Kryeministri nxiti zëra që kritikuan shpenzimet qeveritare në këtë periudhë ku inflacioni ka pësuar rritjen më të lartë në 20 vjet dhe qytetarët do të përballen me masa shtrënguese për kursimin e energjisë.

Në një përgjigje për Citizens Channel, FSHZ bëri me dije se ky projekt në fakt parashikon ta kthejë Kryeministrinë në prodhues energjie. FSHZ deklaron se “Parku i Edenit” do të sjellë të ardhura që do e “nxjerrin me fitim” Kryeministrinë në 20 vitet e ardhshme.

“Përveç kthimit të institucionit të Kryeministrisë “green” nga ana mjedisore, vetëm prodhimi i energjisë në 20 vite të ciklit të jetës, do të sillnin mbi 5 milion Euro të ardhura, pa llogaritur trendin rritës që do ketë çmimi i energjisë në të ardhmen”, deklaron FSHZ, e cila e quan instilacionin “një projekt unik, i ndërthurjes së përdorimit multifunksional, i modeleve të reja të ndërtimit me materiale ekologjike dhe qëndrueshmërisë mjedisore”.

FSZH i tha Citizens Channel se projekti parashikon mbulimin e tarracës së Kryeministrisë me 1700 m2 panele fotovoltaike që do të prodhojnë çdo vit një sasi energjie me vlerë 250 mijë euro. Institucioni nuk specifikoi nëse ky volum kaq i madh energjie do të përdoret për të përmbushur nevojat e institucionit, apo do të shpërndahet për të kontribuar në zvogëlimin e krizës energjitike në vend.

Përveç prodhimit, projekti duket se njëkohësisht do të zvogëlojë edhe nevojat e institucionit për energji dhe ujë.  FSHZ tregon se Parku Eden do të ketë “një sistem furnizimi me ujë që grumbullon dhe filtron për ripërdorim ujin e shiut, me ndriçim me eficiencë të lartë energjetike, dhe gjelbërim gjithëvjetor në të gjitha nivelet e strukturës që ndikon në uljen e shpenzimit të energjisë në godinë për ftohje në muajt e nxehtë.”

Ndërhyrjet artistike në Kryeministri shoqërohen me mungesë transparence

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri transformon apo krijon hapësira me funksione të reja në kryeministri, kujtojmë këtu Qendrën për Hapje dhe Dialog, COD e cila u hap për herë të parë më 8 korrik 2015.

Gjithashtu e krijuar posaçërisht për kryeministrinë në atë periudhë ishte dhe vepra “ The triple Giant Mushroom“ nga Carten Holler.

E modeluar sipas tre llojeve të ndryshme të kërpudhave të egra – varietete helmuese dhe të ngrënshme – skulptura, shpjegon artisti, është një koment për politikën shqiptare, ndërsa ngjyrat e saj mund të shihen si një dremitje ndaj trashëgimisë së politikës së diskutueshme vizuale të Kryeministrit Edi Rama në kryeqytetin shqiptar, ku ndërtesat e papërshkrueshme u pikturuan lirshëm me ngjyra të gjalla gjatë mandatit të tij si kryebashkiak i qytetit nga viti 2000 – 2011.

Ndërsa në hyrje godina ndriçohet nga një tjetër vepër artistike me dritë e quajtur “Marquee“  nga Philippe Parreno, edhe ky një tjetër “donacion artistik“ për kryeministrinë. Sipas artistit Parreno skulptura e pezulluar vepron si një pikë takimi midis kulturës dhe politikës politike, njohurive dhe mendimit kritik, jashtë dhe brenda.

Edhe pse “Marque“ është konsideruar një ndërhyrje e paligjshme në fasadën e një monumenti të kategorisë së dytë siç është kryeministria.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *