Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjen shkelje në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit  (KLSH) ka gjetur disa shkelje pas një auditimi të kryer në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.

KLSH ka zbuluar se fëmijëve nuk u është dhënë kuota ushqimore e miratuar.

Auditimi ka gjetur shkelje edhe në pjesëmarrjen e Shtëpisë së Fëmijës në një prokuorim publik për blerje të ushqimeve. 

Në dokument thuhet se një VKM dhe Udhëzimi i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “kanë përcaktuar nivelin e kuotave ditore të ushqimeve për fëmijët, por nuk kanë përcaktuar sasitë e kalorive që duhet të konsumojë çdo fëmijë sipas grup moshës”. 

Një tjetër konstatim i bërë nga KLSH është mungesa e raporteve të monitorimit të buxhetit për tre vite. 

Shtëpia e Fëmijës ka përdorur normën 5% për përllogaritjen e amortizimit vjetor të “Mjeteve të Transporti”, dhe jo normën 20%, për të cilën KLSH thotë se është në kundërshtim me ligjin.

“Nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve”, konstaton auditimi i KLSH-së. Përmes raportit, KLSH rekomandon që Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë të marrë masa për hartimin e menusë ditore të fëmijëve. 

Të kryhet nga ekipi multidisiplinar dhe të udhëhiqet nga standardet në fuqi të ushqyerjes, referuar grup moshës së fëmijëve, llojit të produktit ushqimor për konsum, normës ditore, vlerës në k/kalori, dhe në fund vlerësimi në vlerë duke respektuar kuotën ditore të miratuar”, thuhet në dokument.

Referuar të dhënave të INSTAT për çmimet e ushqimeve, KLSH konstaton se vlera në lekë për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët.

Kjo  për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mos indeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të publikuara nga INSTAT. 

“Për pasojë vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve”, thotë KLSH. 

Raporti  ka llogaritur se sa duhet të ishin ndryshuar kuota çdo vit, për koston ditore për secilën grup moshë:

  • Për grup moshën 6-12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 47 lekë/ditë.
  •  Për grup moshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 52 lekë/ditë.
  • Për grup moshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 54 lekë në ditë

Në 2017 Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale konstatoi disa shkelje tek Shtepia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”. Sipas Komisionerit, nuk  kishte një llogaritje të mirëfilltë për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu u gjetën shkelje mbi prezencën e kamerave survejuese. 

Sipas dokumentit, shtëpia e fëmijës ka nënshkruar “Deklaratë Konfidencialiteti” me punëmarrësit por Komisioneri shprehet se nuk është e plotë dhe brenda standarteve. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *