Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një sy qorr për ‘Syrin e Tiranës'”

4,646 metra katrorë pa leje i janë marrë ndërtuesit të kullës 26 katëshe në qendër të kryeqytetit të quajtur “Eyes of Tirana” dhe i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale.

Kështu njoftoi sot kryeministri Edi Rama përmes një video duke u shprehur se “ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror”.

Lejen  e ndërtimit për këtë qiellgërvishtëse e ka dhënë Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Godina po ndërtohet nga Concord Investment shpk, në pronësi të tre vëllezërve Dulaku.

Kulla “Eyes of Tirana” në qendër të kryeqytetit

“Eyes of Tirana” u krijua si rezultat e një konkursi arkitekture në 2003, i ngritur nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Konkursi u fitua nga studio daneze Henning Larsen Architects. 

Më 12 dhjetor 2017 Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sipas axhendës 17 vendime të reja, ndër to dhe ndërtimin e “Eyes of Tirana”.

“Ka një sipërfaqe totale prej 55.444 m2 nga të cilat 2.421 m2 (në 4 nivele) zonë hotelerie. Zonë restorantesh 600 m2, hapësirë zyrash për qera: 13.354 m2 (4 kate), zonë për apartamente: 6.836 m2 (4 kate)” thuhet në faqen zyrtare të Edil AL.

“Konfiskimi dhe VKM-ja që nuk u shërben të pastrehëve”

Në 7 shtator qeveria nisi konfiskimet ende pa publikuar VKM-në e cila do të lejonte më vonë marrjen e sipërfaqeve pa leje dhe kalimin e tyre tek shteti. 

Në një analizë të mëprashme Citizens Channel tregoi se si konfiskimi i pallateve pa leje nuk i shërben të pastrehëve, ndryshe nga sa kishte premtuar qeveria dhe parashikon kjo VKM.

Ligji “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, parashikon në nenin 19 se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2000 m2, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes për fondin e banesave sociale.

Zbatimi i këtij ligji ka rezultuar i pasuksesshëm në Bashkinë e Tiranës, ku po realizohet pjesa dërrmuese e ndërtimeve të reja. Ndërtimet e reja janë shtuar gjatë 2020 dhe 2021. 

Megjithatë Bashkia e Tiranës ka marrë në dorëzim vetëm dy apartamente në rrugën e Kavajës, me një hapësirë përkatësisht 160 m2 dhe 67.38 m2, të cilat janë ende në proces ndërtimi.

Sipas pikës 4 të VKM-së, ndërtimet e konfiskuara mund të blihen nga ndërtuesi apo kushdo subjekt i autorizuar prej tij. Sipas ekspertëve, kjo VKM nuk bën gjë tjetër veçse favorizon regjistrimin e ndërtimeve pa leje.

“Kullat dhe ndërtimet në Tiranë nuk i përgjigjen numrit të popullsisë”

Kryeqyteti i Shqipërisë numëron në 2022, sipas të dhënave të INSTAT ,919 mijë e 511 banorë (qarku Tiranë.)

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënoi rritje, Tirana (+ 0,8 %). Rënia e ritmeve të rritjes së popullsisë në kryeqytet ka qenë e dukshme në dy vitet e fundit, ku nisi edhe përgjysmimi i zgjerimit.

Popullsia e Tiranës është rritur mesatarisht me 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme sipas INSTAT.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Në 2022 popullsia u rrit me 7321 banorë, ndërkohë që në 2018 rritja ishte 21,635 banorë, duke shënuar një ulje në vitin e fundit.

Numrat e popullsië nuk i korrespondojnë rritmit të ndërtimeve në kryeqytet. Në një analizë të mëparshme, Citizens Channel tregoi se kjo rritje e ndërtimeve i ka rrënjët në planin e Bashkisë Tiranë të vitit 2016.

Ajo që ka ndodhur më Tiranën nuk është rritja e dendësisë por mbingarkimi i qytetit me ndërtime.

Në 2011,  të dy kandidatët kryesorë për kryetar bashkie, Edi Rama dhe Lulzim Basha, ishin dakord se pjesa e vjetër e qytetit ishte e ndërtuar mjaftueshëm dhe se Tirana duhej zgjeruar përtej kufijve të saj, ish-vija e verdhë. Por kjo nuk ndodhi, pasi sot ka ndërtime në sheshin Skëndërbej si dhe në zonën e liqenit.  

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *