Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tuma e Kamenicës, monumenti i “varrosur” nga reforma territoriale

Vizitorët e Tumës së Kamenicës në Korçë e kanë të vështirë të kuptojnë rëndësinë historike dhe arkeologjike të monumentit, pasi mungojnë ciceronët, guidat dhe materialet informuese.

Në hyrje, një tabelë e grisur afishon oraret e vizitës në monumentin mortor më të madh në rajon, i cili mban kategorinë e parë të mbrojtjes që nga vitit 2018, me vendim të Ministrisë së Kulturës.

“Bashkia është autoriteti kryesor që këtu duhet të punësoj një ciceron, një mirëmbajtës dhe roje 24 orë”, pohon arkeologu Florenc Cenolli.

Momentalisht në monument është vetëm një punonjës i angazhuar deri më 15 Tetor nga Drejtoria Rajonale Trashëgimisë Kulturore Korçë (DRTKK) edhe pse sipas këtij institucioni nuk është përgjegjësi e tyre.

Në reformën territoriale në 2013 Tuma e Kamenicës ishte pjesë e Komunës Mollaj. Pas reformës territoriale në 2013  kjo kaloi në varësi të bashkisë të Korçës dhe këtu ka çaluar kjo punë “, shpjegon Cenolli.

Sipas tij qëllimi nuk është ti hidhet faji njërit institucion apo tjetrit por të krijohet një metodë që Tuma Kamenicës të kthehet në një qendër multifunksionale.

“Bashkia duhet të ulet me DRTKK që të marrim një vendim dypalësh në të mirë të punës në pozitivitetin e avancimit të këtij monumenti“, vijon ai.

Arkeolog Florenc Cenolli

Cenolli tregon se ka dërguar dy shkresa të përsëritura ku kërkon një takim me përfaqësues të Bashkisë por nuk ka marrë përgjigje. Në pritje të bashkëpunimit institucional komuniteti është i vetmi i angazhuar për ta ruajtur dhe zhvilluar Tumën vullnetarisht.

“E kemi mbajtur tumën me këta thonjë“, rrëfen Rajmond Bezolli, një nga banorët që jeton ngjitur me monumentin.

Ai më përpara ka punuar si mirëmbajtës në Tumën e Kamenicës por që nga 2013 nuk merr më pagesë dhe cdo shërbim e ofron vullnetarisht.

“Ka rënë tani porta, duhen ngritur drurët, që të bëhet rrethimi që mos të futen kafshët në hyrje“, shton ai.

Citizens Channel kontaktoi me përfaqësuesen për median në Bashkinë Korcë dhe ajo pohoi se përveç pastrimit si formë mirëmbajtje pjesa tjetër e administrimit është në varësi të DRTKK, fakt i cili hidhet poshtë nga institucioni i DRTKK, i cili është në pritje të një takimi bashkëpunues.

Rëndësia arkeologjike e monumentit

Tuma e Kamenicës është një nga sitet më të rëndësishme të rajonit juglindor të llojit të vetë, jo vetëm nga ana kronologjike e datimit por edhe strukturave arkeologjike që janë zbuluar. Sipas arkeologut Cenolli krijimin i saj daton në  shekullin e gjashtë para erës sonë.

Në vitin 2000 – 2005 nga gërmimet janë zbuluar tre sektorë arkeologjikë, sektori 3, 4 dhe 1.1 dhe dy sektorë të tjerë janë lënë për zbulim për brezat në vijim, sektori 1.2 dhe 2.

“Veç 430 skeleteve dhe individëve të caktuar që kanë dal gjatë gërmimeve kanë dal dhe 3600 objekte nga forma nga më të ndryshme, me enë qeramike… “, tregon Florenc Cenolli.

Një element tjetër i rëndësishëm në Tumë është edhe aplikimi i metodologjisë së eksperimenteve arkeologjike që do të zhvillohen nëpërmjet nxënësve të shkollave të ndryshme.

“Eksperiment arkeologjik do të thotë sesi mund të kenë jetuar njerëzit e asaj kohe, si i kanë realizuar proceduar e baltës së pjekur, mokrrat, sesi mund të kenë bluar drithrin në atë kohë, elementë antropologjikë që lidhen me skeletet e gjetur“, përfundon ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *